Prof.dr.Sherif Lushaj
44 vite me pare, me 22 Prill 1970, u mblodhen per here te pare ne “Diten e Tokes” rreth 20 milione Amerikane ne universitete, kolegje, ne shkolla, qendra ekonomike e sociale, ambjentaliste, organizata mjedisore, politikane, senatore, dhe protestuan per ajrin, ujin, token e ndotur dhe mjedisin e pa pershtatshem per te jetuar. Senati nderpreu punimet dhe senatoret moren pjese ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne shtete dhe qytete te ndryeshme. Nje sensibilitim mbare popullor filloi te reflektonte ne gjithe shoqerine, politikanet filluan te pergatisnin aktet ligjore per mbrojtjen e mjedisit, pergjegjesia qytetare filloi te rritej, komunitetet filluan levizjen per nje mjedis te paster. Senatori i shtetit Winsconsin, Gaylord Nelson, iniciatori i levizjes per themelimin e Dites se Tokes, gjeti mbeshtetjen e Presidentit te SHBA, me te cilin ndermori nje udhetim ne 11 shtete para themelimit te kesaj dite, i shqetesuar per problemet e mjedisit dhe indiferentizmin e publikut.
44 vite me pare, me 22 Prill 1970, u mblodhen per here te pare ne “Diten e Tokes” rreth 20 milione Amerikane ne universitete, kolegje, ne shkolla, qendra ekonomike e sociale, ambjentaliste, organizata mjedisore, politikane, senatore, dhe protestuan per ajrin, ujin, token e ndotur dhe mjedisin e pa pershtatshem per te jetuar. Senati nderpreu punimet dhe senatoret moren pjese ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne shtete dhe qytete te ndryeshme. Nje sensibilitim mbare popullor filloi te reflektonte ne gjithe shoqerine, politikanet filluan te pergatisnin aktet ligjore per mbrojtjen e mjedisit, pergjegjesia qytetare filloi te rritej, komunitetet filluan levizjen per nje mjedis te paster. Senatori i shtetit Winsconsin, Gaylord Nelson, iniciatori i levizjes per themelimin e Dites se Tokes, gjeti mbeshtetjen e Presidentit te SHBA, me te cilin ndermori nje udhetim ne 11 shtete para themelimit te kesaj dite, i shqetesuar per problemet e mjedisit dhe indiferentizmin e publikut.
Nga ajo kohe,
cdo vit me 22 Prill, me shume se nje miliarde njerez ne rreth 190 vende te
botes, zhvillojne ne Diten e Tokes, veprimtari per permiresimin e mjedisit ne
komunitete si mbjellje te pemeve, pastrojne komunitetet e tyre, kontaktojne me
te zgjedhurit per te diskutuar per problemet e mjedisit, ose aktivitete
sensibilizuese, festival mjedisore, konkurse, konferenca dhe forma te tjera.
Dita e Tokes, ne
vitin 2014, do te fokusohet ne nje tematike, e cila sa vjen dhe behet me
problematike per banoret e qyteteve dhe tema globale eshte: “Qytetet e
gjelbera”. Kjo dite do te mobilizoje rreth nje miljarde njerez, ne perpjekje
per te krijuar nje mjedis te qendrueshem nga gjelberimi i komuniteteve ne mbare
boten. Kjo gje shtrohet si nevoje edhe per faktin se me shume se 50 % e
popullsise te globit jeton ne qytete dhe pergjate 25 viteve te ardheshem
popullsia e qyteteve do te rritet ndjeshem, krahas migrimit te popullsise
rurale drejt qyteteve per te plotesuar me mire nevojat ekonomike dhe sociale te
tyre. Ne keto kushte ne qytete do te rriten kerkesat per energji, transport, do
te prodhohen me shume mbetje urbane, do te kete me shume shkarkime industriale
per ndotjen e ajrit urban, do te kete me shume makina qe shkarkojne monoksid
karboni e okside azoti, do te kete me shume nevoje per siperfaqe te gjelbra per
reduktimin e ndotjeve.
Ne kete konteks
OKB dhe Rrjeti Global qe kordinon Diten e Tokes, kane drejtuar thirrjen”
Bashkohuni me ne per nje epoke te re te “Qyteteve te Gjelbra”. Ne kete thirrje
vleresohet nevoja per te investuar ne rindertimin e qyteteve, investime ne
rritjen e eficences te energjise dhe se treti, te fillojme per te zgjidhur
krizen e ndryshimeve te klimes. Fushata e fokusuar ne keto drejtime do te
vazhdoje ne dy vitet e ardheshme si shprehje e marredhenjeve midis Planetit dhe
njerezve, fushata e qyteteve te gjelbera, do te ndihmoje komunitetet te kalojne
ne nje te ardhme te qendrueshme te qyteteve, ne permiresimet mjedisore ne
qytete, ne rritjen e siperfaqeve te gjelbera, porojektimin gjelber, rritjen e
eficences se energjise per te ulur burimet e shkarkimit ne mjedis.
