31 March 2014

Adresimi i nevojave dhe promovimi i kontributit te grave ne zhvillimin rural eshte domosdoshmeri


Nga Almira XhembullaKeshilltare per Avokatesine dhe Ceshtjet Gjinore CNVP

Qe ne fillimet e punes sime me programet e ndergjegjesimit ne nivel fshati a komune vija re mungesen e atyre qe me se shumti ishin te perfshire ne aktivitetet pyjore.  Me bente pershtypje qe mosha mesatare e pjesemarresve qe per hir te se vertetes ishin kryesisht burra, ishte mbi 55 vjec, se te rrinjte kishin emigruar. Bashke me koleget diskutonim shpesh per kete dhe si mund ta adresonim sic duhet informacionin tek ata qe me te vertete ishin perdorues te pyjeve dhe kullotave.




Nje dite ne nje takim ne fshatin Shtushen ne komunen e Shupenzes mendova te kontaktoj direkt me grate. Nderkohe qe koleget vazhdonin takimin une u shkeputa per pak kohe dhe trokita ne deren e pare. Nje grua ne moshe por  shume babaxhane me ftoi brenda dhe une fillova te diskutoj me to mbi problemet, hallet dhe  perfshirjen e tyre ne aktivitetet pyjore. Nuset dhe vajzat  e shpise me treguan duart … “kemi qene gjithe diten duke mbledhur lule” (qe ne Diber nenkupton bime mjekesesore) me thane. U cudita kur filluan te me tregojne edhe per menyren se si e mblidhnin gjethin dhe si kujeseshin per mos e demtuar zabelin.


Qe nga ajo kohe ne filluam qe gjithmone e me shume te kemi ne konsiderate qe grate e perdorin rregullisht pyllin e kulloten dhe disa prej tyre perpiqen edhe te shesin dicka. Gjate ketyre viteve ne saje te projekteve e inisiativave te ndryshme lokale e kombetare, perfshirja e grave filloi te behej gjithnje e me shume e dukshme.
Ne projektet zhvilluese eshte e rendesishme qe nderhyrjet te behen ne baze te analizave dhe vleresimeve reale te situates. Eshte perparesi e jona qe kemi nje pozicionim lokal shume te mire dhe jemi partnere te ngushte me Shoqatat dhe Federatat e Pyjeve Komunal ne 9 qarqe te vendit.
Ne kuader te projektit “Fuqizimi I Qendrueshem I Pyjeve Komunal” financuar nga Ambasada Suedeze ne patem mundesi te vleresojme dhe te mbeshtesim grate perdoruese te pyjeve ne zonat rurale. Mbeshtetja u fokusua ne dy drejtime kryesore : 1) pjesemarrja dhe perfaqesimi  ne vendimarrje dhe 2) fuqizimi ekonomik.
Te them te drejten skuadra ne fillim e shikonte si sfide kete komponent te nderthurur te projektit. Ne kishim disa inisiativa te mira ne rajonin e Dibres dhe te Korces por ato nuk mjaftonin megjithese na sherbyen si modele referimi gjate gjithe projektit.
Ajo cka une mendoj qe beri qe ne te arrinim objektivat ne kete drejtim ka 3 elemente kryesor:
-Pozicionimi i mire ne nivel lokal ( Shoqatat qene dashamirese dhe e mirepriten idene e perfshirjes se grave)
-Puna me grupet e vecanta te grave per te rritur kapacitetet e tyre me qellim  venien e tyre ne pozita te favorshme ne diskutime me burrat
-Krijimi I mundesive per te rritur te ardhurat ekonomike si nje nga mundesite me te mira per ti pozicionuar dhe profilizuar me mire.
Personalisht qe prej 10 vjetesh kam punuar ne drejtim te adresimit te nevojave te grave dhe mbeshtetjes per promovimin e kontributit te tyre ne zhvillimin rural. Eksperiencat me grupet prodhuese te grave te ngritura nga Agritra-Vizion me mbeshtetjen e disa donatoreve ku ne si organzate kemi dhene asistence teknike ne te gjitha hapat, me ndihmoi ne punen time ne 3 rajone Elbasan, Shkoder e Diber te kontribuoj ne realizimin e aktiviteteve qe kishin te bejne me perfshirjen e grave ne pyje.
Strategjia Gjinore ne Pyje dhe Strategjia per Arroret qe u pergaditen nga skuadra e CNVP-se ishin dokumentet kryesore ku u fokusua puna.
Duhet te theksoj qe e gjithe skuadra se bashku me perfaqesuesit e Federatave dhe Shoqatave te Pyjeve (shume prej tyre u trajnuan si trajnere per ceshtjet gjinore) e sfiduan ne nje fare menyre konceptin qe sektori I pyjeve ju perket burrave. Sot ne ndihemi mire me modelet e grave qe kemi mbeshtetur. Shoqatat e Pyjeve ne komunat pilot te projektit ne shumicen e rasteve kane deri ne 30% gra ne bordet e tyre. Ne panairet qe organizohen jo vetem nga CNVP por edhe nga organizma te tjere Shoqatat e Pyjeve dhe vecanerisht grupet e grave paraqiten ne menyre dinjitoze. Tashme shume prej tyre e kane kuptuar  vleren dhe rendesine e promovimit dhe marketimit te produkteve.
Te punuarit me modele dhe promovimi i tyre eshte nje qasje qe ne na ka rezultuar e sukseshme, por duhet te pranojme qe duhet akoma shume pune ne drejtim te ndergjegjesimit te te gjithe aktoreve edhe vete grave ne rendesine dhe domosdoshmerine e perfshirjes dhe krijimin e shanceve dhe mundesive te barabarta edhe ne sektorin e Pyjeve.

