06 February 2014

Mbahet Konferenca Kombėtare e Ligatinave

Tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Ministri i Bujqėsisė Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave Edmond Panariti. Gjatė fjalės sė tij, Ministri Koka vuri theksin nė rėndėsinė e trajtimit tė ligatinave nė vendin tonė tnė pėrputhje tė plotė me konventėn Ramsar.
"Kremtimi i Ditės Botėrore tė ligatinave ofron njė mundėsi ideale pėr tė nxjerrė nė pah rėndėsinė e ekosistemeve ligatinore nė mbėshtetje tė zhvillimit tė bujqėsisė, sidomos pėr faktin se veprimtaria bujqėsore mbėshteten nė tokėn, ujin, bimėt dhe faunėn pėr tė siguruar ushqimin dhe pėr tė pėrmirėsuar jetesėn e njeriut. Pėrdorimi i menēur i ligatinave dhe shėrbimeve tė tyre tė ekosistemit ėshtė nė qendėr tė qėllimit tė Konventės Ramsar.

Kjo do tė thotė qė menaxhimi i ndėrveprimeve bujqėsi-ligatina ka si qėllim gjetjen e njė balance tė pėrshtatshme ndėrmjet shėrbimeve siguruese, mbėshtetėse, rregulluese dhe kulturore tė ekosistemeve."-u shpreh ministri Koka i cili tha se gjetja e kėsaj balance mbetet njė sfidė e ministrive tė linjės.
"E konsideroj sfidė, pasi nė shumė vende tė botės, burimet ujore tashmė janė pėrdorur nė ose pėrtej kufi­jve tė tyre tė qėndrueshėm. Bujqėsia do tė kėrkojė mė shumė ujė pėr tė mbėshtetur mė shumė njerėz nė tė ardhmen, por ligatinat ende duhet tė kenė ujė tė mjaftueshėm pėr tė ruajtur karakterin e tyre ekologjik dhe shėrbimet esenciale tė ekosistemit. Nga ana tjetėr, funksionet dhe vlerat ekonomike tė ligatinave duhet tė merren parasysh nė planifikimin pėr prodhimin e ushqimit dhe produkteve tė tjera bujqėsore. Pėr tė garantuar kėtė qasje, nė kuadėr tė Direktivės sė Bashkimit Europian pėr ujin, Ministria e Mjedisit, ka shėnuar njė progres tė dukshėm institucional dhe ligjor pėr administrimin e ekosistemeve ujore."
Nė fjalėn e tij Ministri Koka tha se Ministria e Mjedisit po harton projektvendimet nė pėrputhje tė plotė me direktivėn Kuadėr tė ujit dhe direktivave qė lidhen me tė. "Nė pėrmbushje tė ligjit pėr menaxhimin e integruar tė ujėrave, jemi nė proces tė hartimit tė strategjisė kombėtare pėr menaxhimin e integruar tė ujerave si dhe strategjisė kombėtare pėr kadastrėn e ujėrave."
Ministri i Mjedisit theksoi se miratimi nga Kėshilli i Ministrave i Agjencisė Kombėtare tė Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetėror tė Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave do tė sjellė efektet e dukshme edhe tek ligatinat.
Ligatinat shqiptare pėrfaqėsojnė mjedisin mė tė ndjeshėm dhe mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri. Ata janė zona me vlera dhe pėrdorime tė shumta ekologjike dhe ekonomike, duke qene se ofrojnė peshk dhe habitate pėr kafshėt e egra, mbėshtetin zinxhirin kompleks ushqimor, thithin ujin duke zvogėluar pėrmbytjet dhe dėmet nga stuhitė, kontrollojnė erozionin, pėrmirėsojnė cilėsinė e ujit, dhe sigurojnė hapėsira tė lira me vlera estetike.
Ėshtė vlerėsuar se lagunat bregdetare, duke qenė ekosisteme specifike midis tokės dhe detit, janė ekosistemet ujorė mė produktivė. Sipėrfaqja ujore natyrore zė 2,3% tė territorit, ndėrsa sipėrfaqja ujore artificiale zė 0,5% tė territorit.

Ligatinat mbulojnė rreth 90,000 ha ose 3.2% tė territorit kombėtar. Nė Shqipėri, gjenden pesė lloje tė ligatinash, nė bazė tė origjinės sė tyre tė formimit dhe funksionin e tyre. Zona mė e madhe pėrbėhet nga liqenet e hidrocentraleve, i ndjekur nga liqenet natyrore (me origjinė tektonike, glaciale, ose karstike) dhe sistemet lagunore bregdetare. Mė shumė se 70% e vertebroreve tė vendit, sidomos shpendėt, zvarranikėt dhe gjitarėt janė gjetur nė kėto territore.
My Blogger Tricks

1 comment:

  1. Koment mbërritur me email në info.albania@rec.org

    Lexova me vemendje permbledhjen e mendimeve lidhur me Ligatinat dhe ne vecanti situaten e renduar hidrobiologjike ne Liqenin e Butrintit.Gjykoj se Ministrite perkatese,e Bujqesise dhe e Mjedisit duhet te marrin masa konkrete qe lidhen me mbajtjen hapur te grykave te komunikimit me detin.Aktualisht te gjitha lagunat kane nevoje urgjente per punime reabilituese te kanaleve lidhes ekzistues te tyre.Gjykoj se duhet filluar nga puna me kanalin e Butrintit,punime te cilat jane teper te vonuara dhe me pas te kalohet ne lagunat e tjera sidomos Narta dhe Karavastaja.
    Ministrite e mesiperme duhet te forcojne bashkepunimin dhe ti japin vendin qe u takon Organizatave te Menaxhimit te Peshkimit si perfaqesuese legjitime dhe te veteme te Komuniteteve te peshkimit ne shkalle vendi.Gjate viteve te fundit ato jane lene qellimisht menjeane dhe ne disa raste ato jane pothuaj inekzistente.
    Sot lexova ne nje gazete te perditeshme mbi situaten e rende ne Liqenin e Ohrit lidhur me gjuetine e paligjeshme,sidomos te koranit.Mendoj se urgjentisht,duhet te funksionoje kontrolli ne Liqen me grup te perbashket nga inspektoret e Minstrive te Bujqesise ,Mjedisit dhe ne rradhe te pare i Ministrise Brendeshme,per te bere te mundur riprodhimin normal natyror te koranit si dhe grumbullimin e vezeve nga grupi i peshkatareve te licensuar.

    ReplyDelete