Haki Kola
Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të
pabesueshme.Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjeçarin e
fundit, ia kanë dalë të mos vihen në
tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar
të na shëmtojë peizazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa
pushim tokën. Ish-presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet, që mund të
përmblidhet: “Çdo gjeneratë e ka për detyrë që t’i lerë asaj në vijim tokën në një gjendje
më të mirë
se sa e ka gjetur”. Evropa e dendur dhe e zhvilluar’ duket që pas një vuajtjeje të gjatë disashekullore, e gjeti zgjidhjen
rreth dy shekuj më parë.
Ne e humbën atë shans dhe historinë nuk mund ta gjykojmë. Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë,
kanë informacion apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi
pyllin e tokën evropiane nga prerja apo gërryerjet. E di se në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk
është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e
Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare, organizuar nga Akademia e Shkencave
Bujqësore të Suedisë, në bashkë- punim me Akademinë
Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë
dhe të drejtës së
përdorimit të tokës pyjore
të përfshihet në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve. Koha do të tregoje nëse zëri i tij ka arritur ndonjë vesh që dëgjon. Kujtoj që ka më se 15 vjet që debatojmë me kolegë që psh edhe problematika e pyjeve komunale
të fillonte të trajtohej nga ky Fakultet, por në fakt këto 15 vite nuk kanë mjaftuar për të bindur vendimmarrësit.
Ndoshta është tepër teknike dhe për publikun bëhesh i bezdisshëm kur përsërit shpesh të njëjtën gjë, por meqë flitet për tokën, ujin e ajrin, më mirë të mërziten
e t’i rregullojnë se sa të
lihen të qetë e ti shkatërrojnë. Le të shërbejë kjo si një leje që t’ua kujtojmë këtë mekanizëm,
që shqiptarët e patën të parët në kanunin e tyre, ashtu instin- ktivisht, e sado që zakonisht
duam ta përcjellim fajin në histori, psh tek turqit, këta të fundit jo vetëm nuk ua rrëzuan këtë të drejtë kanunore, por në hapësirat e Kosovës ua legalizuan fillimisht fshatrave e më pas secilit
sipas familjeve, tokën me pyllin e tij, ndërsa në malë- sitë, ku nuk kishin pushtet të plotë, pothuaj
nuk arritën as të fillonin ta legalizonin të drejtën që e kishin ndarë banorët me njëri tjetrin për çdo pëllëmbë
të tokës me anë të kanunit.
Edhe në pjesën fushore të vendit, dëgjon me dhjetëra raste që banorët përmendin për doku- mente Osmane kur kërkojnë ndonjë të drejtë pronësie apo përdorimi për prona pyjore në pjesën lehtësisht të aksesue- shme të vendit. Periudhën pas luftës
së dytë botërore
kemi të lehtë ta justifikojmë, pasi ia faturojmë komunizmit. Ajo që nuk kuptoj është
se përse edhe 20 vjet pas rrëzimit të komu-
nizmit, kjo mbetet tabu e çuditshme,
shpesh me zarar, qoftë edhe për t’u përmendur. Diku të vete mëndja tek ashpërsia me të cilin u luftua kanuni nga komu- nizmi, ashpërsi që gjenerata
jonë e jetoi në shumë detaje emocionalisht. E groposi në mënyrë të pabesueshme. Për shumicën e njerëzve
lufta ku- ndër kanunit është konceptuar
lidhur me pjesë të tij të lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta
gjinore. Vetë luftuesit e kanunit diku e përmendin se kanuni ishte i dëmshëm pasi mbështeste pronën private. Pak kush është thelluar
të shohë se cilën pronë private, apo se ishte fjala pikërisht për pyjet e ku- llotat. Qeveria e Nolit e programoi në kuadrin e reformës
se tokës parimin që populli të merrte në pronësi për të sigu- ruar nevojat për material dru- sor apo kullosor, çka fort rrallë përmendet, nga studiues të së drejtës. Për malësorët kanuni ishte veç të tjerash edhe një kadastër, që ndante e përku- fizonte të drejtën për territorin
ku
jetonte. Njerëzit urbanë këtë ose nuk
duan ose e kanë të vështirë
ta kuptojnë. Bazuar në kanun e gjithë toka e Shqipërisë ishte e ndarë për krahinat,
fshatrat, fiset. Kjo jeton deri në ditët
tona. Secili mund ta pro- vojë këtë trashëgimi
në një mënyrë shumë të thjeshtë, megjithëse pyjet e kullotat
nuk ishin të ndara me kufi midis fshatrave, megjithëse shteti nuk kishte
asnjë hartë apo regjistër
për
kufijtë e fshatit apo familjes,
në vitin 1990, kudo që
u provua, u konstatua
se komisionet me përfaqësues të fshatrave e gjetën dhe se shumica e kanë pranuar reciprokisht këtë kufi që vinte që nga kanuni. Pra, kudo endet shpirti i patrupëzuar i kufijve, që tashmë ka marrë formën e një fantazme, në pyll e kullotë, njerëzit
lokalë i dinë, e
vazhdojnë në mjaft raste edhe i zbatojnë me sukses, në të kundërt ata që përfaqësojnë
shtetin, nuk i njohin dhe kurrë, pavarësisht nga premtimet e herëpashershme, nuk filluan t’i pranojnë apo t’i regjistrojnë. Është pabesueshme që edhe shkolla, dijet apo politikat vazhdojnë të rezistojnë e t’i qëndrojnë
larg kësaj sfide, pa kapërcimin e së cilës nuk ka frenim të degradimit.
