Prof. Dr.Vezir Muharremaj
Historikisht pyjet shqiptare, për vetë kushtet ekologjike ku ndodheshin, kanë qënë shumë të pasur në kafshë e shpendë të egra. Dhëmbët e derrit të egër dhe një bri dreri i përdorur si rrëmihëse gati e paprekur, gjetur në Sovjan, tregojnë se vendasit merreshin me gjueti (mbi 3 mijë vjet para). Në një reliev të shekullit III-II p.e.r. në Apolloni shihet një djalosh i ndjekur nga një zagar, që ecën pas gjahut me një heshtë në dorë. Në një kandil më të vogël duket edhe fundi i një skene gjahu, kur një qen ka kapur një kaproll. Gjithashtu, një terrakotë jep kokën e një derri të egër, dhe duket se ky ka qenë një nga kafshët më të preferuara për gjah. Këtë e dëshmojnë edhe dhëmbët e shumtë të derrave të egër që janë gjetur gjatë gërmimeve në Sovjan, Apolloni e Butrint.
Historikisht pyjet shqiptare, për vetë kushtet ekologjike ku ndodheshin, kanë qënë shumë të pasur në kafshë e shpendë të egra. Dhëmbët e derrit të egër dhe një bri dreri i përdorur si rrëmihëse gati e paprekur, gjetur në Sovjan, tregojnë se vendasit merreshin me gjueti (mbi 3 mijë vjet para). Në një reliev të shekullit III-II p.e.r. në Apolloni shihet një djalosh i ndjekur nga një zagar, që ecën pas gjahut me një heshtë në dorë. Në një kandil më të vogël duket edhe fundi i një skene gjahu, kur një qen ka kapur një kaproll. Gjithashtu, një terrakotë jep kokën e një derri të egër, dhe duket se ky ka qenë një nga kafshët më të preferuara për gjah. Këtë e dëshmojnë edhe dhëmbët e shumtë të derrave të egër që janë gjetur gjatë gërmimeve në Sovjan, Apolloni e Butrint.
Kulti i Zanës (Diana – perëndesha e Gjuetisë) ka qënë shumë i përhapur në fiset Ilire. Claudii Aeliani në vitin 160 e.r. shkruante se drerët e Epirit notojnë për në Kerkyrë (Korfuz). Thuhet se ekzemplari i fundit i drerit të kuq (Cervus elafus) është gjuajtur rreth vitit 1926 në Gorricë, ndërsa i ka mbetur emri një fshati në Lezhë: BallDre. Po kështu, mendohet se emri i fshatit Linzë, afër Tiranës, vjen nga Riqebulli (Lynx lunx), kjo edhe për faktin që ka qënë e populluar me këtë lloj kafshe të egër, e cila është larguar më pas. Në shkrimet e Mesjetës tregohet se si kalorësit shqiptarë vrisnin derra të egër me heshtë, dhe shpendët e egra i gjuanin me fajkua. Mjaft rapsodi, këngë popullore, përralla e legjenda përmendin kafshët dhe shpendët e egra. Kristoforidhi përshkruan në mënyrë të shkëlqyer një ditë gjuetie në librin “Gjahu i malësorëve”.
Edhe fazani në Shqipëri e ka origjinën ndofta shumë të lashtë, ose të paktën që prej kohës së Bushatllinjve dhe, siç duket, ka ekzistuar në zonën e Lezhës deri në vitet 1925-1930. Informata jo shumë të sakta thonë se fazanët e fundit janë shfarosur gjatë viteve 1942-43.
Ndër aktet kryesore për gjuetinë pas çlirimit ishte dekreti nr. 1351, datë 1.11.1951 për gjuetinë dhe peshkimin në ujrat malore. Më vonë po për gjuetinë, doli dekreti nr. 4411, datë 16.07.1968 dhe Rregullorja përkatëse datë 30.05.1969. Duke vlerësuar rëndësinë e gjahut dhe për të siguruar një mbrojtje e zhvillim më të mirë të kafshëve e shpendëve të egra, u nxor një dekret tjetër nr. 5607, datë 30.06.1977 “Mbi ekonominë e gjuetisë”, një vendim Qeverie për tarifat e çmimeve për vrasjen e kafshëve dhe shpendëve të egra dhe rregullorja për gjuetinë nr. 1, datë 27.07 1977. Ndërsa ligji i fundit ‘Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë” Nr. 7875, doli më 23.11.1994, duke pasqyruar dhe kushtet e ekonomisë së tregut. Sipas këtij ligji lejohet edhe gjuetia turistike.
