12 March 2014

Shenjezohen shtigjet për ecje, zhvillmi i turizmit e ardhmja e Junikasve


Syzana Krasniqi, Gazeta "Jeto Gjelber"

Edhe pse komunë relativisht e vogël me territor, Juniku karakterizohet me vlera të shumta natyrore dhe kulturore që e bëjnë atë të jetë atraktiv për zhvillimin e turizmit dhe konkurrent me shumë qytete të mëdha në Kosovë dhe rajon. Trashëgimia kulturore e Junikut lidhet shumë me zhvillimin historik të tij. 
Komuna e Junikut poashtu njihet me potencial te sipërfaqeve pyjore e sidomos atyre te gështenjës nga te cilat pyje qytetaret e Junikut kane mbijetuar me vite te tera.
Nga ky potencial pyjor dhe natyror qe ka komuna e Junikut dita ditës është duke u zhvilluar dhe pritet qe ne një te ardhme qytetaret te kenë hapësira te mjaftueshme për turizmin malor. 
Pritet që në një të ardhme të afërt një hapësirë mjaft e madhe ( me 22,50 ha) e quajtur “Moronica” të kthehet në pronësi komunale dhe e tërë ajo pjesë të shëndrrohet në park dhe qendër rekreative-sportive.
Në kuadër të PZHU janë parapa projekte të cilat do të mundësonin krijimin e hapësirave për zbavitje, sport e rekreacion e të cilat do të mund të shfrytëzoheshin edhe nga banorët e fshatrave.  Nëse në një të ardhme të afërt projektet e tilla do të realizoheshin, kjo sadopak do të përmbush boshllëkun që ka komuna sa i përket mungesës së hapësirave publike, dhe atyre për sport e rekreacion, jo vetëm për banorët e saj por edhe për vizitorët të cilët do vizitonin Junikun meqë turizmi shihet si një potencial zhvillimi për komunën.
Shoqata e pronareve te pyjeve private ne Komunën e Junikut gjate periudhës 2012- 2013  ne bashkëpunim me Organizate Holandeze për Zhvillim CNVP  ne kuadër te iniciativave për Zhvillim te Qendrushem,financuar  nga ERA  group  përmes projektit ‘Zhvillimi I Qendrushem Alpin ne Kosove përmes Zhvillimit te Shoqërisë Civile,Qendra për Edukim te Qendrushem Mjedisor dhe Iniciativa Rurale ‘te  cilin e ka mbështetur  SIDA-CNVP  ka realizuar projektin ‘’Shtigje  te egra ne Bjeshket e Junikut’’.

Duke e marre parasysh  potencialet Turistike ne Bjeshkët e Junikut,Shoqata e pronareve te Pyjeve Private ‘’Gjeravica’’ nga Juniku filloi një iniciative mjaft racionale për zhvillimin e regjionit ku shoqata ka bere  shenjezimin e  shtigjeve për ecje,vendosjen e shportave për mbeturina përgjatë këtyre shtigjeve,vemjen e shtigjeve vetdijesuese për ruajtjen e mjedisit,si dhe vendosjen e shtëpizave te vogla për strehimin e zogjve.  Gjate realizimit te këtij projekti shumë te rendesishem për Junikun kane marr pjese edhe një grup i femrave  anëtare te Shoqatës se Pronareve te pyjeve private ‘’Gjeravica’’.

Ne kuadër te SHPPP ‘’Gjeravica ‘’ ne Junik  ne Dhjetor te vitit 2013 është  formuar  edhe sektori i gruas për te drejta te barabarta dhe mundësi ekonomike. Me themelimin e sektorit te gruas ne kuadër te shoqatës do te krijohen mundësi për fuqizimin e rolit te gruas ne te gjitha aktivitetet e ndërlidhura ne sektorin e pylltarisë.


No comments:

Post a Comment