28 April 2014

Me mire te dish apo me mire te kesh???

Marinela Skendaj

Qendra e Informacionit Aarhus Vlore

Ndoshta paradoksi me i madh ne ditet e sotme eshte midis te pasurit cdo dite e me shume risi teknologjike e industriale dhe po aq, apo ndoshta me shume probleme energjitike. Shqiperia renditet nder ato vende te cilat kane potenciale te larta per zhvillimin e Energjive Alternative por si per ironi, proverba “Me mire te dish apo te kesh?!” duket se vazhdon te mbetet pa pergjigje nga Shqiptaret dhe Shqiperia.


 Ne nje kohe kur dielli ne qiellin Shqiptar eshte prezent 280 – 300 dite ne vit, shpejtesia mesatare vjetore e eres luhatet midis 0.8 dhe 6.6 m/s, dendesia e fluksit te nxehtesise gjeotermale eshte eshte rreth 41.3 mW/m2, kur ne totalin per rruzullin e Tokes dendesia e fluksit te energjise gjeotermale eshte 41,0.1012 Wat, ne zgjedhim te ngelemi ne vend numero per sa i perket shfrytezimit te ketyre energjive.

Per te nxitur iniciativat ne fushen e Energjive te Rinovueshme dhe per te rritur ndergjegjesimin e komunitetit, te Qeverisjes Lokale dhe pse jo edhe te Qeverisjes Qendrore, Qendra e Iinformacionit Aarhus ka ndermarre nje sere aktivitetesh ne Bashkite kryesore te jugut te Shqiperise. Aktivitetet kane si qellim inkurajimin dhe mbeshtetjen e dialogut midis zyrtareve te qeverisjes Lokale, shoqerise civile dhe sektorit privat ne nivel lokal, mbi mundesite aktuale dhe rruget e bashkepunimit per iniciativat ne fushen e energjive te rinovueshme. Gjithashtu nje rendesi e vacant i jepet promovimit te politikave te zhvillimit lokal ne pergjithesi dhe te energjive te rinovueshme ne vecanti, dhe perqasjes ndaj tyre jo vetem si ceshtje teknike por edhe si projekte zhvillimi ne favor te gjithe komunitetit.



Normalisht qe eshte nje hap shume i vogel per te sjelle ndryshime te medha, por eshte shume e rendesishme qe te jemi te ndergjegjshem per potencialet qe disponojme qe me pas te dime se cfare duhet te bejme qe te mund te perfitojme edhe me teper.












24 April 2014

Dita e tokes 2014, nje thirrje per qytete te gjelbra

Prof.dr.Sherif Lushaj
44 vite me pare, me 22 Prill 1970, u mblodhen per here te pare ne “Diten e Tokes” rreth 20 milione Amerikane ne universitete, kolegje, ne shkolla, qendra ekonomike e sociale, ambjentaliste, organizata mjedisore, politikane,  senatore, dhe  protestuan per ajrin, ujin, token e ndotur dhe mjedisin e pa pershtatshem per te jetuar. Senati nderpreu punimet dhe senatoret moren pjese ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne shtete dhe qytete te ndryeshme. Nje sensibilitim mbare popullor filloi te reflektonte ne gjithe shoqerine, politikanet filluan te pergatisnin aktet ligjore per mbrojtjen e mjedisit, pergjegjesia qytetare filloi te rritej, komunitetet filluan levizjen per nje mjedis te paster. Senatori i shtetit Winsconsin, Gaylord Nelson, iniciatori i levizjes per themelimin e Dites se Tokes, gjeti mbeshtetjen e Presidentit te SHBA, me te cilin ndermori nje udhetim ne 11 shtete para themelimit te kesaj dite, i shqetesuar per problemet e mjedisit dhe indiferentizmin e publikut.

Nga ajo kohe, cdo vit me 22 Prill, me shume se nje miliarde njerez ne rreth 190 vende te botes, zhvillojne ne Diten e Tokes, veprimtari per permiresimin e mjedisit ne komunitete si mbjellje te pemeve, pastrojne komunitetet e tyre, kontaktojne me te zgjedhurit per te diskutuar per problemet e mjedisit, ose aktivitete sensibilizuese, festival mjedisore, konkurse, konferenca dhe forma te tjera.

Dita e Tokes, ne vitin 2014, do te fokusohet ne nje tematike, e cila sa vjen dhe behet me problematike per banoret e qyteteve dhe tema globale eshte: “Qytetet e gjelbera”. Kjo dite do te mobilizoje rreth nje miljarde njerez, ne perpjekje per te krijuar nje mjedis te qendrueshem nga gjelberimi i komuniteteve ne mbare boten. Kjo gje shtrohet si nevoje edhe per faktin se me shume se 50 % e popullsise te globit jeton ne qytete dhe pergjate 25 viteve te ardheshem popullsia e qyteteve do te rritet ndjeshem, krahas migrimit te popullsise rurale drejt qyteteve per te plotesuar me mire nevojat ekonomike dhe sociale te tyre. Ne keto kushte ne qytete do te rriten kerkesat per energji, transport, do te prodhohen me shume mbetje urbane, do te kete me shume shkarkime industriale per ndotjen e ajrit urban, do te kete me shume makina qe shkarkojne monoksid karboni e okside azoti, do te kete me shume nevoje per siperfaqe te gjelbra per reduktimin e ndotjeve.
Ne kete konteks OKB dhe Rrjeti Global qe kordinon Diten e Tokes, kane drejtuar thirrjen” Bashkohuni me ne per nje epoke te re te “Qyteteve te Gjelbra”. Ne kete thirrje vleresohet nevoja per te investuar ne rindertimin e qyteteve, investime ne rritjen e eficences te energjise dhe se treti, te fillojme per te zgjidhur krizen e ndryshimeve te klimes. Fushata e fokusuar ne keto drejtime do te vazhdoje ne dy vitet e ardheshme si shprehje e marredhenjeve midis Planetit dhe njerezve, fushata e qyteteve te gjelbera, do te ndihmoje komunitetet te kalojne ne nje te ardhme te qendrueshme te qyteteve, ne permiresimet mjedisore ne qytete, ne rritjen e siperfaqeve te gjelbera, porojektimin gjelber, rritjen e eficences se energjise per te ulur burimet e shkarkimit ne mjedis.


