Agron Deliu,
kimist toksikolog
Instituti i Studimeve Ambjentale, Tirane
Shkarkimet e automjeteve
qe punojne me benzine jane burimi kryesor i monoksidit te karbonit (CO) ne
ajrin e atmosferave urbane. Motorret dizel kur jane ne
gjendje te mire teknike, shkarkojne pak CO.
Po te shihet me kujdes tabela 1 e shkarkimeve bie ne sy se makinat qe punojne
me benzine shkarkojne ne ajer rreth 50
here me shume CO se makinat qe punojne me dizel. Kjo ka disa arsye teknike, qe
lidhen me vete konstruksionet e motorreve dhe regjimet e punes se tyre. Ndersa makinat
qe punojne me dizel shkarkojne rreth 10 here me pak
bloze (tym) se makinat me benzine.
Pergjithesisht monoksidi i
karbonit eshte produkt i djegies jo te plote te lendeve djegese fosile. Ai
konsiderohet ndotesi kryesor i
ajrit te qyteteve, ne pikepamje te perqendrimeve te hasur ne ajer. Keto
variojne nga me pak se 100 µg/m3 deri ne mbi 5000 µg/m3.Eshte pjese edhe e tymit te cigareve. Perqendrime te larte te
monoksidit te karbonit mund te jene te lidhur ngushte me densitetin e trafikut te
automjeteve, kushtet e motit dhe gjendjen e motorrit te automjeteve (fot. 2, 3). Nivelet e ketij ndotesi zvogelohen me te shpejte me
rritjen e distances nga burimi i shkarkimit, me qe ai eshte relativisht i
lehte.
Tabela 1. Shkarkimet tipike ne ajer te automjeteve
Ndotesi Benzine Dizel
(kg/ton karburant
Grimcat 2
18
SO2 20 x %S 20 x %S
NOx 18 36
CO 48
9.8
HC 40 28.8
Plumb 0.76 --
Fot. 2 Shkarkime te
avullit te ujit nga nje Fot. 3
Gazet e shkarkuar nga nje veture e
veture e sapo ndezur ngrohur
jane 90% te pa dukshem
Ne harten 4 jepen perqendrimet e CO ne ajer te matura nga sateliti i NASA dt. 06.06. 2010
Harta 4. Permbajtja
e CO ne ajer ne bote, ppbv (x
1.16 = µg/m3)
Monoksidi i karbonit eshte me i lehte se ajri dhe kur thithet
vepron si helm kimik mbi njeriun dhe qeniet e tjera te gjalla.Ai mund te
penetroje indet dhe absorbohet ne gjak, ku kombinohet me hemoglobinen e
rruazave te gjakut 300 here me shpejt se
sa oksigjeni, duke lene keshtu trurin dhe zemren pa oksigjen.
Megjithese eshte relativisht i qendrueshem, ai ka jete te shkurter ne
atmosfere me qe oksidohet shpejt deri ne CO2 nepermjet reaksionit me radikalet hidroksile.Nje
pjese e CO se atmosferes mund te kapet prej mikrobeve te tokes. Per te rritur
oksidimin e CO deri ne CO2 gjate djegies se lendeve djegese, ne disa vende po
fillon te perdoret benzine e oksigjenuar, qe permban alkool etilik ose aditive
te tjere gjate muajve te
dimrit.
Ndotesi tjeter i rendesishem i shkarkuar prej automjeteve eshte grupi i
lendeve te permbledhura me emrin hidrokarbure. Ne kete grup bejne pjese ata
alifatike dhe aromatiket (me baze benzeni). Ndersa alifatiket konsiderohen jo
shume te rrezikshem per shendetin e njeriut, hidrokarburet aromatike -
veanerisht ata polinukleare – krijojne probleme serioze shendetsore lidhur me efektet
kronike te veprimit te
demshem te tyre. Konsiderohen kancerogjene hidrokarburet polinukleare aromatike
(HPA) te me poshtem: benzeni, fluoranteni, benzo(b)fluoranteni, benzo (k) fluoranteni,benzo(a)pireni(3,4benzopireni),benzo(g,h,i)perileni,indeno(1,2,3c,d)pireni,
dibenzo(a,h)antraceni (1,2,5,6 dibenzoantraceni). Bashke me oksidet e azotit
ato sherbejne edhe si nismetare te proceseve te smogut
fotokimik.
