25 August 2014

Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore

Haki Kola  
Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme.Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjeçarin e fundit, ia kanë  dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peizazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish-presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet, që mund të përmblidhet: “Çdo gjeneratë e ka për detyrë që t’i lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e ka gjetur”. Evropa e dendur dhe e zhvilluar’ duket që pas një vuajtjeje të gjatë disashekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj më parë.

Ne e humbën atë shans dhe historinë nuk mund ta gjykojmë. Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë, kanë informacion apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi pyllin e tokën evropiane nga prerja apo gërryerjet. E di se në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqësore të Suedisë, në bashkë- punim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë   dhe   të   drejtës së përdorimit të tokës pyjore të përfshihet në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve. Koha do të tregoje nëse zëri i tij ka arritur ndonjë vesh që dëgjon. Kujtoj që ka më se 15 vjet që debatojmë me kolegë që psh edhe problematika e pyjeve komunale të fillonte të trajtohej nga ky Fakultet, por në fakt këto 15 vite nuk kanë mjaftuar për të bindur vendimmarrësit.
Ndoshta është tepër teknike dhe për publikun bëhesh i bezdisshëm kur përsërit shpesh të njëjtën gjë, por meqë flitet për tokën, ujin e ajrin, më mirë të mërziten e t’i rregullojnë se sa të lihen të qetë e ti shkatërrojnë. Le të shërbejë kjo si një leje që t’ua kujtojmë këtë mekanizëm, që shqiptarët e patën të parët në kanunin e tyre, ashtu instin- ktivisht, e sado që zakonisht duam ta përcjellim fajin në histori, psh tek turqit, këta të fundit jo vetëm nuk ua rrëzuan këtë të drejtë kanunore, por në hapësirat e Kosovës ua legalizuan fillimisht fshatrave e më pas secilit sipas familjeve, tokën me pyllin e tij, ndërsa në malë- sitë, ku nuk kishin pushtet të plotë, pothuaj nuk arritën as të fillonin ta legalizonin të drejtën që e kishin ndarë banorët me njëri tjetrin për çdo pëllëmbë të tokës me anë të kanunit. Edhe në pjesën fushore të vendit, dëgjon me dhjetëra raste që banorët përmendin për doku- mente Osmane kur kërkojnë ndonjë të drejtë pronësie apo përdorimi për prona pyjore në pjesën lehtësisht të aksesue- shme të vendit. Periudhën pas luftës së dytë botërore kemi të lehtë ta justifikojmë, pasi ia faturojmë komunizmit. Ajo që nuk kuptoj është se përse edhe 20 vjet pas rrëzimit të komu-
nizmit, kjo mbetet tabu e çuditshme, shpesh me zarar, qoftë edhe për t’u përmendur. Diku të vete mëndja tek ashpërsia me të cilin u luftua kanuni nga komu- nizmi, ashpërsi që gjenerata jonë e jetoi në shumë detaje emocionalisht. E groposi në mënyrë të pabesueshme. Për shumicën e njerëzve lufta ku- ndër kanunit është konceptuar lidhur me pjesë të tij të lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta gjinore. Vetë luftuesit e kanunit diku e përmendin se kanuni ishte i dëmshëm pasi mbështeste pronën private. Pak kush është thelluar të shohë se cilën pronë private, apo se ishte fjala pikërisht për pyjet e ku- llotat. Qeveria e Nolit e programoi në kuadrin e reformës se tokës parimin që populli të merrte në pronësi për të sigu- ruar nevojat për material dru- sor apo kullosor, çka fort rrallë përmendet, nga studiues të së drejtës. Për malësorët kanuni ishte veç të tjerash edhe një kadastër, që