Nga Almira XhembullaKeshilltare per Avokatesine dhe Ceshtjet Gjinore CNVP
Qe ne fillimet e punes sime me
programet e ndergjegjesimit ne nivel fshati a komune vija re mungesen e atyre
qe me se shumti ishin te perfshire ne aktivitetet pyjore. Me bente pershtypje qe mosha mesatare e
pjesemarresve qe per hir te se vertetes ishin kryesisht burra, ishte mbi 55
vjec, se te rrinjte kishin emigruar. Bashke me koleget diskutonim shpesh per
kete dhe si mund ta adresonim sic duhet informacionin tek ata qe me te vertete
ishin perdorues te pyjeve dhe kullotave.
Nje dite ne nje takim ne fshatin Shtushen ne
komunen e Shupenzes mendova te kontaktoj direkt me grate. Nderkohe qe koleget
vazhdonin takimin une u shkeputa per pak kohe dhe trokita ne deren e pare. Nje
grua ne moshe por shume babaxhane me
ftoi brenda dhe une fillova te diskutoj me to mbi problemet, hallet dhe perfshirjen e tyre ne aktivitetet pyjore.
Nuset dhe vajzat e shpise me treguan
duart … “kemi qene gjithe diten duke mbledhur lule” (qe ne Diber nenkupton bime
mjekesesore) me thane. U cudita kur filluan te me tregojne edhe per menyren se
si e mblidhnin gjethin dhe si kujeseshin per mos e demtuar zabelin.
Qe nga ajo kohe ne filluam qe
gjithmone e me shume te kemi ne konsiderate qe grate e perdorin rregullisht pyllin
e kulloten dhe disa prej tyre perpiqen edhe te shesin dicka. Gjate ketyre
viteve ne saje te projekteve e inisiativave te ndryshme lokale e kombetare,
perfshirja e grave filloi te behej gjithnje e me shume e dukshme.
Ne projektet zhvilluese eshte e
rendesishme qe nderhyrjet te behen ne baze te analizave dhe vleresimeve reale
te situates. Eshte perparesi e jona qe kemi nje pozicionim lokal shume te mire
dhe jemi partnere te ngushte me Shoqatat dhe Federatat e Pyjeve Komunal ne 9
qarqe te vendit.
Ne kuader te projektit “Fuqizimi I
Qendrueshem I Pyjeve Komunal” financuar nga Ambasada Suedeze ne patem mundesi
te vleresojme dhe te mbeshtesim grate perdoruese te pyjeve ne zonat rurale.
Mbeshtetja u fokusua ne dy drejtime kryesore : 1) pjesemarrja dhe perfaqesimi ne vendimarrje dhe 2) fuqizimi ekonomik.
Te them te drejten skuadra ne fillim
e shikonte si sfide kete komponent te nderthurur te projektit. Ne kishim disa
inisiativa te mira ne rajonin e Dibres dhe te Korces por ato nuk mjaftonin
megjithese na sherbyen si modele referimi gjate gjithe projektit.
Ajo cka une mendoj qe beri qe ne te
arrinim objektivat ne kete drejtim ka 3 elemente kryesor:
-Pozicionimi i mire ne nivel lokal (
Shoqatat qene dashamirese dhe e mirepriten idene e perfshirjes se grave)
-Puna me grupet e vecanta te grave
per te rritur kapacitetet e tyre me qellim
venien e tyre ne pozita te favorshme ne diskutime me burrat
-Krijimi I mundesive per te rritur
te ardhurat ekonomike si nje nga mundesite me te mira per ti pozicionuar dhe
profilizuar me mire.
Personalisht qe prej 10 vjetesh kam
punuar ne drejtim te adresimit te nevojave te grave dhe mbeshtetjes per
promovimin e kontributit te tyre ne zhvillimin rural. Eksperiencat me grupet
prodhuese te grave te ngritura nga Agritra-Vizion me mbeshtetjen e disa
donatoreve ku ne si organzate kemi dhene asistence teknike ne te gjitha hapat,
me ndihmoi ne punen time ne 3 rajone Elbasan, Shkoder e Diber te kontribuoj ne
realizimin e aktiviteteve qe kishin te bejne me perfshirjen e grave ne pyje.
Strategjia Gjinore ne Pyje dhe
Strategjia per Arroret qe u pergaditen nga skuadra e CNVP-se ishin dokumentet
kryesore ku u fokusua puna.
Duhet te theksoj qe e gjithe skuadra
se bashku me perfaqesuesit e Federatave dhe Shoqatave te Pyjeve (shume prej
tyre u trajnuan si trajnere per ceshtjet gjinore) e sfiduan ne nje fare menyre
konceptin qe sektori I pyjeve ju perket burrave. Sot ne ndihemi mire me modelet
e grave qe kemi mbeshtetur. Shoqatat e Pyjeve ne komunat pilot te projektit ne
shumicen e rasteve kane deri ne 30% gra ne bordet e tyre. Ne panairet qe
organizohen jo vetem nga CNVP por edhe nga organizma te tjere Shoqatat e Pyjeve
dhe vecanerisht grupet e grave paraqiten ne menyre dinjitoze. Tashme shume prej
tyre e kane kuptuar vleren dhe rendesine
e promovimit dhe marketimit te produkteve.
Te punuarit me modele dhe promovimi
i tyre eshte nje qasje qe ne na ka rezultuar e sukseshme, por duhet te pranojme
qe duhet akoma shume pune ne drejtim te ndergjegjesimit te te gjithe aktoreve
edhe vete grave ne rendesine dhe domosdoshmerine e perfshirjes dhe krijimin e
shanceve dhe mundesive te barabarta edhe ne sektorin e Pyjeve.
Adresimi si duhet i nevojave dhe
vleresimi real i kontributit te grave ne sektor ka akoma disa pengesa qe lidhen
qofte me lehtesirat ligjore qofte me lehtesirat fiskale. Ceshtja e pronesise
behet shpesh nje pengese per grate per te perfituar nga skemat mbeshtetese, mikrokredite apo mekanizma te tjere nxites. Subvencionet edhe
pse kane kredite shtese per grupet apo fermeret
gra kjo nuk eshte e mjaftueshme dhe ne nivelin e duhur.
Ne fund do desha te falenderoja
grate e zonja te Shkrelit, Shllakut, Gjinarit, Orenjes, Ulzes, Zerqanit dhe
Melanit dhe te gjitha komunave te tjera per kontributin dhe vlerat qe kane
treguar gjate perfshshirjes ne aktivitete ne te gjitha nivelet.
Ju uroj te gjitha nenave, grave e
vajzave gezuar festen dhe ju bej thirrje te mos rreshtin se kerkuari vleresim
dhe mirenjohje per kontributin e vecante qe japin ne drejtim te mireqenies dhe
zhvillimit!
No comments:
Post a Comment