Kjo po- litikë e vazhdueshme e sofisti- kuar e mosnjohjes , u ka shkak- tuar humbje të pallogaritshme shqiptarëve, shkatërrime e degradim,
që në ditët tona po shtohet, duke përfshirë pyje, shtretër lumenjsh, kullota e çdo pëllëmbë
të tokës “pa zot” në Shqipëri.
Alpet e Evropës janë aktualisht të begata për nga mbulesa pyjore. Komunitetet e këtyre Alpeve në vitin 1848 u morën vesh me shtetet e tyre dhe e ndanë token e midis tyre, që të mbronin me këtë akt pyllin, kullotën dhe tokën që i rrit këto të dyja dhe ushqen rru- zullin me ujë. Sot ata dëshmojnë
se arritën rezultate fantastike, ruajtën dhe shtuan pyllin e kullotën,
ruajtën e pasuruan
token e ujin. Ata e shmangën tragjedinë e të përbashkëtës që po ndodh në pyjet e kullotat shqiptare. Këtë e arritën
(i) duke ndjekur parimet vendosjes së kufijve
të qartë; (ii) rregullat për të drejtat
e detyrimet reciproke
shtet-komunitet u përputhën
me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë të marrin pjesë për t’i rishikuar, (iv) autoritetet shtetërore ta respektojnë të drejtën e komuniteteve në vendosjen e këtyre rregullave, (v) një sistem për vetëmonitorim të sjelljes së anëtarëve ngrihet e funksionon; ka një sistem të pranuar sanksionesh
për shkelësit dhe anëtarët e komunitetit kanë mundësinë e arritjes
se mekani- zmave me kosto të ulët për të zgjidhur
konfliktet.
Për ne ballkanasit perëndi- morë tingëllon si e pabesueshme kur mësojmë që shteti menaxhon atë që u tepron banorëve ruralë. Që në vitin 1948, kur banorët e Austrisë,
së bashku me shumë shtete të tjera të Evropës e fituan të drejtën që nga bujkrobër
të ktheheshin në pronarë të një sipërfaqe toke të mjaftueshme për të siguruar nevojat
e tyre vjetore me lëndë druri e bazë ushqimore
për blegtorinë. Janë mbi 2000 komunitete pronare të pyjeve në zonat e banuara përreth Alpeve, atje ku takohen kufijtë shtetërore të Italisë,
Austrisë e Sllovenisë, të cilët kanë mbi 2000 vjet
përvoje
administrimi të përbashkët. Mohimi i dhunshëm i kanunit
të Lekë Dukagjinit, Skënderbeut apo Idriz Sulit, bëri që guri dhe kufiri i vendosur
në rrjedhën e shekujve,
për të fiksuar të drejtën dhe dety- rimet e secilit
mbi këto pasuri të përbashkëta, të mos njihej nga
regjimi i kaluar, duke u tundur banorëve gjithmonë kambanën e mungesës së dokumentacionit,
duke krijuar pasiguri shkatërruese, që i hap rrugën zbatimit
të tragjedisë së të përbashkëtës
mbi këto pasuri të çmuara.