Ne Shqiperi deri ne vitet 1990 numri i
automjeteve ka qene fare i kufizuar. Brenda dy dekadave te fundit ky numer
eshte rritur se tepermi, veçanerisht ne zonen Tirane - Durres ku sot
qarkullojne rreth gjysma e
numrit total te automjeteve. Ndotja e ajrit nga automjetet eshte tashme kryesorja ne qytetet e vendit
tone (tabela 5, fot. 6).
Tab. 5 Shkarkimet ne ajer nga automjetet ne Shqiperi, mije ton
Viti 1989 2002
2012 Te dhenat baze
Viti 1989 –
rreth 20 000
automjete
Grimcat totale 0.6
23.6 40.4 Viti 2002 - rreth
236 000 “
SO2
0.4 15.0 25.4 Viti
2012 - rreth 400
000 “
NOx 0.8
30.1
51.0
CO 1.5 56.4
95.6
HC 0.9 32.0
54.0
Total 4.2 157.1 266.4
Burimi: ISA, Tirane 2014
INSTAT, Tiranë 2003
INSTAT, Tirane
2013
Fot. 6 Trafik
tipik ne Tirane (viti 2012)
Shqipëria
kishte ne vitin 1990 rreth 20 mije automjete gjithfaresh, ne vitin 2002 mbi 230
mije, e ne vitin 2012
rreth 400 mije te tille, ku Tirana ka
rreth 150 mije aktualisht, qe
perbejne afro 40 perqind te numrit te pergjithshem te vendit.
Llogaritje te kryera ne menyre teorike per shkarkimet kryesore te ndotesve te ajrit, te
ardhur si rezultat i qarkullimit normal te automjeteve ne qytetet Tirane,
Durres dhe Elbasan japin
rezultatet e tabeles 7.
Tab. 7 Shkarkimet vjetore te trafikut ne ajrin e
Tiranes,Durresit dhe Elbasanit, viti 2012
Qyteti Tirane Durres Elbasan
Te dhenat baze
Viti 2012, Tirana
– rreth 150 000
automjete
Grimcat
totale 15.1 3.8 2.1 Viti 2012, Durresi
- rreth 38 000
“
SO2 9.5 2.4
1.3 Viti 2012, Elbasani -
rreth 21 000 “
NOx 19.1 4.8 2.7
CO 35.8 9.1 5.0
HC 20.3 5.1 2.8
TOTAL 99.8 25.2
13.9
Burimi: ISA,
Tirane 2014
INSTAT, Tirane 2013
Ne se ne Tirane
shkarkimet totale ne ajer nga automjetet do t’i referohen banoreve te saj, situata do te kishte pamjen e
tabela 8 dhe grafiku 8/1.
Tab. 8 Shkarkimet
per banor nga trafiku
ne ajrin e Tiranes , viti 2012
Viti
, 2012
|
Shkarkimi
vjetor, mije ton
|
Shkarkimi, kg/banor
|
|||
PM
|
15.1
|
20
|
|||
SO2
|
9.5
|
12.6
|
|||
NO2
|
19.1
|
25.3
|
|||
CO
|
35.8
|
47.4
|
|||
HC
|
20.3
|
26.9
|
|||
Total
|
99.8
|
132.2
|
Graf. 8/1
Perqendrimet ne ajrin urban te monoksidit te karbonit CO kane filluar te monitorohen ne
Shqiperi pas vitit 2011, me venien ne pune te stacioneve te rinj automatike. Si
u vu ne dukje me pare, CO eshte
ndotesi
me i bollshem ne pikepamje sasiore sepse edhe çlirimet e tij nga automjetet jane me sasioret.