Ne vitin 2013, Rrjeti Global i Dites se Tokes, ne fushaten “Qytetet e Gjelber”, eshte fokusuar ne tre elemente kyc si ndertesat, rritja e eficences se energjise, transporti, me synim zbatimin e masave per reduktimin e shkarkimeve te gazeve serre dhe vecanerisht te karbonit me qellim qe te reduktohen rreziqet e ndryshimeve te klimes.
Tematika e
fokusimit te Dites se Tokes ne kete vit, perkon
me situaten dhe kushtet tona per shume aresye, nder te cilat rritja me
shpejtesi e poppullsise te qyteteve tona ne 20 vjetet e fundit deri ne 2-3 here
ne qytetet e medha ne krahasim me vitin 1990, bumi i ndertimeve ka reduktuar ne
maksimun siperfaqet e gjelbra dhe hapesirat publike, eshte rritur numeri i
makinave me me shume se 10 here ndaj vitit 1990 dhe ne keto permasa edhe
shkarkimet e monoksidit te karbonit, oksideve te azotit dhe plumbit dhe
substancave te tjera ndotese e toksike ne ajer, mbetjet urbane qe prodhohen ne
qytete perbejne mbi 70 % te prodhimit vjetor. Permbajtja e larte e grimcave te
pluhurit PM10 dhe PM 2.5 ne ajer, disa here me e larte se normat e caktuara te
vendit, BE dhe Organizates Boterore te Shendetesise, qe konsiderohen ndotes me
rrezikshmeri per jeten dhe shendetin e banoreve urbane, kerkon masa per uljen e
permbajtjes drejt standarteve dhe normave.
Ulja e
siperfaqeve te gjelbra ne qytetet tona thellon edhe me shume rritjen e nivelit
te ndotjeve te mjedisit, rritjen e temperatures dhe uljen e lageshtise ajerore.
Keshtu qyteti i Tiranes, me nje dendesi te madhe te popullsise per cdo km2 se
sa mesatarja standarte e vendeve te Evropes , eshte rreth 10 here me e ulet se
sa siperfaqja deri ne vitin 1990 dhe larg normave te urbanistikes. Druret jane
thithes te dyoksidit te karbonit ne rreth 1-1.2 ton per cdo m3 rritje te
drurit, dhe clirojne oksigjen, duke permiresuar cilesine e ajrit. Mbrojtja e
pyjeve, shtimi i siperfaqeve, permiresimi i siperfaqeve ekzistuese pyjore,
aktualisht ne vendin tone, veshja e siperfaqeve me mbulese bimore, duhet te
shoqerohet edhe me iventarizimin e siperfaqeve te pergjitheshme pyjore dhe
sipas kategorive, pasi ne statistikat shteterore vazhdon te ruhet e njejta
siperfaqe me vitin 1990, megjithese jane prere e djegur me mijra ha ne te
gjithe vendin.
Reduktimi i
rreziqeve qe vijne nga ndryshimet klimatike ne qytetet tona, ulja e ndotjeve,
rritja e eficences se energjise permes planifikimit te territorit, planifikimit
urban, projektimit te ndertesave qe rregullojne regjimin termik , ulja e
shkarkimeve te karbonit dhe oksideve te azotit nga makinat eshte e lidhur
ngushte me ndalimin e perdorimit te karburantit me plumb, rregullimin e
trafikut, rritjen e transportit publik, shtimi i siperfaqeve te gjelbra,
mbrojtja e natyres, mbrojtja dhe shtimi i pyjeve. Shqiperia disponon burime te
kufizuara te burimeve natyrore dhe ne vecanti tokat bujqesore. Edhe pse toka
eshte pasuria me e madhe kombetare, qe
ne disponojme, nje grup problemesh te degradimit kimik e fizik, humbjes te
siperfaqeve dhe zenjes me ndertime, shfrytezimi jashte kritereve, mbrojtja e
tokes nga permbytjet dhe erozioni mund permiresohen nepermjet menaxhimit sipas
standarteve te qendrueshme.
Dita e Tokes
eshte nje apel per cdo qytetar, per te kontribuar per nje mjedis te paster duke
filluar nga mjedisi ku jeton, punon, pushon, argetohet, leviz ne natyre, per
cilindo qe pergatit, zbaton dhe kontrollon zbatimin e strategjive kombetare,
sektoriale apo lokale, cilido qe drejton nje agjenci mjedisore, cilido qe ka ne
dore hartimin e programeve me synim per te perfshire ne programet ne shkolla
edukimin dhe etiken mjedisore, eshte nje apel per cilindo qe projekton te
ardhmen e vendit dhe per cdo politikan. Te gjithe sebashku te kontribojme per
mbrojtjen e mjedisit, te tokes dhe ajrit urban, te reduktimit te shkarkimeve te
gazeve serre dhe te ndryshimeve klimatike.
No comments:
Post a Comment