Ne vitin 2013, Rrjeti Global i Dites se Tokes, ne fushaten “Qytetet e Gjelber”, eshte fokusuar ne tre elemente kyc si ndertesat, rritja e eficences se energjise, transporti, me synim zbatimin e masave per reduktimin e shkarkimeve te gazeve serre dhe vecanerisht te karbonit me qellim qe te reduktohen rreziqet e ndryshimeve te klimes.

Tematika e fokusimit te Dites se Tokes ne kete vit, perkon  me situaten dhe kushtet tona per shume aresye, nder te cilat rritja me shpejtesi e poppullsise te qyteteve tona ne 20 vjetet e fundit deri ne 2-3 here ne qytetet e medha ne krahasim me vitin 1990, bumi i ndertimeve ka reduktuar ne maksimun siperfaqet e gjelbra dhe hapesirat publike, eshte rritur numeri i makinave me me shume se 10 here ndaj vitit 1990 dhe ne keto permasa edhe shkarkimet e monoksidit te karbonit, oksideve te azotit dhe plumbit dhe substancave te tjera ndotese e toksike ne ajer, mbetjet urbane qe prodhohen ne qytete perbejne mbi 70 % te prodhimit vjetor. Permbajtja e larte e grimcave te pluhurit PM10 dhe PM 2.5 ne ajer, disa here me e larte se normat e caktuara te vendit, BE dhe Organizates Boterore te Shendetesise, qe konsiderohen ndotes me rrezikshmeri per jeten dhe shendetin e banoreve urbane, kerkon masa per uljen e permbajtjes drejt standarteve dhe normave.

Ulja e siperfaqeve te gjelbra ne qytetet tona thellon edhe me shume rritjen e nivelit te ndotjeve te mjedisit, rritjen e temperatures dhe uljen e lageshtise ajerore. Keshtu qyteti i Tiranes, me nje dendesi te madhe te popullsise per cdo km2 se sa mesatarja standarte e vendeve te Evropes , eshte rreth 10 here me e ulet se sa siperfaqja deri ne vitin 1990 dhe larg normave te urbanistikes. Druret jane thithes te dyoksidit te karbonit ne rreth 1-1.2 ton per cdo m3 rritje te drurit, dhe clirojne oksigjen, duke permiresuar cilesine e ajrit. Mbrojtja e pyjeve, shtimi i siperfaqeve, permiresimi i siperfaqeve ekzistuese pyjore, aktualisht ne vendin tone, veshja e siperfaqeve me mbulese bimore, duhet te shoqerohet edhe me iventarizimin e siperfaqeve te pergjitheshme pyjore dhe sipas kategorive, pasi ne statistikat shteterore vazhdon te ruhet e njejta siperfaqe me vitin 1990, megjithese jane prere e djegur me mijra ha ne te gjithe vendin.

Reduktimi i rreziqeve qe vijne nga ndryshimet klimatike ne qytetet tona, ulja e ndotjeve, rritja e eficences se energjise permes planifikimit te territorit, planifikimit urban, projektimit te ndertesave qe rregullojne regjimin termik , ulja e shkarkimeve te karbonit dhe oksideve te azotit nga makinat eshte e lidhur ngushte me ndalimin e perdorimit te karburantit me plumb, rregullimin e trafikut, rritjen e transportit publik, shtimi i siperfaqeve te gjelbra, mbrojtja e natyres, mbrojtja dhe shtimi i pyjeve. Shqiperia disponon burime te kufizuara te burimeve natyrore dhe ne vecanti tokat bujqesore. Edhe pse toka eshte pasuria me e madhe kombetare,  qe ne disponojme, nje grup problemesh te degradimit kimik e fizik, humbjes te siperfaqeve dhe zenjes me ndertime, shfrytezimi jashte kritereve, mbrojtja e tokes nga permbytjet dhe erozioni mund permiresohen nepermjet menaxhimit sipas standarteve te qendrueshme.


Dita e Tokes eshte nje apel per cdo qytetar, per te kontribuar per nje mjedis te paster duke filluar nga mjedisi ku jeton, punon, pushon, argetohet, leviz ne natyre, per cilindo qe pergatit, zbaton dhe kontrollon zbatimin e strategjive kombetare, sektoriale apo lokale, cilido qe drejton nje agjenci mjedisore, cilido qe ka ne dore hartimin e programeve me synim per te perfshire ne programet ne shkolla edukimin dhe etiken mjedisore, eshte nje apel per cilindo qe projekton te ardhmen e vendit dhe per cdo politikan. Te gjithe sebashku te kontribojme per mbrojtjen e mjedisit, te tokes dhe ajrit urban, te reduktimit te shkarkimeve te gazeve serre dhe te ndryshimeve klimatike.

