Rexhep Ndreu
Në vitin 1990, u rishikuan politikat pyjore kombëtare të
Suedisë. Në përputhje me paktikën zakonore në Suedi, u krijua një komitet
parlamentar për të kryer rishikimin, i përbërë nga një nivel i lartë
ekspertize, të cilët përfaqësonin departamentet e qeverisë, tregtarët dhe
industrinë, grupet kërkimore e të konservimit etj. Politika e re pyjore, e cila
u vu në zbatim në vitin 1994, mbi të gjitha u ndikua nga dëshira për
liberalizim më të madh në sektorin e biznesit dhe nevoja për vëmendje më të
madhe ndaj çështjeve të konservimit në pylltari. Struktura e politikës u
ndryshua nga një strukturë e karakterizuar nga imponimi i rregulloreve tek “liria është përgjegjësi” bazuar
mbi menaxhimin sipas objektivave. U formuluan dy qëllime thelbësore me status
të barabartë: një për prodhimin dhe një për mbrojtjen e biodiversitetit. Një
parim që ndodhet në politikën e re është që tregut duhet t’i jepet më shumë
hapësirë për produkte dhe shërbime të ndryshme pyjore. Prandaj, taksimi dhe
subvencionimi në pylltari janë hequr. Përveç kësaj, politika dhe legjislacioni
pyjor tani aplikohen në mënyrë të barartë për të gjithë pronarët e pyjeve.
Rishikimi gjithashtu rezultoi në krijimin e më shumë rezervateve natyrorë nga
qeveria, shumë prej të cilëve i janë bashkuar rrjetit Europian Natura 2000.
Vitet e fundit, pylltaria është ndikuar gjithnjë e më shumë nga politikat
mjedisore. Synimi kryesor i politikës është – në përputhje me marrëveshjet
ndërkombëtare – që të sigurojë që zhvillimi është i qëndrueshëm. Parimi
themelor i politikës mjedisore është integrimi sektorial, psh. çdo sektor i
shoqërisë është përgjegjës për implikimet mjedisore të aktiviteteve në sektorin
e tyre. Në vitin 2004, politika pyjore iu nënshtrua një rishikimi të mëtejshëm.
Kjo rezultoi me një vendim parlametar që, në esencë ishte një vazhdimësi e
politikës ekzistuese, por me një theks më të fortë mbi çështjet klimatike.
Implementimi
Agjensia
Suedeze e Pyjeve (ASP) u themelua në vitin 2006, duke zëvendësuar kështu
Bordet Pyjore të Qarqeve dhe Bordin Kombëtar të Pyjeve të mëparshme. Agjensia
është autoriteti kryesor për pyjet dhe çështjet e lidhura me mjedisin dhe
konservimin. Përveç rolit të saj në garantimin e respektimit të ligjeve dhe
rregulloreve përkatëse, ASP gjithashtu siguron trajnime, këshillime dhe informacione
mbi pylltarinë. Një tjetër detyrë është kryerja e studimeve e analizimeve për
të indentifikuar stacione të vlefshëm konservimi dhe trashëgimie natyrore dhe
të mbajë një regjistër për stacione të tillë.
Agjensia Suedeze e Mbrojtjes së Mjedisit është agjensia kombëtare
përgjegjëse për politikat e përgjithshme mjedisore, ndërsa agjensitë e tjera
qeveritare kanë përgjegjësi specifike. Roli i agjensisë është të promovojë
politika mjedisore dhe të veprojë si një agjent unifikues për çështjet
mjedisore. Gjithashtu agjensia ka përgjegjësi kombëtare për krijimin e
rezervateve natyrore. Kjo punë bëhet në koordinim me ASP. Të dyja agjensitë
përdorin gjerësisht masa ligjore, si edhe edukimin, trajnimet, këshillimet dhe
shërbimet e informacionit për të siguruar zbatimin e politikave pyjore
kombëtare.
Kushtet kryesore të Aktit
të Pyjeve aktual, i cili ka një kuadër më të gjerë se sa legjislacioni i
mëparshëm për silvikulturën dhe menaxhimin e pyllit janë:
Ripyllëzim i detyrueshëm pas prerjeve përfundimtare;
§ Ndalim i shfrytëzimit të grumbujve
të rinj;
§ Një detyrim mbi pronarët e pyjeve
për të kryer kontroll parandalues ndaj insekteve dëmtues;
§ Regjime të veçanta menaxhimi për pyjet fletorë dhe ata malorë;
§ Një detyrë e përgjithshme kujdesi
për objektet apo stacionet me vlera natyrore, historike apo trashëgimore në
pyje.
Të ardhurat
neto nga pyjet taksohen – esencialisht në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe për
degët e tjera të industrisë.