Kanë kaluar 162 vjet, qëkur lëvizja fshatare
në të shumtën e vendeve të Evropës Perëndi-
more fitoi dhe qeveritë filluan të rregullojnë të drejtat e fsha- tarëve mbi tokën pyjore e kullosore. Bujkrobërit fituan lirinë, bashkë me të drejtën që nevojat për prodhime pyje e kullosore
t’i siguronin nga toka e tyre. Fermerët
e shteti i besuan sistemit të së drejtës, e pranuan
sfidën e vështirë
afatgjatë të ndërtimit të tij. Shpate të tëra malore të shfrytëzuara tej mase për nevo- jat e industrisë
minerare e të prera rrah, filluan
të vishen e janë shndërruar
aktualisht në ekosisteme mjaft të stabilizuara, që prodhojnë e shtohen.
Ball- kanasit e perëndimit
në atë kohë nuk mundën t’i bashkohe- shin kësaj lëvizjeje. Rënia e murit të Berlinit
dhe fillimi i proce-
seve demokratike i gjeti zyrtarët
të saturuar me mentalitetin komunist lindor dhe gjenerata rurale që u ndesh me ketë mo- ment, gati e kishte harruar që mund t’i rikërkonte
këto të drejta të mohuara në shekuj. E mësuar që këto t’i realizonte
ashtu siç kishte bërë historikisht, në rrugë joligjore
dhe pa detyrime fiskale, një pjesë e popullsisë sikur edhe i druhej
që të organizohej, duke u mjaftuar
me një shpërndarje të tokës bujqësore. “Të fortët”, që u lidhen me politikën apo që shtuan blegtorinë, gjithmonë i kanë gjetur format e përdornit
ilegal të këtyre
burimeve, duke prerë apo kullotur
të drejtën e fshatrave
të tëre. Zyrtarët sikur janë mësuar të mos i pranojnë apo t’i minimizojnë nevojat për
produkte drusore vjetore të popullsisë rurale,
aq sa ka vite që konsumi nuk regjistrohet e monitorohet.
Duket sikur realiteti virtual i krijuar në mendjen e tyre është larg realitetit,dhe u mbetet hatri kur dikush thotë që një familje
në Dragash, Pukë, Kukës, Malishevë, Devoll apo Leskovice, harxhon gjatë një viti edhe 25 apo 30 m3 dru për ngrohje, apo një dele dhi apo lopë merr për çdo ditë nga pylli e kullota
disa kilogram gjethe e bar. Të mësuar që të nderojnë qeverinë apo zyrtarët e lartë, ata vrapojnë të minimizojnë këta tregues, të shmangin vë- zhgimet e matjet, duke krijuar një klimë në disfavor
të qyte- tarëve
politikëbërësve. Ata nuk e besojnë psh që pylli shqiptar
në gjendjen aktuale nuk ka kapacitet të plotësojë nevojat
e zonave rurale për dru zjarri e ndërtim. Kullotat
e jugut nuk i
plotësojnë nevojat e blegtorisë
për kullotje. Qeveria punon me peshore të prishur,që i tregon shumë herë më pak peshën e atyre që në fakt i merren pyllit e kullotës. I gjithë sistemi
është i çorientuar, akuzat të ndërsjella në rritje.
Si rezultat, për të plotë- suar këto nevoja të papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth tre herë më tepër se sa rritet dhe vazhdon të degradohet. Kullota mbishfrytëzohet disa herë mbi kapacitetin e saj dhe degradimi
i tokës, shtimi i erozionit e për- mbytjeve janë në progresion. Në pozicion krejt
të kundë- rt janë banorët e zonave rurale,
që e vlerësojnë
realisht atë nevoje
që ata përpiqen me çdo mjet ta realizojnë duke shfry- tëzuar sa pyllin, apo fundin e arës, buzën e përroit ku e sigu- ron drurin për ngrohje
me mini- mumin e transportit. Ky sistem është arritur pas përpjekjeve pothuaj njëqindvjeçare dhe bazën e suksesit
e ka garantuar
nga regjistrat korrekt të tokës të realizuar që në vitin 1871. Janë përllogaritur nevojat për çdo familje dhe sipas traditave e kushteve
konkrete, janë vendosur kufijtë midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet
një kuadri ligjor me përvojë mbi 160 vjeçare. Ata janë të brengosur,
që megjithëse të ditur sistemi
i tyre menaxhues nuk funksionon.
No comments:
Post a Comment