22 April 2014

Dita Ndërkombëtare e Tokës Mëmë (22 Prilli)


Rexhep Ndreu (FKPKK)
Kjo ditë e shënuar është vendosur në datën 22 Prill 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demostratën mjedisore nga më spektakolaret, që u quajt "Dita e Tokës".
Pas viteve 1970, në të gjitha kontinentet miliona njerëz zhvilluan veprimtari të ndryshme jo vetëm sensibilizuese, si konferenca, festivale, konkurse, por edhe mbjellje pemesh, pastrime dhe gelbërime për përmirësimin e mjedisit në“Ditën e Tokës”.  



Në Shqipëri, 22 Prilli, “Dita Ndërkombëtare e Tokës Mëmë”, filloi të kremtohet pas ndryshimeve politike kur shoqatat mjedisore, filluan të krijohen dhe të ngrenë zërin mbi problemet kryesore të mjedisit, që  sot trajtohen dhe marrin rrugën e zgjidhjes nga Qeveria dhe institucionet e tjera.
Në Shqipëri, shumë nga faktorët e ndotjes në qytetet  e mëdha janë nga rritja e ndjeshme e pa planifikuar e ndërtimeve me ndikim në pakësimin e sipërfaqeve të gjelbërta, si rezultat i shtimit me shpejtësi i popullsisë. Shtimi i mjeteve të transportit (80% e tyre jane me naftë) bëhet burimi i shkarkimit të shumë substancave ndotëse dhe toksike, të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ndryshimet e klimës. Mbetjet urbane, gjithashtu kanë ndikimin e vet për shkak të mungesës së vend-depozitimeve dhe mos mirëmenaxhimit te tyre. Këtyre faktorëve duke iu shtuar dhe mbishfrytëzimin e pyjeve, lumenjve, kullotave dhe zjarret bëjnë që Shqipëria të ketë erozion 2-3 herë më të lartë se sa mesatarja e vendeve të Mesdheut, shtim të siperfaqeve të tokes që rrëshqet, fenomene të shkretëtirizimit e deri përmbytje e katastrofa natyrore. Treguesit e matjes janë shqetësues dhe për ajrin që thithim, që janë disa herë më të larta se normat e lejuara - të përcaktuara nga shteti dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë –  me ndikim në jetën dhe shëndetin e banorëve në zonat urbane....
Faktori njeri ka gjithashmonë rolin vendimtar në mirëtrajtimin apo degradimin e tokës. Në Shqipëri, apeli në Ditën e Tokës është për çdo njeri. Të gjthë duhet të japim kontribut, për të ndaluar dëmtimin e pyjeve, për të shtuar investimet në pyllezimë, mirëmbajtjen e tokës bujqësore e kullosore, për të mos lejuar shfaqjen e zjarreve. Kjo është akoma më emergjente, kur ne kemi   një sipërfaqe të vogël të tokës bujqësore për frymë (për çdo familje bujqësore ka mesararisht rreth 1.3 ha tokë) e një fragmentarizim të madhtë saj, por edhe sipërfaqe pyjore që këto 40 vitet e funditështë pakësuar me mbi 300 mijë ha dhe cilësia e atyre të mbetur është pothuaj mjaft problematike.  Shkatërrimi i tokës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende të tjera të botës konsiderohet si fatkeqësi kombëtare pa u kufizuar vetëm me tokën, por edhe në shume sektorë të tjerë të ekonomisë në tërësi.

OKB dhe Rrjeti Global që koordinon “Ditën Ndërkombëtare të Tokës Mëmë”, kanë drejtuar thirrjen:Bashkohuni me ne për një epokë të re të  “QYTETEVE TË GJELBRA”. Në këtë thirrje vlerësohet nevoja për të investuar në rindërtimin e qyteteve të gjelbëruara, në rritjen e efiçencës së energjisë, si dhe për të zgjidhur krizën e ndryshimeve të klimës. Fushata e fokusuar në këto drejtime do të vazhdojë në zbatimin e masave për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serë dhe veçanërisht të dioksidit të karbonit, me qëllim që të reduktohen rreziqet e ndryshimeve të klimës dhe shkarkimeve të karbonit.

Në këtë ditë, të gjithë sëbashku të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit, të tokës dhe ajrit. Kontributi mund tëjetë i gjithanshëm, duke nisar nga politika, planifikimi dhe sensibilizimi i komuniteteve, shkollave, institucioneve në qytet dhe në fshat.
Së pari,  për të ndryshuar sjelljen dhe së dyti, për tërritur përgjegjësinë  ndaj mjedisit ku jetojmë, për ajër më të pastër, ujë më të pastër, tokë më prodhuese dhe pa erozion. Vetëm duke mbajtur të pastër mjedisin, duke shtuar  mbjelljen e drurëve e pemëve kemi  gjelbrim të përhershëm në fshat e në qytet, në kodër, në fushë, në mal, në basenet ujëmbledhëse, në bregdet e kudo. Sfidat përpara nesh janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme!




16 April 2014

Radika deshirohet te flijohet per Vardarin

Halil Goleci

 Lumi Radika dhe rrjedha e saj ka egzistence dhe histori miliona vjecare, prurjet e saj paraqesin atraksion  dhe natyre piktoreske ne Maqedoni. Perberja ujore prej karbonat kalciumi jep kthjelltesine dhe jeten e gjalle te ujrave te lumit.