Adresimi si duhet i nevojave dhe vleresimi real i kontributit te grave ne sektor ka akoma disa pengesa qe lidhen qofte me lehtesirat ligjore qofte me lehtesirat fiskale. Ceshtja e pronesise behet shpesh nje pengese per grate per te perfituar nga  skemat mbeshtetese, mikrokredite apo  mekanizma te tjere nxites. Subvencionet edhe pse kane kredite shtese per grupet apo fermeret  gra kjo nuk eshte e mjaftueshme dhe ne nivelin e duhur.
Ne fund do desha te falenderoja grate e zonja te Shkrelit, Shllakut, Gjinarit, Orenjes, Ulzes, Zerqanit dhe Melanit dhe te gjitha komunave te tjera per kontributin dhe vlerat qe kane treguar gjate perfshshirjes ne aktivitete ne te gjitha nivelet.
Ju uroj te gjitha nenave, grave e vajzave gezuar festen dhe ju bej thirrje te mos rreshtin se kerkuari vleresim dhe mirenjohje per kontributin e vecante qe japin ne drejtim te mireqenies dhe zhvillimit!


19 March 2014

Parku Kombëtar, realitet apo sfidë për Banorët e Rugovës


Ramiz Qorraj (kryetare i Shoqates PPPrivat Peje) nga Jeto Gjelber

Kundërshtimet rugovase datojnë në vazhdimësi
Ligji për Parkun Kombëtar Bjeshket e Nemura u kundershtua fuqishëm nga komuniteti i Rugovës për të katërtën herë qe nga tentativa e parë në vitin 1971, pastaj më 1985, pas luftës më 2003 dhe se fundi në vitin 2012. Por, tentativa e fundit edhe përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme të banorëve vendorë, organet shtetërore të shtetit të Kosovës e panë të arsyeshme dhe të nevojshme që të miratojnë këtë ligj. Pë r realizimin e tij, u mbajt vetëm një diskutim publik në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë, ku u kundërshtua fuqishëm nga të pranishmit, sidomos nga banorët e kësaj zone, por si duket prapë u pa e arsyeshme që ky ligj të miratohet pa pëlqimin elementar të qytetarëve.
Pas miratimit të këtij ligji, pa vullnetin e tyre, banorët e kësaj zone, jo individë, iu drejtuan organeve më të larta të Shtetit të Kosovës, duke filluar nga Presidenca, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Avokati i Popullit ... që kërkesat e tyre të parashtruara paraprakisht, që zona Kadastrale e Rugovës, respektivisht të 15 fshatrat e banuara historikisht, ku përfshihen pronat e tyre private, pyje, kullota e livadhe, të mos hyjnë në territorin e Parkut Nacional, por të mbeten një zonë e zhvillimit të lirë në përgjithësi dhe zonë e lirë ekonomike në veçanti, ku do të zhvilloheshin të lira të gjitha veprimtaritë e mundshme si: blegtoria, turizmi, pylltaria, agrobiznesi etj, thjesht, një zonë e cila do të funksiononte sikur të gjitha zonat e tjera dhe në bazë të ligjeve egzistuese të një shteti demokratik.
Pas miratimit të këtij ligji,edhe pse u miratua pa pelqimin e banortëve,tek banorët jo të individët u shfaqen problemet dhe dilemat të cilat ishin brengë e banorëve, ata mbeten pa asnjë përgjigje në shumë pyetje që ata i parashtruan dhe kërkuan përgjigje vazhdimisht dhe po i cekim disa nga ato:
-Cfarë do të ndodhë dhe si do të menaxhohen pronat pyjet,livadhet,kullotat,pronat e fshatit etj.?
-Cfarë zhvillimi ekonomik mund të ketë brenda këtij parku dhe sa do të ketë mundësi të zhvillimit të veprimtarive ekonomike aq të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e kësaj Krahine e cila për shkak të moszhvillimit ekonomik dhe mospërspektivës së jetës në ketë zonë janë shpërngulur shumica e banorëve?
-Cfarë do të ndodhë me kontestet pronësore të cilat ish pushteti okupues serb ua mohoj me shekuj të drejtën pronësore dhe cfarë do të ndodhë në të ardhmën me këto prona?
