Dërguar nga Gazeta Jeto Gjelbër
Valbona Ylli Kryetare e Sh. Kombetare te Blegtoreve Shqipetare. LEAA |
Rrugëtimi
nga Kukësi deri në fshatin Petkaj, kalon përmes kaq e kaq kthesash sa
normalisht duhet të kisha atë ndjesinë e keqe të pështjellimeve në stomak, por shoqëria
e këndëshme me bashkëudhëtaret i ka lënë pas të gjitha shqetësimet e mundëshme.
Anila dhe Miranda janë vajza të zonës dhe natyrisht kanë se cfarë ndajnë me
mua, herë herë edhe unë ndaj me to, diku dakortësohemi e diku jo, e gjithësesi
bisedat e këndëshme na e kanë bërë kaq të shkurtër këtë rrugë. Diku, diku kemi
rënë dakort se trajtimi i cështjeve gjinore është e nevojshme të fillojë me
edukimin e fëmijëve në shkollë; se mjedisi dhe pyjet mund të jenë pjesë e
curriculave shkollore; se ka një mentalitet që shpesh i ndrydh gratë në zonat
rurale të shpalosin aftësitë e tyre sipërmarrëse; se sejcila prej nesh do të
donte të kishte disa kilogram më pak mbi kurriz; se klima në këto zona është më
e shëndetëshme e ajri më i pastër; se Tirana është e zhurmëshme, e bukur, e
lodhshme, me jetë të gjallëruar, nuk ka mundësi parkimi; se filmi i mbrëmshëm në
Top Chanel ishte shumë i bukur; se emisioni i të enjtes së fundit në Opinion
kishte shumë vrer ndër të ftuarit; se të pakën në këtë zonën që kemi përshkruar
pyjet janë ruajtur shumë mirë; se… se…, e kështu kemi aritur në qendër të Komunës
Malzi.
Pasi
jemi njohur me procedurat zyrtare të rregjistrimit, kemi ndjerë në letër zonën
ku do të lëvizim më tej – 1786b. Tashmë grupit tonë i është bashkuar edhe
Hijdije Sejdija e Nazife Hasani që tek lëvizim më tej drejt pyjeve me gështenja
në përdorm të tyre na tregojnë se gjendja e grave në këto zona rurale është më
e pafavorshme, si rezultat i kufizimeve që ato kanë lidhur me pronësinë, munëdtë
pë njohuri, zhvillim biznesi, tregtim, marketim, përdorimin e tokës për qëllime
të zhvillimit të mëtejshëm të kapitalit, kufizime në momentet e vendim marrjes,
etj. Vetëm falë projektit CNVP u bë e mundur që ato të ndërgejgjësohen mbi të
drejtat e tyre të pronësisë e të përdorimit. Marrëdhëniet e gruas me tokën janë
të lidhura me pronësisë mbi tokën apo zotërimin e titullit të pronësisë, kjo
pasi është e lidhur drejt për së drejti me pozitën e gruas në familjen rurale
dhe në komunitet, me përdorimin e burimeve natyrore, fuqizimin e tyre ekonomik
si dhe pozicionin e tyre në vendim marrje në të gjitha nivelet.
E
shohim problematikën më gjerësisht, cfarë prek jo vetëm grate në Petkaj, por
kudo ku ato ndodhen në zonat rurale.
Pavarësisht
ndonjë progresi, përgjithësisht vihet ré një hendek midis të drejtave mbi tokën
të ofurara me ligj dhe realitetit, sikurse dhe pa qartësi brenda vetë ligjit
dhe akteve nën ligjore. Mjafton të përmendim këtu se legjislacioni Shqiptar
njeh si të drejtat e pronësinë mbi tokën mbi baza familjare ashtu edhe atë mbi
baza individuale. Kodi Civil p.sh. i kaluar nga Parlamenti Shqiptar në vitin
1994 dhe Ligji mbi Pronësinë Private Nr. 7512 i vitit 1991 njeh pronësinë
private dhe individuale si dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve për të
zotëruar dhe trashëguar pronën. Pronësia familjare mbi tokën është përcaktuar
mbi bazën e Ligjit të Tokës dhe Kodi Civil e klasifikon tokën bujqësore si një
tokë në pronësi të familjes (Neni 222) dhe jo si pronë që mund të nën-ndahet më
tej ndërmjet anëtarëve të familjes me përjashtim të kushteve specifike (Nenet 226–228).