Projekt-programi Mavrova(2) dhe penda meLiqenin e Llukoves eshte objekti i ardhshem qe planifikohet te ndertohet nga ELEM Maqedoni,ne kuader te kaptimit dhe devijimit te sasise te ujit te mbetur nga burimi i lumit Radika, devijimi ne drejtim te Liqenit te Mavroves pastaj vazhdon per ne drejtim te Lumit Vardar dhe pellgun e detit Egje.Burimi i Lumit Radika e ka fillimin ne renzen e Korabit dhe Sharit ne trekendeshin Maqedoni-Shqiperi-Kosove.

Nisma dhe strategjia e ketij projekt-programi, eshte hartuar nga Akademia e Shkencave te Maqedonise(MANU).Pra,ne kuader te ketij projekti deshirohet te devijohet sasia e ujit te mbetur nga Radika e Siperme, ne drejtim telumit Vardar,kuptohet duke e thare kanionin e lumit Radika dhe te gjitha rrjedhat ujore ne drejtim te Dibres.Thote(MANU) se permes ketij projekti do arrihet qe te, mbrohet, mjedisi jetesor i banoreve lokal, duke u prodhuar rryme nga pasurite ujore dhe jo nga qymyri apo nafta. Pra, e gjithe kjo duke perfituar nga pakujdesia e udheheqesve tane, qe pushtetaret maqedonas vazhdimisht arrijne ti korruptojne dhe pastaj realizojne programet e tyre politike. Por, edhe nga leshimet e vazhdueshme qe ben vete shteti Shqiptar, sepse Kanioni i Radikes dhe sasite e ujit qe derdhen ne liqenin e Dibres pastaj permes Drinit te Zi vazhdojne per ne Shqiperi.



Mareveshjet qe jane te nenshkruara mes ish Jugoslavise( Maqedonise) dhe Shqiperise, per shfrytzimin e ujrave qe rrjedhin neper tedy shtetet, permes lumit te Radikes dhe Drinit te Zi jane:
- shfrytzimi i sasise prej 8,0m3 nga rrjedha e Radikes,ne vitin 1948v.
-  shfrytzimi i sasive te ujrave lokal nga dy pika mes dy shteteve,ne Pogradec me 1955v.
-  vendim per ekonomizimin me ujrat mes dy shteteve,viti 1963v. neni (6).
-  ratifikimi i Mareveshtjes per vijen kufitare, mes dy shteteve me 1998v.gaz.nm.9 faqe 17.
-  demarkacioni fizik mes kufirit R. Maqedonise dhe R. Kosoves,viti 2008v.(Rastelica-Fusha LLukoves).
Ne hidroelektranen e Dibres eshte pare prodhimi prej 260 mil.kv.ne vit ndersa realisht prodhohet 400 mil.kv.ne vit e kjo flet vete, ndersa ne harten e centraleve Dibra nuk figuron, fare.Tani edhe njehere deshirohet te shfrytzohet sasia e mbetur e lumit Radika, planifikohen te kaptohen prurrjet Qmax.=15,7m3/s.  dhe Qmes.= 2,6m3/s. me kete do te realizohet tharja e lumit dhe kanionit te Radikes. Prandaj kerkohet nga Ministrija e Mjedisit, si bartese e programit, te ndaloj aktivitetet per dhenien e pelqimit per projektin Mavrova(2),sepse keto jane programe qe realizohen ne dem te interesave te banoreve lokal,dhe me pasoja per ambjentin jetesor, per boten bimore dhe shtazore, dhe pasoja te tjera te cilat jane te mbrojtura edhe me Ligjin e Ujrave ne R.M. por edhe me Konvetat Nderkombetare. 

Do te permendim Marreveshjen e Aarhusit(25.06.1998v.-Danimarke),neshkruese edhe R.M.qe paraqet nje instrument te fuqishem nderkombetar qe mbron Mjedisin dhe ka (3) grupe rregullash:
Mbron te drejtat e qytetareve qe te jene te informuar, mbron pjesemarjen aktive te banoreve lokal qe marrin pjese ne formulimin e programit ne aspekt te ruajtjes te ambjentit jetesor, mbron te drejten e banoreve lokal per ngritjen e procedurave ligjore kur lendohen dy pikat e para. Edhe meLigjin e ujrave ne R.M.nuk lejohet kaptimi dhe tjetersimi i ujit nga nje lume ne tjetrin per interes te tekave politike te nje Qeverie.Do te permendim nenet: 5,9,12,37,39,49,62,dhe 70. Pra, ne keto nene mbrohet ineresi i pergjithshem i banoreve lokal, mbrohet ambienti jetesor, mbrohet flora dhe fauna, ndalohet kaptimi dhe devijimi i ujrave nga nje lume ne tjetrin, nuk lejohet te rrezikohet barazpesha natyrore e ekosistemeve-rrjedhave ujore, nuk lejohet te ndryshohet morfologjija e ujrave nentoksor, mbrohet ineresi i popullates lokale dhe popullates mes dy shteteveqe kane ndikime negative ambijentale nga devijimet ujore.