-Për shkaktë vet natyrës që kanë Parqet Kombëtare ,athua mos rrezikohet që ndonjëra nga familjet Rugovase të cilat kanë jetuar me shekuj në këto vise,në të ardhmen mos do të detyrohet të zhvendoset e ti kompensohet prona ,cka do rë ishte e dhimbshme
-Athua me ketë ligj mos është bërë (keq)trajtimi i pronës së garantuar (me kushtetutë) e qytetarëve të pakënaqur,sepse pronat e tyre në masë të madhe po kufizohen dhe pronarëve,po ju privon të drejtën elementare pronësore të drejta këto të garantuara si dhe kufizimin e mundësive për krijimin e kushteve elementare për jetë?
-Si janë mbrojtur dhe menaxhuar Zonat e Mbrojtura egzistuese sic janë:Maja e Zezë,Gryka e Rugovës,Gubavci në Komunën e Pejës disa nga të cilat datojnë qysh nga vitet e 50 si zona të mbrojtura dhe si dhe si do të menaxhohen 62.488 ha të Parkut Kombëtar dhe sa ishte kjo e nevojshme dhe e domosdoshme që të futen të gjitha pyjet ekonomike,tokat private e vendbanimet në Parkun Kombëtar në një sipërfaqe kaq të madhe në Kosovë kaq të vogelme një popullatë kaq të varfër?
Mendimi i disa sponzoruesve të këtij ligjise "ligji nuk përqafohet, ai respektohet dhe zbatohet" është jo i drejtë dhe na përkujton shumëçka edhe nga e kaluara, sepse ne do t’i bënim vetëm një pyetje atyre, por vërtetë të janë të sinqertë dhe ta thonë të vërtetën:
- Sa banorë të zonës së Rugovës deri me sot e kanë përqafuar dhe mirëpritur këtë ligj dhe sa të tjerë e kanë kundërshtuar në këtë formë sic është sot?
Jo konservimi i vlerave po zhvillimi ekonomik sjell mirëqenjën
Sa i përket ruajtjes së këtyre pasurive ato Rugovasit i kanë ruajtur me xhelozi gjatë të gjitha kohërave , dhe dhe se askush, edhe po të donte, nuk do të mund t’i ruante më mirë se ata vet dhe se falë këtyre vlerave,këtryre pasurive, dhe këtij dinjiteti gjithërugovas, Rugova sot gjendet në piedestalin më të lartë të turizmit botëror, si destinacion i parë botëror i turizmit
Turizmi është dhe mbetet një nga prioritetet e zhvillimit të kësaj zone, mikpritja, bujaria, tradita këto të ruajtura me shekuj nga këta malësorë, është dëshmia më e mirë për zhvillimin e turizmit, por edhe e sferave të tjera ekonomike që do të jenë një garanci për mirëqenien e këtyre banorëve por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Tani turistët kanë filluar që t’i kthehen Rugovës, sidomos në këto dy - tri vitet e fundit dhe ky numër do të rritet për ditë e më shumë ngase ata veç po ndjehen si në shtëpitë e tyre, në të gjitha vendbanimet e Rugovës, si dhe në pushimoret dhe lokalet e shumëta që kanë filluar të ndërtohen anëkënd Rugovës. Andaj, këto tipare dhe këtë mikpritje nuk duhet të paragjykohen se banorët e Rugovës na qenkan për Parkun, apo vetëm dikush ka dëshirë që për momentin t’i harrojë gjithë ato kundërshtime dhe reagime që po vazhdojnë akoma nga vetë banorët. 
Një nga shqetësimet edhe të banorëve ka qenë dhe mbetet prerja e tepruar e pyjeve, këtë nuk mund ta mohojnë as banorët e zonës. Megjithatë, qëndron edhe një e vërtetë të cilën nuk mund ta mohojmë, lufta e fundit në ketë zonë sikurse edhe në zonat e tjera të Kosovës ishte shkatërrimtare dhe banorët humbën çdo gjë që kishin, krijuar me shekuj dhe në këtë situatë të vetmin burim për rimëkëmbjen e familjeve të tyre kishin atë pasuri që e kishin ato pyje çka veërtetë është reflektuar në gjendjen e pyjeve, por alibi për shpalljen park kombëtar të këtyre vendbanimeve dhe si të vetmin shpëtim për rregullimin e kësaj gjendjeje nuk është e qëndrueshme, sidomos në situatën kur nuk merret pëlqimi elementar i banorëve dhe si i tillë ai ligj mbetet vështirë i implementueshëm.