Legjislacioni
mbi matjet e lëndës drusore, përcakton
që matjet për trupat e sharrës, drurin e pastës dhe ashklat duhet të kryhen në
përputhje me udhëzimet e ASP. Kjo siguron një bazë korrekte për pagesat.
Pylltaria ekonomike dhe efiçiente
Në ditët e sotme shfrytëzimi i pyjeve kryhet gjerësisht nga
kontraktorë privatë, i cili është efiçent dhe tepër i mekanizuar. Këta
kontraktorë përdorin makineritë e tyre dhe përbëjnë një element të rëndësishëm
në Pylltarinë Suedeze. Megjithatë, në sipërmarrjet e pyjeve të familjes,
pronarët shpesh i kryejnë vetë rigjenerimin dhe punime të tjera silvikulturore.
Duke qënë se shumica e makinerive pyjore janë të pajisura me
kompjutera “on board” dhe sisteme të lëvizshme komunikimi, shfrytëzimi mund të
drejtohet për të përmbushur nevojat dhe kërkesat aktuale të tregut. Edhe
transportimi i afërt (secondary haulage), i cili bëhet me anë të rrugëve apo
hekurudhave tashmë është një pjesë integrale e këtij sistemi. Me një qarkullim
efiçent të drurit të këtillë, sasia e lëndës drusore të depozituar në shesh
depozitimet apo në vend grumbullimet e përpunimit është reduktuar në mënyrë të
ndjeshme. Trupat e sharrës dhe druri i pastës përbëjnë pjesën më të madhe të të
ardhurave neto, por asortimentet për energji po rriten ekonomikisht. Interesi
për llojet gjethegjëra është
duke u rritur për dy arsye kryesore. Një është ajo që industria e përpunimit të
drurit kërkon për më shumë lloje fletorë, dhe tjetra që shumë pronarë pyjesh po
shohin për alternativa për pishën dhe hormoqin, pasi këto janë të ndjeshme ndaj
rrëzimit nga erërat, siç është evidentuar edhe në stuhitë e forta të ndodhura
kohëve të fundit në Suedi. Disa të adhura jodrusore nga pyjet të një rëndësie
në rritje janë turizmi dhe energjia e erës.
Çertifikimi
Ekziston një nevojë në rritje për aktorët e tregut të lëndës
drusore për të qënë në gjendje t’u ofrojnë klientëve të tyre garancinë e
cilësisë së lartë të produkteve pyjore dhe informacion të detajuar mbi ndikimet
mjedisore direkte dhe indirekte të produkteve të tyre. Një mënyrë me të cilën
kjo është bërë, është me anë të
çertifikimit pyjor, i cili garanton që praktikat dhe produktet e kompanive të
çertifikuara kanë përmbushur standartet specifike. Duke qënë eksportues të
mëdhenj të lëndës drusore dhe produkteve me bazë drusore, sipërmarrjet suedeze
kanë qënë në pararojë të skemave kombëtare dhe ndërkombëtare të çertifikimit
për sektorin pyjor, si pjesë e përpjekjeve për të promovuar lëndën drusore si
një lëndë e parë e qëndrueshme.
Planet e menaxhimit të pyjeve
Planet e menaxhimit të pyjeve
Sipërmarrjet industriale pyjore tani përdorin planet e ekologjisë së peisazhit (landscape ecology
plans), ndërsa sipërmarrjet familjare përdorin planete menaxhimit të pyjeve të gjelbër (green forest management plans)
në të dy tipet e planeve, grumbujt pyjore klasifikohen sipas prodhimit dhe
vlerave të konservimit.
Planifikimi i menaxhimit tradicional vullnetar në Suedi ka
evoluar në një mjet efektiv për inkorporimin e masave të përgjithshme dhe të
specializuara të konservimit në pylltarinë e përditshme; kjo mbulon objekte dhe
stacione me vlera natyrore apo trashëgimore. Këto plane gjithashtu janë
instrumente të rëndësishme për çertifikimin e pyjeve.
Të gjitha
sipërmarrjet industriale pyjore të mëdha në ditët e sotme përdorin Planet
ekologjike të peisazhit. Këto plane sigurojnë që çdo peisazh pyjor (zakonisht
duke përbërë një sipërfaqe prej 30.000 – 40.000 ha) do të pëmbajë një
proporcion të pranueshëm pyje të vjetër, pyje gjethegjerë etj. në terma
afatgjatë. Planet janë hartuar me ndihmën e sistemeve të informacionit
gjeografik të kompjuterizuara dhe shohin disa dekada përpara.
Shumica e
pronarëve të pyjeve në Suedi kanë një plan menaxhimi të pyllit të tyre, i cili
specifikon statusin aktual të pyllit dhe masat e propozuara për t’u kryer gjatë
një periudhe 10 vjecare për të sigurar një përfitim të mirë financiar dhe për
të ruajtur dhe promovuar biodiversitetin e pyllit.
No comments:
Post a Comment