PSE DUHET TE NDALOHET REALIZIMI I PROJEKT-PROGRAMES MAVROVA(2)
•             Ky projekt nuk ka mbeshtetje programore shkencore, por politike,sepse Radika deshirohet te flijohet per Vardarin dhe projektin Shkupi-2014
•             Me kete projekt devijohen, zvoglohen ne minimum prurjet ujore te lumit Radika, demtohet mjedisi jetesor, bota bimore dhe shtazore, ajri, ambienti, rrezikohet barazpesha ujore,morfologjia e prurjeve, zhduket historia e lumit.
•             Vete realizimi i projektit temeparshem Mavrova(1),ne vitet e komunizmit, ishin nje leshim i madh nga politikanet shqiptare ne ish Jugosllavi, por edhe nga politika dhe shteti Shqiptar.
•             Por, edhe nese ka ndonje marreveshje mes ish Jugosllavise apo Maqedonise dhe Shqiperise, perberjen e te ciles nuk kemi dijeni, por qe mund te jete ne dem teLumit Radika, ambijentit jetesor dhe te banoreve lokal, atehere, kjo e tera bie ndesh me Konventat Nderkombetare dhe Ligjin e Ujrave ne R.M.
Atehere, nese qellimi i ndertimit te ketij projekti eshte fitimi i energjise elektrike,duhet ELEM-Maqedoni  te planifikojne  ndertime ne drejtim te rrjedhes te lumit Radika,sepse, kostoja e ndertimeve eshte ma e lire,nuk demtohet mjedisi, kursehen prurjet ujore te lumit, dhe sigurohet mbeshtetja e banoreve lokal.

Te shumta jane demet qei jane bereqytetit teDibres deri tani,me lehtesi shteti pervetsoi tokat e Udoves qe ishin hapsirat me pjellore te qytetit dhe e ndertoi liqenin e Dibres, pjesa tjeter e tokes punuese tani mbeti pa vaditje fare, pastaj prurjet qe vijne ne Liqenin e Dibres permes Drinit te Zi nga hotelet e Ohrit, Struges por edhe nga fshatrat perreth na sjellin pa nderprerje ujra fekale te papastruara ,hidrocentrali i Dibres qe prodhon 400 mil.kv.energji elektrike ne vit,shfrytzohet nga Qeveria per punsimet e veta partiake, qytetaret tane e kane te ndaluar qe te punesohen ne kete gjigand ekonomik, por kete na e shfrytzojne te tjeret, nga qytetet e tjera te Maqedonise. Prandaj,qytetareve dibrane nuk ju mbetet tjeter vetemse te kerkojne shpetim rrugeve te migrimit neper shtetet perendimore dhe ne Sh.B.A.


Pyetemi, pse ne shqiptareve ketu ne Maqedoni na ndodhin te tilla deme kur kerkesat tona jane legjitime, kerkojme te punesohemi dhe jetojme ne vendin tone, sic jetojne te tjeret,duke i shfrytezuar edhe na resurset dhe kapacitetet ekonomike te vendit, por planifikimet dhe realizimet e shtetit per hapsirat ku jetojne shqiptaret jane te liga. Une mendoj se kjo ndodh se pushteti maqedonas neve na konsideron si popull i tepert, ndersa politikanet tane qe marrin pjese ne Qeveri shohin me perparsi vetem interesin e tyre te ngushte, ato nuk kuptojnese cilat jane kerkesat dhe problemet reale qe ballafaqohet populli i tyre, prandaj, ngelen serioze dyshimet per udheheqsit dhe politikanet tane qe na drejtojne, sepse ato i karakterizojne vecori te thjeshte te krijimit te tyre si njerez, por edhe si udheheqes, pra ata jane te brumosur vetem nga faktore tetrashigimise familjare,te gjenetikes dhe te edukimit nga ambienti qei ka rrethuar.

 Mirepo, keto vecori nuk jane te mjaftueshem qeato te na drejtojne si duhet, dhe te kuptojne ne kohe dhe ndalojne projekte te tilla si Mavrova(2) qe godasin popullin shqiptar dhe damtojne hapsirat ku jetojme ne. Prandaj, drejtuesit tane qe kane legjitimitetin te na udheheqin, por edhe te na mbrojne, atyre, u nevoitet tepajisen edhe me aftesi dhe energji tjera shtese nga ato qe posedojne,te cilat mund ti pervetsojne duke u munduar te punojne dhe pervetsojne edhe faktoret psikologjik,shpirteror,racional dhe fizik. Elemente keto qe permisojne aftesite dhe energjite e tyre, qe perfundimisht kuptojne, dhe ndalojne,programet dhe qellimet e gabuara te partnerit qe jane ne qeverisje. Pra,ky projekt-program dhe te tjerat si ky jane te rrezikshem per trojet ku jetojne banoret lokale, shqiptaret. Sepse,burimet e Lumit Radika jane lotet qe lagin dhe mbrojne syte tane, prandaj duhet ti ruajme ato.


10 April 2014

Vrasja nuk është zgjidhje


Endri Haxhiraj

Instituti i Politikave Mjedisore

Vetëm disa ditë pas zbulimit të vrasjes së fshehtë, ku punëtorë të Bashkisë Tiranë flaknin trupat e qenve endacakë të vrarë me injeksione në kosha publik të mbetjeve, këta të fundit kanë zënë qendrën e vëmendjes së opinionit publik. Kjo u arrit në sajë të disa tubimeve të njëpasnjëshme para Bashkisë së Tiranës me subjekt ndalimin e vrasjes së qenve.
Si në një pjesë të mirë të çështjeve mjedisore por jo vetëm, kemi dy kampe. Një grup jo i vogël njerëzish që janë kundra vrasjes dhe një grup po ashtu jo i vogël njerëzish “në kampin e vrasjes”.


