Ramiz Qorraj (kryetare i Shoqates PPPrivat Peje) nga Jeto Gjelber
Kundërshtimet rugovase datojnë në vazhdimësi
Ligji për Parkun Kombëtar Bjeshket e Nemura u kundershtua
fuqishëm nga komuniteti i Rugovës për të katërtën herë qe nga tentativa e parë
në vitin 1971, pastaj më 1985, pas luftës më 2003 dhe se fundi në vitin 2012.
Por, tentativa e fundit edhe përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme të
banorëve vendorë, organet shtetërore të shtetit të Kosovës e panë të arsyeshme
dhe të nevojshme që të miratojnë këtë ligj. Pë r realizimin e tij, u mbajt
vetëm një diskutim publik në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë, ku u
kundërshtua fuqishëm nga të pranishmit, sidomos nga banorët e kësaj zone, por
si duket prapë u pa e arsyeshme që ky ligj të miratohet pa pëlqimin elementar
të qytetarëve.
Pas miratimit të këtij ligji, pa vullnetin e tyre, banorët e kësaj zone, jo individë, iu drejtuan organeve më të larta të Shtetit të Kosovës, duke filluar nga Presidenca, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Avokati i Popullit ... që kërkesat e tyre të parashtruara paraprakisht, që zona Kadastrale e Rugovës, respektivisht të 15 fshatrat e banuara historikisht, ku përfshihen pronat e tyre private, pyje, kullota e livadhe, të mos hyjnë në territorin e Parkut Nacional, por të mbeten një zonë e zhvillimit të lirë në përgjithësi dhe zonë e lirë ekonomike në veçanti, ku do të zhvilloheshin të lira të gjitha veprimtaritë e mundshme si: blegtoria, turizmi, pylltaria, agrobiznesi etj, thjesht, një zonë e cila do të funksiononte sikur të gjitha zonat e tjera dhe në bazë të ligjeve egzistuese të një shteti demokratik.
Pas miratimit të këtij ligji,edhe pse u miratua pa pelqimin e banortëve,tek banorët jo të individët u shfaqen problemet dhe dilemat të cilat ishin brengë e banorëve, ata mbeten pa asnjë përgjigje në shumë pyetje që ata i parashtruan dhe kërkuan përgjigje vazhdimisht dhe po i cekim disa nga ato:
-Cfarë do të ndodhë dhe si do të menaxhohen pronat pyjet,livadhet,kullotat,pronat e fshatit etj.?
-Cfarë zhvillimi ekonomik mund të ketë brenda këtij parku dhe sa do të ketë mundësi të zhvillimit të veprimtarive ekonomike aq të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e kësaj Krahine e cila për shkak të moszhvillimit ekonomik dhe mospërspektivës së jetës në ketë zonë janë shpërngulur shumica e banorëve?
-Cfarë do të ndodhë me kontestet pronësore të cilat ish pushteti okupues serb ua mohoj me shekuj të drejtën pronësore dhe cfarë do të ndodhë në të ardhmën me këto prona?
-Për shkaktë vet natyrës që kanë Parqet Kombëtare ,athua mos rrezikohet që ndonjëra nga familjet Rugovase të cilat kanë jetuar me shekuj në këto vise,në të ardhmen mos do të detyrohet të zhvendoset e ti kompensohet prona ,cka do rë ishte e dhimbshme
-Athua me ketë ligj mos është bërë (keq)trajtimi i pronës së garantuar (me kushtetutë) e qytetarëve të pakënaqur,sepse pronat e tyre në masë të madhe po kufizohen dhe pronarëve,po ju privon të drejtën elementare pronësore të drejta këto të garantuara si dhe kufizimin e mundësive për krijimin e kushteve elementare për jetë?
-Si janë mbrojtur dhe menaxhuar Zonat e Mbrojtura egzistuese sic janë:Maja e Zezë,Gryka e Rugovës,Gubavci në Komunën e Pejës disa nga të cilat datojnë qysh nga vitet e 50 si zona të mbrojtura dhe si dhe si do të menaxhohen 62.488 ha të Parkut Kombëtar dhe sa ishte kjo e nevojshme dhe e domosdoshme që të futen të gjitha pyjet ekonomike,tokat private e vendbanimet në Parkun Kombëtar në një sipërfaqe kaq të madhe në Kosovë kaq të vogelme një popullatë kaq të varfër?
Mendimi i disa sponzoruesve të këtij ligjise "ligji nuk përqafohet, ai respektohet dhe zbatohet" është jo i drejtë dhe na përkujton shumëçka edhe nga e kaluara, sepse ne do t’i bënim vetëm një pyetje atyre, por vërtetë të janë të sinqertë dhe ta thonë të vërtetën:
- Sa banorë të zonës së Rugovës deri me sot e kanë përqafuar dhe mirëpritur këtë ligj dhe sa të tjerë e kanë kundërshtuar në këtë formë sic është sot?