Në vitin 1956 u sollën nga Rumania rreth 500 krerë fazanë dhe u hodhën në Rrushkull, të shpallur po atë vit si Rezervat Gjuetie. Me fazanët e shtuar në Rushkull u populluan rezervatet e Fushë Kuqes, Maliqit, Divjakës, Pishë Poros ne Fier e Vlorë, etj. Në 1973, në Rezervatin e Fushë Kuqes filloi puna eksperimentale për rritjen e fazanëve me metodën gjysëm natyrore (çelja e vezëve dhe rritja e zogjve me pula shtëpiake), ndërsa në 1975 filloi rritja gjysëm industriale (çelja e vezëve me inkubatorë të posaçëm të importuar dhe rritja e zogjve në stalla). Mbështetur në këto arritje, u ngritën 7 fazaneri në të gjithë rezervatet e gjuetisë të bregdetit, si në Rrushkull (Durrës), Fushë Kuqe (Krujë), Vain (Lezhë), Kurorë (Fier), Pishë Poro (Vlorë), Pisha e Divjakës (Lushnje) dhe Velipojë (Shkodër). Ecuria e prodhimit të fazanëve sipas viteve paraqitet më poshtë:
Viti
|
1974
|
1975
|
1979
|
1981
|
1984
|
1989
|
Krerë Fazanë
|
400
|
1.250
|
1.415
|
42.000
|
80.000
|
101.000
|
Shumica dërmuese
e fazanëve eksportohej në Itali. Fazanët eksportoheshin të gjallë, sidomos
gjelat me bishtin e tyre të gjatë dhe ngjyrat e bukura, të preferueshëm për
gjueti. Me që fazanët rriteshin me parametra rigorozë teknikë, duke ruajtur
sëpari egërsinë, importuesit i kishin cilësuar “anti-volpe”. Krahas eksportit,
vit për vit janë lëshuar në natyrë disa mijra krerë fazanë, për popullimin e
rezervateve të bregdetit me këtë shpend të vlefshëm.
Disa rezervate kryesorë u rrethuan me gardhe me tel. U krijuan kushtet për popullimin me derr të egër në rezervatin e Pishë Poros (1982), në atë të Divjakës më 1987 (këtu u hodhën edhe lopë të egërsuara), si dhe në Velipojë. Në Pishë Poro kishte 50 krerë derra të egër për 100 hektarë, ndërsa në Velipojë 16 krerë/100 ha (1988), po kështu edhe në Cangonj. Veç këtyre, filloi eksperimentimi për rritjen artificiale të disa llojeve të egra si thëllëza e fushës (Fier, 1979), kaprolli (në rezervatin e Kurorës së Fierit, të Maliqit dhe në atë të Divjakës), thëllëza e malit (Pogradec), etj. Të 22 rezervatet e shpallur me sipërfaqe 38,885 ha (nga të cilët, pyje 15,084 ha) ishin baza për mbrojtjen dhe shtimin e gjahut. Nga Rumania erdhën 2 çifte kastorline të zinj, të cilët u rritën në kushte gjysëm natyrore në rezervatin e Fushë-Kuqes dhe rezultatet ishin shumë të mira, pasi për afro 3 vjet numri i tyre u shtua në mbi 100 krerë.
Pozitiv qe fillimi i inventarizimit të gjahut, i cili, megjithë mangësitë e pasaktësitë, ishte orientues për planifikimin e numrit të krerëve për t’u gjuajtur dhe masat eventuale për ruajtjen e tyre. Të dhënat për efektivat e gjahut sipas Inventarizimit të vitit 1999, jepen në pasqyrën 6.
Mbështetur
në inventarizimin e bërë, planifikimi i kuotave të vjeljes së gjahut, për
sezonin e gjuetisë 1999/2000, për disa lloje gjahu (në krerë) ka qënë: lepur i
egër 6500, dhelpër 5000,
thëllëzë mali 7000.
Është për t’u përmendur se më 20.07.1950 u themelua Shoqata e Gjuetarëve dhe Peshkatarëve Sportivë, ku për shumë vjet kryetar i saj ka qënë Gjeneral Spiro Moisiu, më pas Lola Mano, dhe sekretarë: Ing. Kujtim Pano dhe Ing. Alush Koni. Kontribut për gjuetinë kanë dhënë sidomos Mevlan Jaupi, Muharrem Loka, Jorgo Lako, Gjek Gjeta, Kristo Qendro, Thoma Garo etj.
Lidhur me gjuetinë janë ndeshur edhe dukuri negative, si gjueti pa leje, me mjete të ndaluara e jashtë sezonit të lejuar, edhe në rezervate, bile nga vetë disa pushtetarë, dukuri që shfaqen ende sot. Sidomos pas trazirave të vitit 1997, kur populli u armatos, gjahu ka qënë objekt vrasjesh masive, me pasoja mjaft negative për shumë zona të vendit.
No comments:
Post a Comment