Pavarësisht rrymës filozofike të secilit prej kampeve ka disa momente që duhen marrë në konsideratë:

Shoqëritë në zhvillim sikurse e jona, kanë një përqasje drejt zgjidhjeve sa më afatshkurtra dhe me efekt të menjëhershëm. Nëse objektivi i dytë arrihet, pra efekti i menjëhershëm, zgjidhja përfundimtare duket gjithmonë e më larg të arrihet. Ne këtë kuptim, në një dokument te Organizatës Botërore të Shëndetësisë citohet se: “Shpesh autoritetet të përballur me problemet që shkaktojnë qentë endacakë, shkatërrojnë gjithshka me shpresën se do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, shkatërrim që duhet të vazhdojë vit pas viti pa shenja të zgjidhjes”.
Tirana strehon rreth 5000 qen endacakë por numri i saktë i tyre nuk dihet. Vrasja e qenve “të lirë” thjesht do të krijojë më shumë territor për qentë e një zone tjetër. Pra Tirana është qytet në zgjerim ndërkohë që qentë e ndodhur në zona periferike/ rurale janë në kërkim të ushqimit drejt qendrave. Rrjedhimisht çdo qen i vrarë zëvendësohet në pak kohë nga një qen tjetër. Por pse kjo nuk ndodh p.sh në rastin e një zgjidhje afatgjatë sikurse është sterilizimi- vaksinimi- rilëshimi. Qentë e rikthyer në rrugë parandalojnë ardhjen e qenve të rinj për shkak të sjelljes territoriale të tyre. Gjithashtu mesatarja e jetesës së kafshëve endacake është rreth 5 vjet.

 Por çështja e vrasjes së qenve endacakë ka dhe pasoja afatgjata: Fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë/vrasje ndaj kafshëve ka të ngjarë që në të ardhmen të kthehen në dhunues të kafshëve dhe njerëzve sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale. Rrjedhimisht ata mësohen ta shprehin fuqinë dhe kontrollin e tyre duke abuzuar me qënie më të dobta.

Sot qarkullon edhe mendimi mbi prioritetet që që ngre pyetjen se: pse duhet të merremi me kafshët ndërkohë që kemi shumë probleme të tjera sociale. Duke qenë se kjo çështje ka të bëjë shumë edhe me statusin e dobët të kafshëve dhe qenve në veçanti në shoqërinë tonë është e vështirë të kuptohet lidhja e këtij problemi me dukuri të tjera sociale. Në fakt çështja e qenve endacakë është një pararendëse apo pasqyrë e shumë problemeve të tjera. Pandjeshmëria e shoqërisë ndaj zgjidhjes së duhur të kësaj çështjeje reflektohet po aq qartë edhe për papunësinë, për njerëzit me aftësi te kufizuar, për pensionistet dhe çdo njeri qe nuk ka mundësi te mbrohet apo është në vështirësi. Ndërlidhja e kësaj çështje me të drejtat e njeriut është mesë evidente. Kjo nuk do të thotë që të ketë detyrimisht trajtim të njëjtë ose që interesat e kafshëve kanë të njëjtën peshë apo vlerë sikurse interesat thelbësore të njeriut. Shumë interesa të kafshëve janë të ndryshme nga tonat!

Një pjesë e mirë e profesionistëve të mjekësisë si humane edhe veterinare shprehen mbi potencialin e rrezikut shëndetësor që shfaqin këto kafshë. Te jemi realist, askush nuk do të shoqërohej me një kafshë potencialisht të rrezikshme. E rëndësishme në të gjithë këtë sfidë është zbatimi i programeve afatgjata që nga eksperienca e vendeve të zhvilluara garantojnë shëndetin dhe mirëqenien e njeriut dhe të kafshëve njëkohësisht. Sikurse është përmendur, një prej zgjidhjeve që i përafrohet më shumë këtij koncepti është sterilizimi- vaksinimi (plus kurimi i mundshëm) dhe rilëshimi. Por si çdo proces tjetër duhet marrë në konsideratë që trajtimi do të jetë i qëndrueshëm. Është provuar se me sterilizimin e 70% të popullatës së qenve gjendja në një territor të dhënë stabilizohet. Sterilizimi i qenve ka edhe disa avantazhe të tjera sikurse ulja e nivelit të infeksioneve zoonotike, ruajtja e ekuilibrave mjedisore si dhe pakësimi i kafshimeve nga qentë. Nga ana tjetër shumë aktivistë përkujdesen po me aq pasion e vullnet për kurimin e kafshëve me gjendje patologjike.