Ajo qe ka rendesi per tu
theksuar ne kete kontekst eshte qe norma e lejuar sanitare/mjedisore e
permbajtjes se CO ne ajrin urban eshte relativisht mjaft e larte, krahasuar me
NO2, SO2
apo
grimcat PM10 e PM2.5 (tabela 9). Kjo lidhet me
vetite e tij toksikologjike dhe aspak me sasite e çliruara ne ajer.
Tab. 9 Permbajtja e lejuar e ndotesve
kryesore te ajrit urban, µg/m3
Ndotesi
|
PM10
|
PM2.5
|
CO
|
SO2
|
NO2
|
Benzen
|
Norma e
Shqiperise, mesatare vjetore (viti 2003)
|
60
|
15
|
10 000
|
60
|
60
|
1
|
Norma BE, mesatare
vjetore (viti 2008)
|
40
|
20
|
10000
|
20
|
40
|
0.5
|
Ne vitin 2012 jane kryer matje te monoksidit te karbonit CO ne ajrin e
qyteteve Tirane, Korçe dhe
Vlore. Rezultatet jepen ne tabelen 10, 11 me poshte, si edhe ne grafiket 10/1 dhe 11/1. Stina e ftohte ka permbajtja me te larta te CO ne
ajrin urban, per efekt te shtimit te shkarkimeve te tij nga djegia e lendeve
djegese fosile per ngrohje, veç shkarkimeve te automjeteve.
Tab. 10 Permbajtja mesatare vjetore e CO ne ajer, ne Tirane, Korçe dhe Vlore, µg/m3
Tirana qender
2012
|
Korca 2012
|
Vlora 2012
|
||
µg/m3
|
µg/m3
|
µg/m3
|
||
Mesatare vjetore
|
916
|
914
|
661
|
|
Norma KE
|
10000
|
10000
|
10000
|
|
Graf. 10/1 Paraqitja grafike
e permbajtjes se CO ne ajer, µg/m3
Tab. 11 Permbajtja mesatare
mujore e CO ne ajrin e qendres se Tiranes, viti 2012- µg/m3
Jan
|
1194.8
|
Shtator
|
846.8
|
Shkurt
|
1148.4
|
Tetor
|
812
|
Mars
|
986
|
Nendor
|
1136.8
|
Prill
|
893.2
|
Dhjetor
|
1136.8
|
Maj
|
754
|
Mesatare
|
916.4
|
Qershor
|
696
|
Norma KE
|
10000
|
Graf. 11/1 Paraqitja grafike
vjetore e CO ne Tirane
qender
Ne nje qytet si Korça me
klime kontinentale diferenca e permbajtjes se CO ne ajrin urban mes stines se
ftohte e asaj te ngrohte eshte edhe me e
shprehur (grafiku 12) se ne
Tirane . Ajo arrin ne mbi
300 perqind kryesisht nga shtimi i shkarkimeve te tij ne periudhen nentor-mars
nga djegia masive e druve per ngrohje
komunale.
Por te gjitha matjet e kryera per permbajtjen e monoksidit te karbonit
CO ne atmosferat urbane te qyteteve shqiptare nuk japin tejkalime te normes se
lejuar te ne. Edhe pse ne pikepamje
sasisore ai eshte ndotesi me permbajtjen me te larte ne ajrin urban, ne
pikepamje te rrezikut per shendetin e
njerezve keto permbajtje jane jo sinjifikative. Eshte kjo nje dukuri mbare
boterore.
Graf. 12 Ecuria ditore
e permbajtjes se CO ne ajrin e
Korces, viti 2012, µg/m3.