Pse duhet të rishqyrtohet vendimi për Parkun Kombëtar ?
Shoqëria demokratike, pluraliste, duhet gjithnjë të krijojë kushte për ndërtimin e një procesi çfarë ishte ky, që përherë të ketë parasysh shqetësimet e banorëve në mënyrë që energjitë që ai zotëron të drejtohen aty ku duhet. Në situatën në të cilën ndodhemi do të ishte në interes të të gjithëve që ky ligj të kthehej në rishqyrtim, pranë Kuvendit të Kosovës si dhe e gjithë shoqëria duhet t’i inkurajojë, nxisë, por edhe të imponojë qeverisjen, që në kuadër të politikave për decentralizimin e qeverisjes se pasurive natyrore, të legalizojë të drejtat për pronat e mohuara në të kaluarën, të cilat janë të shumta në ketë zonë, të drejta të plota e të qarta, për pronarët dhe përdoruesit, si e drejtë universale qe buron nga karta e të drejtave të njeriut.
Një ndër këta aktorë shumë të rëndësishëm është Komuna e cila nuk duhet të ketë asnjë pengesë që të koordinojë, drejtojë dhe administrojë burimet natyrore. Mohimi i të drejtës së pronësisë, përdorimi spontan,varfëria të gjitha këto ndikojnë në dëmtimet edhe të pyjeve, por edhe përkundër të gjitha këtyre nuk vërehet ndonjë gatishmëri për t’u dhënë të drejtat pronarëve.
Dhe në fund, pas reagimit të fundit të banorëve, pronarëve dhe adresimit të kërkesave të tyre edhe një herë për organet më të larta të Shtetit të Kosovës është e drejtë dhe është e udhës që edhe njëherë  ky ligj të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe të merren parasysh kërkesat e drejta ,të arsyeshme, të banorëve të Rugovës që zona e banuar dhe zona kadastrale e Rugovës të mbetet një zonë e zhvillimit ekonomik,një zonë e cila do të menaxhohej me ligjet me të mira të mundshme, jashtë Parkut Kombëtar,por me implementimin e ligjeve të tjera të nevojshme dhe në një bashkëpunim të ngushtë me organet shtetërorë,lokale dhe komunitetin Rugovas.


