E
vendosur mbi një reliev të valëzuar me kodrina e lugina përrallore, një sipërfaqe
prej më se 2000 hektarë, Blinaja përbën një “ishull” ku lulëzon jeta e harmonia
midis kafshëve të gjahut e drurëve më karakteristik të hapësirës shqiptare. Ata që dëshirojnë të shohin çfarë kanë ëndërruar për kaprollin,
drerin e derrin e egër do i shohin në jetën e tyre të përditshme në njësinë e
menaxhimit të Blinaja-s, në zemër të Kosovës. Kjo njësi menaxhimi shtrihet
në pjesën perëndimore të ultësirës së Kosovës, në jug-perëndim të Prishtinës në
largësi prej 32 km
dhe ngrihet në lartësitë 600 – 850
m mbi nivelin e detit, në një rajon kodrinor të
vendgjuetive. Sipas destinimit, është zonë gjuetie me rëndësi të veçantë, e themeluar në vitin 1955 me vendim të
organeve përgjegjëse të ish KSAK –së dhe rithemeluar në shkurt të vitit 2009 me Vendim të
Ministrit të MBPZHR-së.
Nga viti 1936 ekzistojnë dokumentet e para të planifikimit për këtë njësi
menaxhimi. Në vitin 1956 është hartuar plani afatgjatë i menaxhimit për 10 vjet
për pyjet dhe faunën e egër, për të vazhduar në
vitin 1974 me plane menaxhimi dhe hartimin e një dokumenti “Studimi i zhvillimit dhe programi kompleks i
menaxhimit me pyje”. Gjithashtu
ekzistojnë planet e menaxhimt të
hartuara për periudhat e viteve: 1986-1996, 1996-2006 dhe plani i menaxhimit të
kafshëve të egra 2008-2018. Emërtimi i saj është realizuar në bazë të
pjesëmarrjes të shtrirjes të llojit të drurit Bliri ( Tilia ssp.).
Bota e gjallë bimore e kësaj njësie menaxhimi përfaqësohet nga një numër i
madh llojesh autoktone, si dhe nga fauna e egër. Vegjetacioni është i begatshëm
dhe i llojllojshëm si rezultat i proçeseve historike evolutive dhe kushteve
mjaft të përshtatshme gjeografike, orografike, klimatike, gjeologjike dhe
pedologjike.
Karakterizohet me një terren të brezit kodrinor me thyerje mesatare dhe pa pjerrësi të theksuara. Hidrografia përbëhet nga prroska të vogla që gjatë verës thahen tërësisht. Janë të ndërtuara 30 penda ujëmbledhëse me qëllim të furnizimit me ujë gjatë gjithë kohës.

Kjo njësi menaxhuese ka një bazë strukturale që përbëhet nga shkëmbinj
gëlqeror dhe serpentinave të strukturave të ndryshme. Bazën gjeologjike e
përbejnë shkëmbinj që janë pjesë e silikateve acidike si; mikashisti, kuarcit,
amfiboliti, muskoviti etj.
Njësia e menaxhimit “Blinaja” përfshihet nga klima kontinentale që në
lartësitë larta mbidetare karakterizohet me vlera të theksuara të temperaturave
ekstreme të ndikuara nga thyerja e terrenit dhe elementëve të klimës
kontinentale. Temparatura mesatare
muajit më të thatë në korrik është 20.3 gradë celsius ndërsa e muajit më
të ftohtë në janar -1.4 gradë celsius. Temperatura mesatare vjetore është 10.2
gradë celsius. Sasia e të reshurave është 600-900 mm/vit të cilat kryesisht
bien gjatë shtënës së dimrit.
Njësia menaxhuese Blinaja kryesisht shtrihet në toka të kafenjta
mesatarisht të thella mbi substrat gur – grill
duke mos përjashtuar prezencën e tipave të tjera të tokave si; tanker të
hirta kafe, tanker të tipit mbi gurë, redzinë tipike mbi substrat gëlqeror, të
kuqërremtë kafe etj.
Sipas planit të menaxhimit të hartuar gjatë vitit 2013 janë nxjerrë të dhëna
si më poshtë:
-
Sipërfaqja e
përgjithshme .....................................................................................................
2172 ha
-
Sipërfaqja pyjore
......................................................................................................................
2027 ha
-
Vëllimi në këmbë ................................................................................................................
332325 m3
-
Rritja
vjetore..............................................................................................................................
9737 m3
-
Vëllimi i rekomanduar i prerjes
............................................................................................
2950 m3
Pjesa dërrmuese e sipërfaqes pyjore (mbi 90%) janë pyje cungishte, ndërsa pjesa e
mbetur e sipërfaqes janë pyje të lartë, livadhe, kullota, sipërfaqe ujore etj.
Pjesëmarrja e llojeve ne vëllimin e përgjithshëm në nivel të njësisë
menaxhuese dominohet kryesisht nga dushqet, ku qarri ka pjesëmarrjen më të
madhe 49%, bunga 33% e më pak shparthi me 6%, po ashtu lloje të tjera fletorësh
si ahu, bliri etj. zënë rreth 11% dhe pjesën e mbetur e zë pisha e zezë.