Ndryshe qendron puna me benzenin
C6H6. Ky futet ne
grupin e hidrokarbureve aromatike dhe eshte nder ndotesit shume te rendesishem te
ajrit urban. Per kete arsye benzeni dhe komponimet homologe (te perfshire ne grupin BTX - benzen, toluen,
ksilen) maten vazhdimisht
e mbahen nen observim serioz te organeve te kontrollit te cilesise se ajrit ne bote.
Burimet me te zakonshem te ekspozimit te njeriut ndaj komponimeve BTX
jane ajri i ndotur, veçanerisht ai
i zonave me trafik te dendur
automobilistik dhe i pikave te
furnizimit te karburantit, si edhe tymi i duhanit. Benzeni eshte nje kancerogjen i njohur. OBSH
specifikon qe ai nuk duhet te jete ne ajer me shume se 5 µg/m3. Kjo
permbajtje qe siguron mbrojtjen
e shendetit te njerezve e te mjedisit eshte rekomandim i OBSH , si edhe
norma zyrtare e vendit tone dhe e
vendeve te BE.
Ne kuadrin e mesiperm,
Agjencia
Nderkombetare e Kerkimeve mbi Kancerin (IARC) ka klasifikuar benzenin si kancerogjen per njeriun bazuar ne te dhenat e
studimeve epidemiologjike dhe te studimeve me kafshet. Keto kane treguar qe ekspozimi ndaj benzenit mund te shkaktoje leuçemi akute nonlimfocitike dhe çrregullime te tjera ne
gjak si preleuçemi dhe anemi aplastike.
Departamenti Amerikan i Shendetit dhe Sherbimeve Njerezore ka raportuar edhe nje lidhje mes ekspozimit profesional ndaj
benzenit dhe çfaqjes se
leucemise akute mielogjene.
Normalisht marrjet ditore te BTX jepen ne mikrogram per person (µg/dite) (tabela 13 me poshte).
Burimi i ekspozimit
|
Benzen
|
Toluen
|
Etilbenzen
|
Ksilen
|
Frymemarrja
|
90 – 1 300
|
2 – 12 000
|
2 – 3 600
|
70 – 2 000
|
Pirja e duhanit
|
1 800
|
2 000
|
40a
|
Deri 190a
|
Ushqimib
|
Deri 250
|
Deri 64
|
NA
|
NA
|
a Duke
llog. 5 cigare ne dite, b Duke
llog. 2 litra ne dite.
Nivelet e permbajtjes se benzenit ne ajrin
e
jashtem variojne nga 0.2
µg/m3 ne zonat fshatare deri ne 300 µg/m3 ne qytetet industriale me trafik te dendur.
Permbajtja e benzenit ne benzinat pa plumb eshte rreth 1 deri 2 perqind. Sipas
legjislacionit te Shqiperise lejohet 1 perqind. Ne pikat e furnizimit te karburantit jane kapur me matje edhe 10 000 µg/m3 benzen ne ajer.
Ne se nje njeri drejton nje
veture mesatarisht nje
ore ne dite atehere ai merr deri 40 mikrogram (µg) benzen ne
organizmin e tij nepermjet frymemarrjes. Kesaj i duhen shtuar edhe rreth 10 µg te tjera ne dite te llogaritura nga sasia mesatare
qe ai merr nga rreth dy min ne jave te qendruara ne nje pike furnizimi karburanti.
Benzeni eshte
hasur ne nivele deri 500 µg/m3 ne ajrin e brendshem te banesave. Ai
haset edhe ne ushqime e pije. Kerkime te bera ne Angli kane gjetur benzen ne
pijet jo alkoolike ne nivele qe arrijne
deri 28 µg/L.