13 March 2014

Nga nje ndertes e gjelberuar ne nje ndertes dalngadale te harruar.


Msc. Erjola Katiaj
Specialiste në Mbrojtjen e Mjedisit 
Departamenti i sherbimeve pyjore i zones se Librazhdit, duket sikur ka rene ne nje qetesi,duket se eshte plakur pa e kuptuar. Deri dje ne ate ndermarje kishte gjalleri e pune te panderprer, ndersa sot ka rene ne nje heshtje te rende. Nje heshtje qe ka bere te vyshken dhe bimet qe ndodhen prane saj, pranvera mendoka te vika ne kete zone, pa lule, pa aromen e dafines qe gjendet ne ate oborr. Mendohet se siperfaqet e medha pyjore,apo dhe bimet e kesaj zone, do ruhen nga rajonalia. Po a mund te rezistojne keto siperfaqe derisa inspektoret te bejne kilometrat e gjata per te arritur ne piken e 39-te te zones se Rajces ? Ado mund te gjejne sikur dhe nje dege te pemeve? Kam frike se jo. Pasi kjo zone deri me sot ka rezistuar fale specialisteve apo inspektorve te zones ne cdo moment e ne cdo kohe edhe pse ka patur shume probleme.


Z. Minister i Mjedisit Lefter Koka tha se gjelberimi do shtohet, pastertia do mbizoteroj ne cdo cep te Shqiperise. Por si, duke larguar nga mjedisi ata qe e kane rritur ate, e kane mbajtur e jane kujdesur per te si nena qe kujdest per femijen e saj? Cdo ndodhi me bimesine e parkut qe ndodhet prane vendit tim? Shume pyetje me lindin teksa mendoj per bimesine, per parkun por mbi te gjitha per gjelberimin e vendit tim. Shume inspektor vazhdojn te dalin ne terren, edhe pse jane pezulluar dhe arsyen nuk e dine pse. Per ta eshte e veshtire jo per shifren qe ata paguheshin por per bimesine, per siperfaqet e medha pyjore,qe jan mbjedhur nga dora e tyre. Nuk i interesonte as faktori klimatik, as terreni i veshtire por u mjaftonte te gjindeshin ne cdo kohe e minute sa here qe bimesia i therriste. Mendoja pse valle, malet dhe kodrat e vendit time, se kane nisur ta shtrojne tapetin jeshil, e pra kjo paska qene arsyeja. Edhe bimesia e ndjen largimin e dores se nje specialisti, qe e ka ushqyer, e rritur pa ndonje interes. A mund ta largosh nje femije te porsalindur nga dora e nje nene? A mund te mbijetoj ai? Une them se jo. E pra edhe specialistet e inspektoret e kesaj zone, sduhen larguar kurre nga bimesia. Ata u linden per tju kujdesur natyres,dhe do vdesin prane saj. Nuk them se eshte keq,te drejtohemi nga rajonalja,por jo qe te pushohen nje numer i madh i ketyre specialisteve apo inspektorve. Ata mund te vazhdojne te kujdesen ashtu sic jane kujdesur per mjedisin, duke qendruar ne ndermarrjen e tyre dhe prane filizave te mbjellura nga ata vete. 

12 March 2014

Shenjezohen shtigjet për ecje, zhvillmi i turizmit e ardhmja e Junikasve


Syzana Krasniqi, Gazeta "Jeto Gjelber"