Pra, ndërkohë që disa nga ligjet garantojnë të drejta individuale pronësie të
barabarta si për burrat ashtu dhe për gratë, bashkëshortin dhe bashkëshorten,
djalin dhe vajzën, disa nga dispozitat e të njëjtave ligje kanë përcaktuar
familjen dhe jo individin si zotërues të tokës bujqësore. Kështu, edhe pse lgji lejon një ndarje të
barabartë të pronësisë midis burrit dhe gruas, në shumicën e rasteve toka
trashëgohet vetëm përmes linjës mashkullore të gjakut në familje dhe titujt e
pronësisë po ashtu figurojnë në emër të tyre (meshkujve), me përjashtim të
rasteve kur të vetmit trashëgimtar të familjes janë femra. Ndër më të
rrezikuarat në këtë situatë janë veçanërisht gratë e veja apo ato të
divorcuara.
Por,
krahas efektit që ka tradita në këtë përqasje lidhur me pronësinë mbi tokën, ka
edhe faktorë të tjerë ndikues të tillë si mungesa e njohurive mbi
legjislacionin nga vetë gratë dhe tendenca e brendshme e tyre për të ndjekur
zakonin, duke u bërë kështu në një farë mënyre prehë e dominancës ekonomike të
meshkujve. E duke mos patur tituj pronësie, për pasojë gratë nuk kanë mundësi
të marrin kredi, kanë pasiguri në investime, si dhe humbasin shanset e
mbështetjes nga skema të mbështetjes financiare siç janë skemat e subvencionit.
Por,
pikërisht rasti i sotëm në Petkaj shënon përpjekjet për ndryshimin e situatës me
njohjen e së drejtës së bashkëpërdorimit apo rregjistrimit të gruas si
përdoruese. Certifikatat e përdorimit në Petkaj i janë dhënë të dyve, burrit
dhe gruas si bashkë përdorues.
Përmes
strategjive dhe institucioneve të saj në fakt Qeveria Shqiptare po synon në regjistrimin
e pasurive në çertifikatat e pronësisë dhe kartelave në emër të të dy
bashkëshortëve në përputhje me nenin 41 paragrafi 2 të Ligjit 33/2012; hedhjen
e të dhënave në sistemin e të dhënave elektronike të ZRPP në lidhje me gjininë
në emër të cilit prona është regjistruar; dhe trajnimin e stafeve qëndrore dhe
lokale te ZRPP për respektimin e barazisë gjinore në veprimtarinë e
regjistrimit.
Ndërkohë
kemi arritur në parcelën me gështenja dhe tashmë rrugën na e drejtojnë dy
zonja. Se c’ka në hapin e tyre një siguri tek shkelin perms shtigjeve në
thellësi të pyllit, siguri që i lexohet edhe në sy, edhe në mënyrën se si
bisedën e shoqërojnë me lëvizje energjike të duarve. Kjo copëz pylli i ka bërë
ato krenare dhe të vetëdijëshme se punojnë për vete, familjen dhe komunitetin.
Kjo copëz pylli ndoshta ju ka shtuar dhimbjen në duar nga fruti gjëmbac i
gështenjës, por përballimin e shoqërojnë me buzëqeshje. Eh, ka ende për të
bërë, ato ëndërrojnë një dalje me volum më të madh në treg, e pse jo dhe të
grupuar, ëndërrojnë ngritjen e emrit të zone perms produktit, pse jo të mos
kenë dhe disa vegla pune të përshtatëshme, e pse jo dhe doreza për të mbrojtur
duart prej nëne, pse jo të mos e përdorin gështenjën për gatime tradicionale, e
pse jo të mos mësojnë nga fqinjët për përdorime të tjera të saj. Tek ecim nëpër
pyllin me gështenja, dallon se dhe vetë fruti i tyre me atë ngjyrën e kaftë të
pa përsëritshme sot se c’ka një buzëqeshje tek shpërthen nga lëvorja e carë, ka
dicka në ajrin e këtij pylli po ashtu që të bën të mendosh se vullneti i
njerëzve është një rrugë pa kthim.
No comments:
Post a Comment