Matja e permbajtjes se benzenit ne ajer ne shkalle te gjere ne krejt territorin shqiptar eshte realizuar per here te pare ne vitin
2008, me metoden e tubave difuze, ne kuadrin e projektit StEMA te BE. Pikat e zgjedhura (gjithsej 53) kane qene zona te
banuara ne qytete, zona prane
rrugeve
me trafik automobilistik, zona industriale dhe zona fshatare. Tubat difuze per matjen e benzenit jane instaluar ne
te njejtin vend me tubat e dyoksidit te squfurit SO2, monoksidit te
karbonit CO dhe dyoksidit te azotit NO2. Ekspozimi ka qene mesatarisht dy jave. Me pas
tubat jane kthyer ne Angli, ne laboratoret Gradko, ku edhe jane analizuar.
Pikat urbane te trafikut si burim shkarkimi dominues dhe pikat e
instaluara ne zonen nafte
nxjerrese te Patos-Marinzes me burime
shkarkimi industrial, jane vendet ku u hasen
perqendrimet me te larte te benzenit ne ajer (grafiku 14). 14 vlerat me
te larta se 3.5 µg/m3
qe ne legjislacionin e BE konsiderohet si
vlere e kufirit te siperm
te vleresimit per benzenin
(UAT) jane ne Durres, Pogradec, Korce,
Gjirokaster, Fushe Kruje, Berat dhe zonen e Patos-Marinzes, ndersa 28 vlera me pika te lokalizuara
ne Peshkopi, Tirane, Elbasan, Fier, Permet, Vlore, Lezhe, Kucove dhe lokalizime
te tjere ne zonen e Patos-Marinzes, jane mes kufirit te ulet te vleresimit (LAT) prej 2 µg/m3 dhe kufirit
te larte te vleresimit (UAT) prej 3.5 µg/m3. Vlera me e madhe
mesatare dy javore per benzenin ne ajer eshte kapur 16 µg/m3.
Graf. 14 Shperndarja e vlerave
te matjeve te benzenit ne ajer (2008)
Popullata qe i nenshtrohet
ketyre perqendrimeve perfaqson 70% te
popullates urbane/suburbane te vendit,
ose rreth 31 % te popullates totale te tij.
11 vlerat e ulta nen ato te
kufirit te ulet te vleresimit LAT jane gjetur ne gjithe tipet e
pikave (urbane, suburbane dhe fshatare), ku nuk ka ndonje klase predominuese burimesh kryesore.
Te dhenat e perftuara ne vitin 2008 deshmuan se benzeni ne ajer eshte
ne permbajtje qe duhen ndjekur me vemendje, veçanerisht ne zonat e tarfikut
urban dhe ne zonen industriale te naftes.
Pas vitit 2011 benzeni dhe tre komponimet e tjere toluen, ksilen dhe etilbenzen,
filluan te mateshin ne
ajer ne dy stacionet monitorues te Tiranes, si edhe ne stacionet e
Shkodres, Durresit, Korçes dhe Vlores. Sigurisht
te dhenat ishin me te plota - orare, ditore - dhe japin nje tablo me te qarte
te situates.
Benzeni eshte matur ne dy stacione automatike ne qender te qytetit te
Tiranes dhe ne zonen e Institutit te Shendetit Publik
(ISHP),
si edhe ne pika te tjera te qytetit me dy seri analizash dy javore te tubave difuze (dimer/vere). Keta rezultate (tabela
15) jane perdorur per te llogaritur nje vlere mesatare vjetore te permbajtjeve te tij ne ajer.
Tabela 15 Rezultatet e monitorimit automatik te benzenit ne Tirane, viti 2012: krahasimi
me objektivat e BE.
Nr
|
Vendi
|
Ditet e monitoruara
ndaj diteve te plota
kalendarike, 2012
|
Perqendrimi mesatar
vjetor (μg/m3).
Norma
BE = 5 μg/m3
|
|
1
|
Poliklinika
qendrore
|
99.5%
|
4.05
|
|
2
|
ISHP
|
36.1%
|
2.79
|
Ne rastin e
dy fushatave me
tuba difuze ne vitin 2012,
permbajtjet mesatare te benzenit ne ajer ne μg/m3 jepen ne tabelen 16.