Edhe pse komunë relativisht e vogël me territor, Juniku karakterizohet me vlera të shumta natyrore dhe kulturore që e bëjnë atë të jetë atraktiv për zhvillimin e turizmit dhe konkurrent me shumë qytete të mëdha në Kosovë dhe rajon. Trashëgimia kulturore e Junikut lidhet shumë me zhvillimin historik të tij. 
Komuna e Junikut poashtu njihet me potencial te sipërfaqeve pyjore e sidomos atyre te gështenjës nga te cilat pyje qytetaret e Junikut kane mbijetuar me vite te tera.
Nga ky potencial pyjor dhe natyror qe ka komuna e Junikut dita ditës është duke u zhvilluar dhe pritet qe ne një te ardhme qytetaret te kenë hapësira te mjaftueshme për turizmin malor. 
Pritet që në një të ardhme të afërt një hapësirë mjaft e madhe ( me 22,50 ha) e quajtur “Moronica” të kthehet në pronësi komunale dhe e tërë ajo pjesë të shëndrrohet në park dhe qendër rekreative-sportive.
Në kuadër të PZHU janë parapa projekte të cilat do të mundësonin krijimin e hapësirave për zbavitje, sport e rekreacion e të cilat do të mund të shfrytëzoheshin edhe nga banorët e fshatrave.  Nëse në një të ardhme të afërt projektet e tilla do të realizoheshin, kjo sadopak do të përmbush boshllëkun që ka komuna sa i përket mungesës së hapësirave publike, dhe atyre për sport e rekreacion, jo vetëm për banorët e saj por edhe për vizitorët të cilët do vizitonin Junikun meqë turizmi shihet si një potencial zhvillimi për komunën.
Shoqata e pronareve te pyjeve private ne Komunën e Junikut gjate periudhës 2012- 2013  ne bashkëpunim me Organizate Holandeze për Zhvillim CNVP  ne kuadër te iniciativave për Zhvillim te Qendrushem,financuar  nga ERA  group  përmes projektit ‘Zhvillimi I Qendrushem Alpin ne Kosove përmes Zhvillimit te Shoqërisë Civile,Qendra për Edukim te Qendrushem Mjedisor dhe Iniciativa Rurale ‘te  cilin e ka mbështetur  SIDA-CNVP  ka realizuar projektin ‘’Shtigje  te egra ne Bjeshket e Junikut’’.

Duke e marre parasysh  potencialet Turistike ne Bjeshkët e Junikut,Shoqata e pronareve te Pyjeve Private ‘’Gjeravica’’ nga Juniku filloi një iniciative mjaft racionale për zhvillimin e regjionit ku shoqata ka bere  shenjezimin e  shtigjeve për ecje,vendosjen e shportave për mbeturina përgjatë këtyre shtigjeve,vemjen e shtigjeve vetdijesuese për ruajtjen e mjedisit,si dhe vendosjen e shtëpizave te vogla për strehimin e zogjve.  Gjate realizimit te këtij projekti shumë te rendesishem për Junikun kane marr pjese edhe një grup i femrave  anëtare te Shoqatës se Pronareve te pyjeve private ‘’Gjeravica’’.

Ne kuadër te SHPPP ‘’Gjeravica ‘’ ne Junik  ne Dhjetor te vitit 2013 është  formuar  edhe sektori i gruas për te drejta te barabarta dhe mundësi ekonomike. Me themelimin e sektorit te gruas ne kuadër te shoqatës do te krijohen mundësi për fuqizimin e rolit te gruas ne te gjitha aktivitetet e ndërlidhura ne sektorin e pylltarisë.


07 March 2014

Rruge pa kthim!