Jo konservimi i
vlerave po zhvillimi ekonomik sjell mirëqenjën
Sa i përket ruajtjes së këtyre pasurive ato Rugovasit i kanë
ruajtur me xhelozi gjatë të gjitha kohërave , dhe dhe se askush, edhe po të
donte, nuk do të mund t’i ruante më mirë se ata vet dhe se falë këtyre
vlerave,këtryre pasurive, dhe këtij dinjiteti gjithërugovas, Rugova sot gjendet
në piedestalin më të lartë të turizmit botëror, si destinacion i parë botëror i
turizmit
Turizmi është dhe mbetet një nga prioritetet e zhvillimit të kësaj zone, mikpritja, bujaria, tradita këto të ruajtura me shekuj nga këta malësorë, është dëshmia më e mirë për zhvillimin e turizmit, por edhe e sferave të tjera ekonomike që do të jenë një garanci për mirëqenien e këtyre banorëve por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Tani turistët kanë filluar që t’i kthehen Rugovës, sidomos në këto dy - tri vitet e fundit dhe ky numër do të rritet për ditë e më shumë ngase ata veç po ndjehen si në shtëpitë e tyre, në të gjitha vendbanimet e Rugovës, si dhe në pushimoret dhe lokalet e shumëta që kanë filluar të ndërtohen anëkënd Rugovës. Andaj, këto tipare dhe këtë mikpritje nuk duhet të paragjykohen se banorët e Rugovës na qenkan për Parkun, apo vetëm dikush ka dëshirë që për momentin t’i harrojë gjithë ato kundërshtime dhe reagime që po vazhdojnë akoma nga vetë banorët.
Një nga shqetësimet edhe të banorëve ka qenë dhe mbetet prerja e tepruar e pyjeve, këtë nuk mund ta mohojnë as banorët e zonës. Megjithatë, qëndron edhe një e vërtetë të cilën nuk mund ta mohojmë, lufta e fundit në ketë zonë sikurse edhe në zonat e tjera të Kosovës ishte shkatërrimtare dhe banorët humbën çdo gjë që kishin, krijuar me shekuj dhe në këtë situatë të vetmin burim për rimëkëmbjen e familjeve të tyre kishin atë pasuri që e kishin ato pyje çka veërtetë është reflektuar në gjendjen e pyjeve, por alibi për shpalljen park kombëtar të këtyre vendbanimeve dhe si të vetmin shpëtim për rregullimin e kësaj gjendjeje nuk është e qëndrueshme, sidomos në situatën kur nuk merret pëlqimi elementar i banorëve dhe si i tillë ai ligj mbetet vështirë i implementueshëm.

Pse duhet të
rishqyrtohet vendimi për Parkun Kombëtar ?
Shoqëria demokratike, pluraliste, duhet gjithnjë të krijojë
kushte për ndërtimin e një procesi çfarë ishte ky, që përherë të ketë parasysh
shqetësimet e banorëve në mënyrë që energjitë që ai zotëron të drejtohen aty ku
duhet. Në situatën në të cilën ndodhemi do të ishte në interes të të gjithëve
që ky ligj të kthehej në rishqyrtim, pranë Kuvendit të Kosovës si dhe e gjithë
shoqëria duhet t’i inkurajojë, nxisë, por edhe të imponojë qeverisjen, që në
kuadër të politikave për decentralizimin e qeverisjes se pasurive natyrore, të
legalizojë të drejtat për pronat e mohuara në të kaluarën, të cilat janë të
shumta në ketë zonë, të drejta të plota e të qarta, për pronarët dhe
përdoruesit, si e drejtë universale qe buron nga karta e të drejtave të
njeriut.
Një ndër këta aktorë shumë të rëndësishëm është Komuna e cila nuk duhet të ketë asnjë pengesë që të koordinojë, drejtojë dhe administrojë burimet natyrore. Mohimi i të drejtës së pronësisë, përdorimi spontan,varfëria të gjitha këto ndikojnë në dëmtimet edhe të pyjeve, por edhe përkundër të gjitha këtyre nuk vërehet ndonjë gatishmëri për t’u dhënë të drejtat pronarëve.
Dhe në fund, pas reagimit të fundit të banorëve, pronarëve dhe adresimit të kërkesave të tyre edhe një herë për organet më të larta të Shtetit të Kosovës është e drejtë dhe është e udhës që edhe njëherë ky ligj të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe të merren parasysh kërkesat e drejta ,të arsyeshme, të banorëve të Rugovës që zona e banuar dhe zona kadastrale e Rugovës të mbetet një zonë e zhvillimit ekonomik,një zonë e cila do të menaxhohej me ligjet me të mira të mundshme, jashtë Parkut Kombëtar,por me implementimin e ligjeve të tjera të nevojshme dhe në një bashkëpunim të ngushtë me organet shtetërorë,lokale dhe komunitetin Rugovas.

No comments:
Post a Comment