22 April 2014

Dita Ndërkombëtare e Tokës Mëmë (22 Prilli)


Rexhep Ndreu (FKPKK)
Kjo ditë e shënuar është vendosur në datën 22 Prill 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demostratën mjedisore nga më spektakolaret, që u quajt "Dita e Tokës".
Pas viteve 1970, në të gjitha kontinentet miliona njerëz zhvilluan veprimtari të ndryshme jo vetëm sensibilizuese, si konferenca, festivale, konkurse, por edhe mbjellje pemesh, pastrime dhe gelbërime për përmirësimin e mjedisit në“Ditën e Tokës”.  



Në Shqipëri, 22 Prilli, “Dita Ndërkombëtare e Tokës Mëmë”, filloi të kremtohet pas ndryshimeve politike kur shoqatat mjedisore, filluan të krijohen dhe të ngrenë zërin mbi problemet kryesore të mjedisit, që  sot trajtohen dhe marrin rrugën e zgjidhjes nga Qeveria dhe institucionet e tjera.
Në Shqipëri, shumë nga faktorët e ndotjes në qytetet  e mëdha janë nga rritja e ndjeshme e pa planifikuar e ndërtimeve me ndikim në pakësimin e sipërfaqeve të gjelbërta, si rezultat i shtimit me shpejtësi i popullsisë. Shtimi i mjeteve të transportit (80% e tyre jane me naftë) bëhet burimi i shkarkimit të shumë substancave ndotëse dhe toksike, të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ndryshimet e klimës. Mbetjet urbane, gjithashtu kanë ndikimin e vet për shkak të mungesës së vend-depozitimeve dhe mos mirëmenaxhimit te tyre. Këtyre faktorëve duke iu shtuar dhe mbishfrytëzimin e pyjeve, lumenjve, kullotave dhe zjarret bëjnë që Shqipëria të ketë erozion 2-3 herë më të lartë se sa mesatarja e vendeve të Mesdheut, shtim të siperfaqeve të tokes që rrëshqet, fenomene të shkretëtirizimit e deri përmbytje e katastrofa natyrore. Treguesit e matjes janë shqetësues dhe për ajrin që thithim, që janë disa herë më të larta se normat e lejuara - të përcaktuara nga shteti dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë –  me ndikim në jetën dhe shëndetin e banorëve në zonat urbane....
Faktori njeri ka gjithashmonë rolin vendimtar në mirëtrajtimin apo degradimin e tokës. Në Shqipëri, apeli në Ditën e Tokës është për çdo njeri. Të gjthë duhet të japim kontribut, për të ndaluar dëmtimin e pyjeve, për të shtuar investimet në pyllezimë, mirëmbajtjen e tokës bujqësore e kullosore, për të mos lejuar shfaqjen e zjarreve. Kjo është akoma më emergjente, kur ne kemi   një sipërfaqe të vogël të tokës bujqësore për frymë (për çdo familje bujqësore ka mesararisht rreth 1.3 ha tokë) e një fragmentarizim të madhtë saj, por edhe sipërfaqe pyjore që këto 40 vitet e funditështë pakësuar me mbi 300 mijë ha dhe cilësia e atyre të mbetur është pothuaj mjaft problematike.  Shkatërrimi i tokës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende të tjera të botës konsiderohet si fatkeqësi kombëtare pa u kufizuar vetëm me tokën, por edhe në shume sektorë të tjerë të ekonomisë në tërësi.

OKB dhe Rrjeti Global që koordinon “Ditën Ndërkombëtare të Tokës Mëmë”, kanë drejtuar thirrjen:Bashkohuni me ne për një epokë të re të  “QYTETEVE TË GJELBRA”. Në këtë thirrje vlerësohet nevoja për të investuar në rindërtimin e qyteteve të gjelbëruara, në rritjen e efiçencës së energjisë, si dhe për të zgjidhur krizën e ndryshimeve të klimës. Fushata e fokusuar në këto drejtime do të vazhdojë në zbatimin e masave për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serë dhe veçanërisht të dioksidit të karbonit, me qëllim që të reduktohen rreziqet e ndryshimeve të klimës dhe shkarkimeve të karbonit.

Në këtë ditë, të gjithë sëbashku të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit, të tokës dhe ajrit. Kontributi mund tëjetë i gjithanshëm, duke nisar nga politika, planifikimi dhe sensibilizimi i komuniteteve, shkollave, institucioneve në qytet dhe në fshat.
Së pari,  për të ndryshuar sjelljen dhe së dyti, për tërritur përgjegjësinë  ndaj mjedisit ku jetojmë, për ajër më të pastër, ujë më të pastër, tokë më prodhuese dhe pa erozion. Vetëm duke mbajtur të pastër mjedisin, duke shtuar  mbjelljen e drurëve e pemëve kemi  gjelbrim të përhershëm në fshat e në qytet, në kodër, në fushë, në mal, në basenet ujëmbledhëse, në bregdet e kudo. Sfidat përpara nesh janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme!




No comments:

Post a Comment