Shqipëria është një vend me zhvillim të vrullshëm dhe pavarësisht sfidave, shpreh një aspiratë të veçantë për integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Për të përmbushur kërkesat ligjore edhe për mbrojtjen e kafshëve, janë  hartuar dhe miratuar edhe legjislacioni përkatës i reflektuar pjesërisht në  legjislacionin veterinar: Ligji, Nr. 10 465, i vitit 2011-të, Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë, i përafruar me direktivat BE-së. Ky ligj parashikon se autoriteti vendor (bashkia në rastin konkret) është e detyruar të mbajnë nën kontroll dhe të zbatojnë legjislacionin në fuqi për eliminimin e qenve dhe maceve të rrugës;  Ku Eliminimi i kafshëve kryhet në atë mënyrë që të mos shkaktojë dhimbje dhe vuajtje të panevojshme dhe lejohet vetëm në rastet për çrrënjosjen e sëmundjeve infektive/ zoonotike, kur njerëzit sulmohen nga një kafshë e tërbuar/ agresive, dhe gjatë gjuetisë.
Megjithëse legjislacioni që është mbi çdo individ dhe autoritet flet qartë për rastin konkret, ai nuk parashikon masa ndëshkuese në rastin e thyerjes së ligjit. Në këtë kuptim tubimet e shoqërisë civile për mbrojtjen e qenve endacakë ndjekin linjën ligjore dhe kërkojnë atë që parashikon ligji. Në të njëjtën kohë po ky grupim njerëzish ofron edhe ndihmë për përmirësimin e ligjit në aspektin e ndëshkueshmërisë.


Një dukuri risi për shoqërinë civile Shqiptare është edhe ngritja dhe pjesëmarrja aktive e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve. Ky grupim aktiv edhe me hasjen e disa paragjykimeve që në fazën fillestare të lëvizjes u tregua tepër i vullnetshëm për mbajtjen e tubimeve paqësore çka është një vlerë e shtuar për shoqërinë civile Shqiptare. Ky sektor kaq i ndjeshëm i shoqërisë edhe pse shumë pak i mbështetur financiarisht tregon mbi potencialin që ka shoqëria jonë për të arritur shpejt përqasjet evropiane për shumë probleme sociale.

Së fundmi, matematicieni grek Pitagora shprehej se: Për aq kohe sa njeriu masakron kafshët, ata do të vrasin njeri-tjetrin. Në fakt, kush është dëshmitar i vrasjes dhe vuajtjes nuk mund të korrë gëzim dhe dashuri.





08 April 2014

Të dhëna historike për Gjuetine

Prof. Dr.Vezir Muharremaj
Historikisht pyjet shqiptare, për vetë kushtet ekologjike ku ndodheshin, kanë qënë shumë të pasur në kafshë e shpendë të egra. Dhëmbët e derrit të egër dhe një bri dreri i përdorur si rrëmihëse gati e paprekur, gjetur në Sovjan, tregojnë se vendasit merreshin me gjueti (mbi 3 mijë vjet para). Në një reliev të shekullit III-II p.e.r. në Apolloni shihet një djalosh i ndjekur nga një zagar, që ecën pas  gjahut me një heshtë në dorë. Në një kandil më të vogël duket edhe fundi i një skene gjahu, kur një qen ka kapur një kaproll. Gjithashtu, një terrakotë jep kokën e një derri të egër, dhe duket se ky ka qenë një nga kafshët më të preferuara për gjah. Këtë e dëshmojnë edhe dhëmbët e shumtë të derrave të egër që janë gjetur gjatë gërmimeve në Sovjan, Apolloni e Butrint.


Kulti i Zanës (Diana – perëndesha e Gjuetisë) ka qënë shumë i përhapur në fiset Ilire. Claudii Aeliani në vitin 160 e.r. shkruante se drerët e Epirit notojnë për në Kerkyrë (Korfuz). Thuhet se ekzemplari i fundit i drerit të kuq (Cervus elafus) është gjuajtur rreth vitit 1926 në Gorricë, ndërsa i ka mbetur emri një fshati në Lezhë: BallDre. Po kështu, mendohet se emri i fshatit Linzë, afër Tiranës, vjen nga Riqebulli (Lynx lunx), kjo edhe për faktin që ka qënë e populluar me këtë lloj kafshe të egër, e cila është larguar më pas. Në shkrimet e Mesjetës tregohet se si kalorësit shqiptarë vrisnin derra të egër me heshtë, dhe shpendët e egra i gjuanin me fajkua. Mjaft rapsodi, këngë popullore, përralla e legjenda përmendin kafshët dhe shpendët e egra. Kristoforidhi përshkruan në mënyrë të shkëlqyer një ditë gjuetie në librin “Gjahu i malësorëve”.

Edhe fazani në Shqipëri e ka origjinën ndofta shumë të lashtë, ose të paktën që prej kohës së Bushatllinjve dhe, siç duket, ka ekzistuar në zonën e Lezhës deri në vitet 1925-1930. Informata jo shumë të sakta thonë se fazanët e fundit janë shfarosur gjatë viteve 1942-43. 

Ndër aktet kryesore për gjuetinë pas çlirimit ishte dekreti nr. 1351, datë 1.11.1951 për gjuetinë dhe peshkimin në ujrat malore. Më vonë po për gjuetinë, doli dekreti nr. 4411, datë 16.07.1968 dhe Rregullorja përkatëse datë 30.05.1969.  Duke vlerësuar rëndësinë e gjahut dhe për të siguruar një mbrojtje e zhvillim më të mirë të kafshëve e shpendëve të egra, u nxor një dekret tjetër nr. 5607, datë 30.06.1977 “Mbi ekonominë e gjuetisë”, një vendim Qeverie për tarifat e çmimeve për vrasjen e kafshëve dhe shpendëve të egra dhe rregullorja për gjuetinë nr. 1, datë 27.07 1977. Ndërsa ligji i fundit ‘Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë” Nr. 7875, doli më 23.11.1994, duke pasqyruar dhe kushtet e ekonomisë së tregut. Sipas këtij ligji lejohet edhe gjuetia turistike.


