17 February 2014

Pronësia dhe edukimi, përgjegjësi e jona për ruajtjen e tokës për brezat që do të vijnë!


Nga  Rexhep Ndreu
Proçesi i transferimit pyjeve dhe kullotave  ka filluar në vitin 1996 nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Shërbimin Pyjor në rrethe. Kjo me mbështetjen teknike e financiare të Projektit të Pyjeve të Bankës Botërore (PP/BB), të Programit për Zhvillimin e Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP), i financuar nga USAID. Aktualisht vazhdojnë të mbështesin këtë proçes PZHBN, SIDA, SNV (CNVP), ILC  dhe organizma të tjerë ndërkombëtare.  Aktualisht në Drejtorinë e Politikave Pyjore e Kullotave të Ministrisë së Mjedisit, funksionon një Sektor i Pyjeve dhe Kullotave Komunale.
Si rezultat i reformave, pylltaria komunale ka arritur mjaft suksese në Shqipëri, ku përfshirja e përdoruesve – familjeve fshatare – është e lartë.  Ndikimi duket sidomos në ruajtjen dhe përmirësimin e pyjeve të degraduara të ndodhura pranë fshatrave, të përdorura tradicionalisht prej tyre, bashkërisht si fshat apo veçan secila familje në pjesë të caktuara.  Në këto zona, pyjet po ripërtërihen dhe kanë filluar të japin prodhime drusore aq shumë të nevojshme për të zbutur varfërinë në fshat, si dhe sigurojnë  shërbime të tjera.
Zona të mëdha të pyjeve të degraduara janë kthyer sërish në pyje të vlefshme. Shembuj mund të shihen në të gjithë Shqipërinë si në Kukës, Dibër, Lezhë, Korçë dhe Elbasan. Kjo është bërë e njohur edhe në shumë plane menaxhimi nga Projekti i parë i Bankës Botërore në më shumë se 130 Komuna dhe planet e APFDP dhe PZHBN, në 240 plane mbarështrimi.

07 February 2014

Masakra që po i bëhet Liqenit të Pogradecit

Bregu i Liqenit të Pogradecit nuk është më si më parë, pasi përgjatë tij po hidhen përditë dhera dhe inerte, që nga fshati Lin dhe deri në qytet, duke bërë që të humbasin kilometra të tërë vijë liqenore. Astrit Shkëmbi, një nga peshkatarët e njohur të kësaj zone tregon se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të kthimit të bregut në hapësira për lokale, si dhe për shkak të neglizhencës së pastrimit të kallamishteve.

Shtimi i sipërfaqeve të mbuluara nga kallamishtet ka ulur në maksimum vendet ku mund të bëhet plazh nga Pogradeci e deri në afërsi të Linit. Në kushte të tilla sipas banorëve të zonës, është e vështire të bëhet fjalë për të pasur turistë vendas dhe shumë më pak të huaj. Zyrtarë të komunës Udenisht e shikojnë si shqetësim këtë problem, por duken të pafuqishëm për heqjen e kallamishteve për shkak të buxhetit të paplanifikuar nga qeveria për këtë problem.

Ndërkohë, specialistë të mjedisit dhe të peshkimit, edhe ata jashtë kamerave, pranojnë se sipërfaqe të tilla të mëdha të kallamishteve në liqen, më shumë e dëmtojnë sesa i duhen liqenit. Për të njëjtat arsye, pothuajse janë humbur kilometra të tëra të vijës liqenore të Prespës së Vogël.
Punimet ne buze te Liqenit

06 February 2014

Mbahet Konferenca Kombėtare e Ligatinave

Tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Ministri i Bujqėsisė Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave Edmond Panariti. Gjatė fjalės sė tij, Ministri Koka vuri theksin nė rėndėsinė e trajtimit tė ligatinave nė vendin tonė tnė pėrputhje tė plotė me konventėn Ramsar.
"Kremtimi i Ditės Botėrore tė ligatinave ofron njė mundėsi ideale pėr tė nxjerrė nė pah rėndėsinė e ekosistemeve ligatinore nė mbėshtetje tė zhvillimit tė bujqėsisė, sidomos pėr faktin se veprimtaria bujqėsore mbėshteten nė tokėn, ujin, bimėt dhe faunėn pėr tė siguruar ushqimin dhe pėr tė pėrmirėsuar jetesėn e njeriut. Pėrdorimi i menēur i ligatinave dhe shėrbimeve tė tyre tė ekosistemit ėshtė nė qendėr tė qėllimit tė Konventės Ramsar.