  Dërguar nga Gazeta Jeto Gjelbër 

Valbona Ylli Kryetare e
Sh. Kombetare te Blegtoreve Shqipetare. LEAA
 
Rrugëtimi nga Kukësi deri në fshatin Petkaj, kalon përmes kaq e kaq kthesash sa normalisht duhet të kisha atë ndjesinë e keqe të pështjellimeve në stomak, por shoqëria e këndëshme me bashkëudhëtaret i ka lënë pas të gjitha shqetësimet e mundëshme. Anila dhe Miranda janë vajza të zonës dhe natyrisht kanë se cfarë ndajnë me mua, herë herë edhe unë ndaj me to, diku dakortësohemi e diku jo, e gjithësesi bisedat e këndëshme na e kanë bërë kaq të shkurtër këtë rrugë. Diku, diku kemi rënë dakort se trajtimi i cështjeve gjinore është e nevojshme të fillojë me edukimin e fëmijëve në shkollë; se mjedisi dhe pyjet mund të jenë pjesë e curriculave shkollore; se ka një mentalitet që shpesh i ndrydh gratë në zonat rurale të shpalosin aftësitë e tyre sipërmarrëse; se sejcila prej nesh do të donte të kishte disa kilogram më pak mbi kurriz; se klima në këto zona është më e shëndetëshme e ajri më i pastër; se Tirana është e zhurmëshme, e bukur, e lodhshme, me jetë të gjallëruar, nuk ka mundësi parkimi; se filmi i mbrëmshëm në Top Chanel ishte shumë i bukur; se emisioni i të enjtes së fundit në Opinion kishte shumë vrer ndër të ftuarit; se të pakën në këtë zonën që kemi përshkruar pyjet janë ruajtur shumë mirë; se… se…, e kështu kemi aritur në qendër të Komunës Malzi. 


Petkaj është zona pilot e projektit ku jo vetëm ka ndodhur procesi i transferimit të pyjeve, por dhe rregjistrimi i tyre në pronësi të komunës. Gjithësesi vëmendja jonë sot është tek Nazifja dhe Hidija, dy nga përdorueset e pyllit që kanë thyer tabutë dhe kanë shprehur vullnetin e tyre për të nënshkruar kontratën e përdorueseve me komunën. E ky rast është për tu shënuar pasi ato janë dy përdorueset e para gra që nënshkruajnë kontrata të tilla për herë të parë në Shqipëri. Eshtë e dukshme se stafi i CNVP Kukës, Komuna, shoqata dhe zyra e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në rreth janë mirëkuptuar dhe kanë cuar gjërat përpara.  E ndaj, kur ka një dëshirë të mirë dhe mirëkuptim gjërat mund të jenë të realizueshme.