Në vitin 1956 u sollën nga Rumania rreth 500 krerë fazanë dhe u hodhën në Rrushkull, të shpallur po atë vit si Rezervat Gjuetie. Me fazanët e shtuar në Rushkull u populluan rezervatet e Fushë Kuqes, Maliqit, Divjakës, Pishë Poros ne Fier e Vlorë, etj. Në 1973, në Rezervatin e Fushë Kuqes filloi puna eksperimentale për rritjen e fazanëve me metodën gjysëm natyrore (çelja e vezëve dhe rritja e zogjve me pula shtëpiake), ndërsa në 1975 filloi rritja gjysëm industriale (çelja e vezëve me inkubatorë të posaçëm të importuar dhe rritja e zogjve në stalla). Mbështetur në këto arritje, u ngritën 7 fazaneri në të gjithë rezervatet e gjuetisë të bregdetit, si në Rrushkull (Durrës), Fushë Kuqe (Krujë), Vain (Lezhë), Kurorë (Fier), Pishë Poro (Vlorë), Pisha e Divjakës (Lushnje) dhe Velipojë (Shkodër). Ecuria e prodhimit të fazanëve sipas viteve paraqitet më poshtë:
             
Viti
1974
1975
1979
1981
1984
1989
Krerë Fazanë
400
1.250
1.415
42.000
80.000
101.000
 
Shumica dërmuese e fazanëve eksportohej në Itali. Fazanët eksportoheshin të gjallë, sidomos gjelat me bishtin e tyre të gjatë dhe ngjyrat e bukura, të preferueshëm për gjueti. Me që fazanët rriteshin me parametra rigorozë teknikë, duke ruajtur sëpari egërsinë, importuesit i kishin cilësuar “anti-volpe”. Krahas eksportit, vit për vit janë lëshuar në natyrë disa mijra krerë fazanë, për popullimin e rezervateve të bregdetit me këtë shpend të vlefshëm.

Disa rezervate kryesorë u rrethuan me gardhe me tel. U krijuan kushtet për popullimin me derr të egër në rezervatin e Pishë Poros (1982), në atë të Divjakës më 1987 (këtu u hodhën edhe lopë të egërsuara), si dhe në Velipojë. Në Pishë Poro kishte 50 krerë derra të egër për 100 hektarë, ndërsa në Velipojë 16 krerë/100 ha (1988), po kështu edhe në Cangonj. Veç këtyre, filloi eksperimentimi për rritjen artificiale të disa llojeve të egra si thëllëza e fushës (Fier, 1979), kaprolli (në rezervatin e Kurorës së Fierit, të Maliqit dhe në atë të Divjakës), thëllëza e malit (Pogradec), etj. Të 22 rezervatet e shpallur me sipërfaqe 38,885 ha (nga të cilët, pyje 15,084 ha) ishin baza për mbrojtjen dhe shtimin e gjahut. Nga Rumania erdhën 2 çifte kastorline të zinj, të cilët u rritën në kushte gjysëm natyrore në rezervatin e Fushë-Kuqes dhe rezultatet ishin shumë të mira, pasi për afro 3 vjet numri i tyre u shtua në mbi 100 krerë.

Pozitiv qe fillimi i inventarizimit të gjahut, i cili, megjithë mangësitë e pasaktësitë, ishte orientues për planifikimin e numrit të krerëve për t’u gjuajtur dhe masat eventuale për ruajtjen e tyre. Të dhënat për efektivat e gjahut sipas Inventarizimit të vitit 1999, jepen në pasqyrën 6.

Efektivat e gjahut,  viti  1999
                                                                                           Pasqyra 6
Lloji
Krerë
Lloji
Krerë
Lloji
Krerë
Lepur i egër
67.875
Kunadhe
913
Shqipe
130
Derr i egër
906
Cakall
27
Thëllëzë mali
62.075
Dhelpër
30.978
Mace egër
305
Thëllëzë fushe
7.936
Kaproll
470
Riqebull
28
Fazanë
62
Ujk
1.990
Zardaf
1.961
Gjel i egër
254
Dhi e egër
1.251
Baldosa
1.651
Pelikan
159
Arinj
606
Lundërza
402
Shqiponja
15
                                   
 Mbështetur në inventarizimin e bërë, planifikimi i kuotave të vjeljes së gjahut, për sezonin e gjuetisë 1999/2000, për disa lloje gjahu (në krerë) ka qënë: lepur i egër 6500, dhelpër 5000, thëllëzë mali 7000.

Është për t’u përmendur se më 20.07.1950 u themelua Shoqata e Gjuetarëve dhe Peshkatarëve Sportivë, ku për shumë vjet kryetar i saj ka qënë Gjeneral Spiro Moisiu, më pas Lola Mano, dhe sekretarë: Ing. Kujtim Pano dhe Ing. Alush Koni. Kontribut për gjuetinë kanë dhënë sidomos Mevlan Jaupi, Muharrem Loka, Jorgo Lako, Gjek Gjeta, Kristo Qendro, Thoma Garo etj.

Lidhur me gjuetinë janë ndeshur edhe dukuri negative, si gjueti pa leje, me mjete të ndaluara e jashtë sezonit të lejuar, edhe në rezervate, bile nga vetë disa pushtetarë, dukuri që shfaqen ende sot. Sidomos pas trazirave të vitit 1997, kur populli u armatos, gjahu ka qënë objekt vrasjesh masive, me pasoja mjaft negative për shumë zona të vendit.