Besmir Agalliu
Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme
natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor
me lartësi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Edhe
relievet kodrinore janë përgjithësisht të buta dhe të mundshme për shfrytëzim
bujqësor.
Ne kuadrin e pasurive natyrore rëndësi të veçantë kanë
pasuritë ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi përshkohet nga lumenjtë Seman,
Vjosë e Gjanica. Semani - 281 km i gjatë formohet nga bashkimi i Devollit me
Osumin në afërsi të Beratit. Siperfaqja e pellgut ujëmbledhës është 5949 km2,
prurja mesatare vjetore e tij arrin në 96 m3/sek. Semani është ndër lumenjtë më
eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjosa - 272 km i gjatë buron nga
malet e Pindit në Greqi. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 6700 km2,
ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek. Gjanica - 67 km buron
nga burimet e Poçemit e të Kalivaçit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është
234 km2. Është një nga lumenjtë më të ndotur në vend, për shkak të derdhjes së
naftës. Rrethi ka edhe disa liqene artificiale ku më i madhi e më i rendësishmi
prej tyre është ai i Kurjanit me sipërfaqe 375 ha, ujërat e tij përdoren për
ujitje. Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga
veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi i Fierit dallohet për disa lloje
bimësh e kafshësh sidomos në pjesët bregdetare e fushore. Ndërsa në ujërat e
detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj.
Nëntoka është mjaft e
pasur me lënde djegëse siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e
Patos-Marinzës, e cila është dhe zona naftëmbajtëse më e madhe në Shqipëri.
Gjithashtu nëntoka është e pasur edhe me materiale ndërtimi si zhavore, rërëra,
argjila etj.
Pikerisht keto te fundit qe jane nje pasuri e mire per
biznesin, jane dhe nje fatkeqesi e madhe per te. Abuzimi me to dhe shperfillja
prej kaq vjetesh ke bere qe Fieri te vujae nga nje “KANCER” qe e pershkruan ate
mes per mes mu ne qneder te qytetit. Rrethi I Fierit eshte nje nga rrathet me
te dontura per nga lumenjte. Pasi fusha naftënxjerrëse Marinëz-Patos, Rafineria
e Naftës Ballsh, AZOTIKU. Kane bere ndotjen e Gjanices dhe basenit lumor Seman
duke shkaterruar floren dhe faunen. Ndotja eshte paraqitur edhe te ujerat nentokesore
e siperfaqesor.
Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të
bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij
pa asnjë formë jete. Eshtë vlerësuar se çdo muaj në Gjanicë derdhen rreth
12'587-18’091 m3 mbeturina të lëngëshme me përmbajtje hidrokarburesh dhe vajra
industriale (AKM/NEA, 1997-1998). Në këtë zonë, edhe vlera e BTEX (benzen,
toluen, etil-benzen, ksilen) mund të jetë shumë e lartë. Krahas dëmit në florën
dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me
rrezik.
Ndotja qe bejne nga hedhja e naftes.
Sikur mos te mjaftonin keto gjera qe te shkaterronin Kete
mrekulli qe ka fal ZOTI ketij qyteti kaq te madh dhe te mrekullushem, lenia
mbas dore e pushtetit vendor dhe atij qendror per kaq vite ka sjelle dhe shume
problematika te tjera. Shkarkimi i ujerave te zeza nga pallatet qe jane ngritur
afer tij dhe lokaleve, jane nje shqetesim mjaft serioz.
C’do gje i eshte shkaterruar ketij lumi. Sa hyne ne qytet
verejme qe jane bere me qindra palate dhe locale duke ja shkaterraur shtratin
ketij lumi dhe duke cuar ne erosion ne vende vende. Prurjet e here pas here te
medha kane bere qe te sjelle shkaterrime ne mas dhe ne deme te medha materiale.Mos patja e nje plani urbanistik ka bere qe te ngrihen mbi
ted he afer tij me qindra locale dhe hotele, duke devijuar edhe rrjedhjen e
tij.
Gjendja e ketij lumi eshte e mjerishme. Qeverite asnje here
nuk I kane kethyer syte nga kjo mrekulli. Vite me pare ishte nje parajse e
vertete ku mund edhe te peshkoje tregojne me te mocmit.
Duhet nderhyrje urgjente per te parandaluar kete krim te
madh. Fatkeqesisht edhe sot nuk eshte marre asgje parasysh.
No comments:
Post a Comment