Pasi jemi njohur me procedurat zyrtare të rregjistrimit, kemi ndjerë në letër zonën ku do të lëvizim më tej – 1786b. Tashmë grupit tonë i është bashkuar edhe Hijdije Sejdija e Nazife Hasani që tek lëvizim më tej drejt pyjeve me gështenja në përdorm të tyre na tregojnë se gjendja e grave në këto zona rurale është më e pafavorshme, si rezultat i kufizimeve që ato kanë lidhur me pronësinë, munëdtë pë njohuri, zhvillim biznesi, tregtim, marketim, përdorimin e tokës për qëllime të zhvillimit të mëtejshëm të kapitalit, kufizime në momentet e vendim marrjes, etj. Vetëm falë projektit CNVP u bë e mundur që ato të ndërgejgjësohen mbi të drejtat e tyre të pronësisë e të përdorimit. Marrëdhëniet e gruas me tokën janë të lidhura me pronësisë mbi tokën apo zotërimin e titullit të pronësisë, kjo pasi është e lidhur drejt për së drejti me pozitën e gruas në familjen rurale dhe në komunitet, me përdorimin e burimeve natyrore, fuqizimin e tyre ekonomik si dhe pozicionin e tyre në vendim marrje në të gjitha nivelet.
E shohim problematikën më gjerësisht, cfarë prek jo vetëm grate në Petkaj, por kudo ku ato ndodhen në zonat rurale. 
Pavarësisht ndonjë progresi, përgjithësisht vihet ré një hendek midis të drejtave mbi tokën të ofurara me ligj dhe realitetit, sikurse dhe pa qartësi brenda vetë ligjit dhe akteve nën ligjore. Mjafton të përmendim këtu se legjislacioni Shqiptar njeh si të drejtat e pronësinë mbi tokën mbi baza familjare ashtu edhe atë mbi baza individuale. Kodi Civil p.sh. i kaluar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1994 dhe Ligji mbi Pronësinë Private Nr. 7512 i vitit 1991 njeh pronësinë private dhe individuale si dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve për të zotëruar dhe trashëguar pronën. Pronësia familjare mbi tokën është përcaktuar mbi bazën e Ligjit të Tokës dhe Kodi Civil e klasifikon tokën bujqësore si një tokë në pronësi të familjes (Neni 222) dhe jo si pronë që mund të nën-ndahet më tej ndërmjet anëtarëve të familjes me përjashtim të kushteve specifike (Nenet 226–228). Pra, ndërkohë që disa nga ligjet garantojnë të drejta individuale pronësie të barabarta si për burrat ashtu dhe për gratë, bashkëshortin dhe bashkëshorten, djalin dhe vajzën, disa nga dispozitat e të njëjtave ligje kanë përcaktuar familjen dhe jo individin si zotërues të tokës bujqësore.  Kështu, edhe pse lgji lejon një ndarje të barabartë të pronësisë midis burrit dhe gruas, në shumicën e rasteve toka trashëgohet vetëm përmes linjës mashkullore të gjakut në familje dhe titujt e pronësisë po ashtu figurojnë në emër të tyre (meshkujve), me përjashtim të rasteve kur të vetmit trashëgimtar të familjes janë femra. Ndër më të rrezikuarat në këtë situatë janë veçanërisht gratë e veja apo ato të divorcuara.
Por, krahas efektit që ka tradita në këtë përqasje lidhur me pronësinë mbi tokën, ka edhe faktorë të tjerë ndikues të tillë si mungesa e njohurive mbi legjislacionin nga vetë gratë dhe tendenca e brendshme e tyre për të ndjekur zakonin, duke u bërë kështu në një farë mënyre prehë e dominancës ekonomike të meshkujve. E duke mos patur tituj pronësie, për pasojë gratë nuk kanë mundësi të marrin kredi, kanë pasiguri në investime, si dhe humbasin shanset e mbështetjes nga skema të mbështetjes financiare siç janë skemat e subvencionit.
Por, pikërisht rasti i sotëm në Petkaj shënon përpjekjet për ndryshimin e situatës me njohjen e së drejtës së bashkëpërdorimit apo rregjistrimit të gruas si përdoruese. Certifikatat e përdorimit në Petkaj i janë dhënë të dyve, burrit dhe gruas si bashkë përdorues.
Përmes strategjive dhe institucioneve të saj në fakt Qeveria Shqiptare po synon në regjistrimin e pasurive në çertifikatat e pronësisë dhe kartelave në emër të të dy bashkëshortëve në përputhje me nenin 41 paragrafi 2 të Ligjit 33/2012; hedhjen e të dhënave në sistemin e të dhënave elektronike të ZRPP në lidhje me gjininë në emër të cilit prona është regjistruar; dhe trajnimin e stafeve qëndrore dhe lokale te ZRPP për respektimin e barazisë gjinore në veprimtarinë e regjistrimit.

Ndërkohë kemi arritur në parcelën me gështenja dhe tashmë rrugën na e drejtojnë dy zonja. Se c’ka në hapin e tyre një siguri tek shkelin perms shtigjeve në thellësi të pyllit, siguri që i lexohet edhe në sy, edhe në mënyrën se si bisedën e shoqërojnë me lëvizje energjike të duarve. Kjo copëz pylli i ka bërë ato krenare dhe të vetëdijëshme se punojnë për vete, familjen dhe komunitetin. Kjo copëz pylli ndoshta ju ka shtuar dhimbjen në duar nga fruti gjëmbac i gështenjës, por përballimin e shoqërojnë me buzëqeshje. Eh, ka ende për të bërë, ato ëndërrojnë një dalje me volum më të madh në treg, e pse jo dhe të grupuar, ëndërrojnë ngritjen e emrit të zone perms produktit, pse jo të mos kenë dhe disa vegla pune të përshtatëshme, e pse jo dhe doreza për të mbrojtur duart prej nëne, pse jo të mos e përdorin gështenjën për gatime tradicionale, e pse jo të mos mësojnë nga fqinjët për përdorime të tjera të saj. Tek ecim nëpër pyllin me gështenja, dallon se dhe vetë fruti i tyre me atë ngjyrën e kaftë të pa përsëritshme sot se c’ka një buzëqeshje tek shpërthen nga lëvorja e carë, ka dicka në ajrin e këtij pylli po ashtu që të bën të mendosh se vullneti i njerëzve është një rrugë pa kthim.