Tabela 16
|
|||
Nr
|
Vendi
|
Vlera
|
|
3
|
Linze
|
2.04
|
|
4
|
Kombinat
|
1.85
|
|
5
|
Kodra Dielli
|
2.51
|
|
6
|
21 dhjetori
|
5.1
|
|
7
|
Stadiumi S.
Stermasi
|
2.88
|
|
8
|
DSHP
|
3.44
|
|
9
|
Stacioni trenit
|
3.15
|
|
10
|
Zogu i Zi
|
3.37
|
|
11
|
Klinika iraniane
|
3.76
|
|
12
|
Farmacia 10
|
1.74
|
Ne grafikun 16/1 jepen rezultatet mesatare vjetore te permbajtjes
se benzenit ne ajrin e Tiranes, ne μg/m3, te perftuar nga dy stacionet automatike dhe pikat e
monitoruara me tuba difuze.
Graf. 16/1 Benzeni
ne ajrin e Tiranes, viti 2012
Permbajtja mesatare vjetore e benzenit ne
ajrin urban te qyteteve kryesore te Shqiperise, ne vitin 2012 jepet ne tabelen 17 dhe grafikun 17/1.
Tab. 17 Permbajtja
mesatare vjetore e benzenit ne ajrin urban, µg/m3, viti 2012
Qyteti]
|
Vlera mesatare vjetore
|
Vlera maksimale ditore
|
|||
µg/m3
|
µg/m3
|
||||
Tirane qender
|
4.05
|
14.04
|
|||
Durres
|
2.36
|
7.52
|
|||
Shkoder
|
0.97
|
8.68
|
|||
Vlore
|
0.94
|
3.32
|
|||
Korce
|
1.91
|
15.96
|
Graf. 17/1
Verehet qe permbajtja e benzenit edhe pse brenda normes mesatare
vjetore prej 5 µg/m3, ne ajrin e
qendres se Tiranes eshte me e larte
se ne qytetet e tjere.
Kjo lidhet me intensitetin me te madh te trafikut atje dhe shkarkimet e tij.
Verehet edhe qe vlerat maksimale ditore jane me te larta ne Tirane e ne Korçe, dhe i takojne
stines se dimrit kur ndikimit normal te trafikut i shtohet edhe
benzeni i liruar nga djegia e druve per ngrohje (grafiku 18, 99).
Graf. 18 Ecuria ditore e benzenit ne ajer, µg/m3, Tirane, viti 2012,
Graf. 19 Ecuria ditore e benzenit ne ajer, µg/m3, Korçe, viti 2012,
Duke bere nje shikim te pergjithshem te permbajtjes se benzenit ne ajer
ne kontinentin europian, do te kishim pamjen e hartes 20. Ne kete harte ku Shqiperia akoma nuk ka percjelle te dhenat e veta, qytetet e monitoruar te ne vitet e fundit do perfshiheshin ne pikat me ngjyre
jeshile te erret deri ne te kuqe.
Harta 20 - Perqendrimet
mesatare vjetore te benzenit ne ajer ne Europe, µg/m3, viti 2011
Burimi : EEA
Report _9-2013, Air Quality
in Europe – pp.85
Pikat me ngjyre jeshile te erret
i korespondojne perqendrimeve nen nivelin e references te OBSH (1.7 µg/m3);
pikat jeshile – perqendrimeve nen
kufirin e ulet te vleresimit (LAT – 2 µg/m3); pikat ngjyre
portokalli – perqendrimeve ndermjet
kufirit te ulet te vleresimit
LAT dhe kufirit te
larte te vleresimit
UAT (3.5 µg/m3); pikat e kuqe – perqendrimeve nen vleren e
lejuar prej 5 µg/m3 por me te larte se kufiri i siperm i vleresimit
UAT; pikat e kuqe te erreta – perqendrimeve qe kapercejne vleren e lejuar prej 5 µg/m3.
No comments:
Post a Comment