ndante e përku- fizonte të drejtën për territorin ku jetonte. Njerëzit urbanë këtë ose nuk duan ose e kanë të vështirë ta kuptojnë. Bazuar në kanun e gjithë toka e Shqipërisë ishte e ndarë për krahinat, fshatrat, fiset. Kjo jeton deri në ditët tona. Secili mund ta pro- vojë këtë trashëgimi në një mënyrë shumë të thjeshtë, megjithëse pyjet e kullotat nuk ishin të ndara me kufi midis fshatrave, megjithëse shteti nuk kishte asnjë hartë apo regjistër për kufijtë e fshatit apo familjes, në vitin 1990, kudo që u provua, u konstatua se komisionet me përfaqësues të fshatrave e gjetën dhe se shumica e kanë pranuar reciprokisht këtë kufi që vinte që nga kanuni. Pra, kudo endet shpirti i patrupëzuar i kufijve, që tashmë ka marrë formën e një fantazme, në pyll e kullotë, njerëzit lokalë i dinë, e vazhdojnë në mjaft raste edhe i zbatojnë me sukses, në të kundërt ata që përfaqësojnë
shtetin, nuk i njohin dhe kurrë, pavarësisht nga premtimet e herëpashershme, nuk filluan t’i pranojnë apo t’i regjistrojnë. Është pabesueshme që edhe shkolla, dijet apo politikat vazhdojnë të rezistojnë e t’i qëndrojnë larg kësaj sfide, pa kapërcimin e së cilës nuk ka frenim të degradimit. Kjo po- litikë e vazhdueshme e sofisti- kuar e mosnjohjes , u ka shkak- tuar humbje të pallogaritshme shqiptarëve, shkatërrime e degradim, që në ditët tona po shtohet, duke përfshirë pyje, shtretër lumenjsh, kullota e çdo pëllëmbë të tokës “pa zot” në Shqipëri.
Alpet e Evropës janë aktualisht të begata për nga mbulesa pyjore. Komunitetet e këtyre Alpeve në vitin 1848 u morën vesh me shtetet e tyre dhe e ndanë token e midis tyre, që të mbronin me këtë akt pyllin, kullotën dhe tokën që i rrit këto të dyja dhe ushqen rru- zullin me ujë. Sot ata dëshmojnë se arritën rezultate fantastike, ruajtën dhe shtuan pyllin e kullotën, ruajtën e pasuruan token e ujin. Ata e shmangën tragjedinë e të përbashkëtës që po ndodh në pyjet e kullotat shqiptare. Këtë e arritën (i) duke ndjekur parimet vendosjes së kufijve të qartë; (ii) rregullat për të drejtat e detyrimet reciproke shtet-komunitet u përputhën me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë të marrin pjesë për t’i rishikuar, (iv) autoritetet shtetërore ta respektojnë të drejtën e komuniteteve në vendosjen e këtyre rregullave, (v) një sistem për vetëmonitorim të sjelljes së anëtarëve ngrihet e funksionon; ka një sistem të pranuar sanksionesh për shkelësit dhe anëtarët e komunitetit kanë mundësinë e arritjes se mekani- zmave me kosto të ulët për të zgjidhur konfliktet.
Për ne ballkanasit perëndi- morë tingëllon si e pabesueshme kur mësojmë që shteti menaxhon atë që u tepron banorëve ruralë. Që në vitin 1948, kur banorët e Austrisë, së bashku me shumë shtete të tjera të Evropës e fituan të drejtën që nga bujkrobër të ktheheshin në pronarë të një sipërfaqe toke të mjaftueshme për të siguruar nevojat e tyre vjetore me lëndë druri e bazë ushqimore për blegtorinë. Janë mbi 2000 komunitete pronare të pyjeve në zonat e banuara përreth Alpeve, atje ku takohen kufijtë shtetërore të Italisë, Austrisë e Sllovenisë, të cilët kanë mbi 2000 vjet  përvoje   administrimi të përbashkët. Mohimi i dhunshëm i kanunit të Lekë Dukagjinit, Skënderbeut apo Idriz Sulit, bëri që guri dhe kufiri i vendosur në rrjedhën e shekujve, për të fiksuar të drejtën dhe dety- rimet e secilit mbi këto pasuri të përbashkëta, të mos njihej nga regjimi i kaluar, duke u tundur banorëve gjithmonë kambanën e mungesës së dokumentacionit, duke krijuar pasiguri shkatërruese, që i hap rrugën zbatimit të tragjedisë së të përbashkëtës mbi këto pasuri të çmuara.