Kjo njësi menaxhimi ka një shpërndarje homogjene të klasave menaxhuese/KM,
ku dominojnë kryesisht klasa menaxhuese të pyjeve të ulëta cungishte 4000 në
afro 84% të sipërfaqes së përgjithshme të cilat janë të moshës së re. Pyjet e
larta KM 1000 dhe 2000 nuk janë fare të përfaqësuara, ndërsa kulturat pyjore
përfaqësohen 87.2 ha apo 3.2 %, kurse
shkurret KM 5000 janë prezentë në afro 22 % të sipërfaqes.
Në aspektin e rritjes vjetore, pjesën më të madhe e kanë pyjet cungishte të
dominuara nga dushqet, të cilat zënë rreth 90% të rritjes totale vjetore (9033
m3/vit), kjo si rezultat edhe i pjesës dërrmuese të sipërfaqes që
ato zënë.
Për periudhën 10 vjeçare
sasia e prerjeve të planifikuara është 29,507 m3 vëllim drusor,
kryesisht si dru zjarri dhe me sasi të vogël të drurit teknik të imët. Kjo sasi
e prerjeve të planifikuara përfshin vlerën e 30% të rritjes vjetore, e cila
paraqet vlerën minimale të prerjeve të nevojshme për menaxhim të qëndrueshëm të
pyjeve me destinim të veçantë siç është rasti në Njësinë Menaxhuese të “
Blinajës”.
Raporti i trajtimeve të propozuara
Tipi i trajtimeve
|
Sip. e n/ngastrave ha
|
Sip. per trajtim
ha
|
Konversion
|
51.5
|
24.5
|
Pastrime/ Çlirime
|
14.2
|
9.1
|
Rrallime
|
1106.9
|
537.2
|
Prerje regjenerues njëmoshore
|
185.3
|
107.5
|
Prerje regjenerues shumëmoshare
|
22.1
|
8.9
|
Prerje sanitare
|
55.7
|
28.5
|
Total
sipërfaqe për n/ngastra
|
1435.7
|
716
|
Në këtë njësi menaxhuese dominojnë trajtimet me rrallime
të një sipërfaqe të përgjithshme 1106.9 ha ndërsa sipërfaqja e ngastrave që
kërkohet ndërhyrje me masa të ndryshme
është rreth 1435.7 ha. Duke pasur parasysh urgjencën e trajtimit të sipërfaqes
të n/ngastrave të planifikuara për trajtim, ekzistojnë 66 n/ngastra që kërkojnë
trajtime urgjente në një sipërfaqe deri 716 ha, nga këto 537 ha rrallime dhe
107.5 ha prerje regjeneruese njëmoshore. Deri tek këto rezultate është arritur
sipas propozimit dhe planifikimeve të rekomanduara nga grupet e inventarizimit
në terren.
Duke u mbështetur në pozicionin gjeografik, kushteve
gjeologjike, pedologjike, hidrologjike dhe karakteristikave të relievit dhe të
klimës, Blinaja ofron kushte mjaft të përshtatshme për kultivimin e botës së
egër shtazore, kryesisht të gjitarëve që kanë rëndësi të madhe për gjueti
rekreative.
Llojet më prezentativë që kultivohen në njësinë menaxhuese të Blinaja-s, janë kaprolli (Capreolus capreolu)s, derri i egër (Sus strofa), dreri bri lopatë (Dama dama), derri i rëndomtë (Cervus elaphus). Përveç llojeve të kultivuara në këtë njësi menaxhimi mund të hasim lloje karnivore si ujku (Canis lupus), dhelpra (Canis vulpes), vjedulla (Meles meles), macja e egër (Felis silvestris), shpendët si shqiponja perandorake (Aquilla heliaca), shqiponja e maleve (Aquilla chrysaetos), thëllëza e gurëve (Alectoris graeca), petriti i pulave (Açepiter gentilis), etj. Brenda vitit, gjatë stinëve të ndryshme, kohë pas kohe ndalojnë edhe shumë shpezë të tjera shtegtare.
Kushtet natyrore mundësojnë kultivimin e kafshëve dhe shpezëve të egra për gjueti, që e bëjnë këtë njësi menaxhimi një lokacion të mirë për gjueti rekreative. Blinaja përfaqëson një lloj të mbyllur të vendgjuetisë, çka do thotë se nuk ka lëvizje të lirë të faunës së kultivuar dhe grabitqarëve natyror. Mungesa e grabitqarëve e bën gjuetinë si mjetin kryesor për të kontrolluar numrin e kafshëve apo ruajtjen e ekuilibrit biologjik, duke mos lejuar shtimin e numrit të madh të kafshëve mbi ekuilibrin biologjik dhe mbi kushtet apo mundësitë premtuese për ushqim dhe me këtë ruajtjen e këtij ekosistemi.