Kanë kaluar 162 vjet, qëkur lëvizja fshatare në të shumtën e vendeve të Evropës Perëndi- more fitoi dhe qeveritë filluan të rregullojnë të drejtat e fsha- tarëve mbi tokën pyjore e kullosore. Bujkrobërit fituan lirinë, bashkë me të drejtën që nevojat për prodhime pyje e kullosore t’i siguronin nga toka e tyre. Fermerët e shteti i besuan sistemit të së drejtës, e pranuan sfidën e vështirë afatgjatë të ndërtimit të tij. Shpate të tëra malore të shfrytëzuara tej mase për nevo- jat e industrisë minerare e të prera rrah, filluan të vishen e janë shndërruar aktualisht në ekosisteme mjaft të stabilizuara, që prodhojnë e shtohen. Ball- kanasit e perëndimit në atë kohë nuk mundën t’i bashkohe- shin kësaj lëvizjeje. Rënia e murit të Berlinit dhe fillimi i proce- seve demokratike i gjeti zyrtarët të saturuar me mentalitetin komunist lindor dhe gjenerata rurale që u ndesh me ketë mo- ment, gati e kishte harruar që mund t’i rikërkonte këto të drejta të mohuara në shekuj. E mësuar që këto t’i realizonte ashtu siç kishte bërë historikisht, në rrugë joligjore dhe pa detyrime fiskale, një pjesë e popullsisë sikur edhe i druhej që të organizohej, duke u mjaftuar me një shpërndarje të tokës bujqësore. “Të fortët”, që u lidhen me politikën apo që shtuan blegtorinë, gjithmonë i kanë gjetur format e përdornit ilegal të këtyre burimeve, duke prerë apo kullotur të drejtën e fshatrave të tëre. Zyrtarët sikur janë mësuar të mos i pranojnë apo t’i minimizojnë nevojat për produkte drusore vjetore të popullsisë rurale, aq sa ka vite që konsumi nuk regjistrohet e monitorohet.

Duket sikur realiteti virtual i krijuar në mendjen e tyre është larg realitetit,dhe u mbetet hatri kur dikush thotë që një familje në Dragash, Pukë, Kukës, Malishevë, Devoll apo Leskovice, harxhon gjatë një viti edhe 25 apo 30 m3 dru për ngrohje, apo një dele dhi apo lopë merr për çdo ditë nga pylli e kullota disa kilogram gjethe e bar. Të mësuar që të nderojnë qeverinë apo zyrtarët e lartë, ata vrapojnë të minimizojnë këta tregues, të shmangin vë- zhgimet e matjet, duke krijuar një klimë në disfavor të qyte- tarëve politikëbërësve. Ata nuk e besojnë psh që pylli shqiptar në gjendjen aktuale nuk ka kapacitet të plotësojë nevojat e zonave rurale për dru zjarri e ndërtim. Kullotat e jugut nuk i plotësojnë nevojat e blegtorisë për kullotje. Qeveria punon me peshore të prishur,që i tregon shumë herë më pak peshën e atyre që në fakt i merren pyllit e kullotës. I gjithë sistemi është i çorientuar, akuzat të ndërsjella në rritje. Si rezultat, për të plotë- suar këto nevoja të papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth tre herë më tepër se sa rritet dhe vazhdon të degradohet. Kullota mbishfrytëzohet disa herë mbi kapacitetin e saj dhe degradimi i tokës, shtimi i erozionit e për- mbytjeve janë në progresion. Në pozicion krejt  të  kundë- rt janë banorët e zonave rurale, që e vlerësojnë realisht atë nevoje që ata përpiqen me çdo mjet ta realizojnë duke shfry- tëzuar sa pyllin, apo fundin e arës, buzën e përroit ku e sigu- ron drurin për ngrohje me mini- mumin e transportit. Ky sistem është arritur pas përpjekjeve pothuaj njëqindvjeçare dhe bazën e suksesit e ka garantuar nga regjistrat korrekt të tokës të realizuar që në vitin 1871. Janë përllogaritur nevojat për çdo familje dhe sipas traditave e kushteve konkrete, janë vendosur kufijtë midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet një kuadri ligjor me përvojë mbi 160 vjeçare. Ata janë të brengosur, që megjithëse të ditur sistemi i tyre menaxhues nuk funksionon.