06 January 2014

Sa shume mbetje!

Eduart Cani, REC Shqiperi

Ceshtja e mbetjeve urbane – perqendrohemi tek urbanet, se me te tjerat kemi shume pune perpara - eshte bere pjese e te perditshmes, aq sa e perditshme eshte dhe gjenerimi i vete mbetjeve. Vecanerisht qytetet e medha ne Shqiperi, te cilat per vite e anashkaluan problematiken ne rritje, tani jane perpara presionit per te gjetur zgjidhje te shpejta dhe shume me te kushtueshme. Te gjithe te perfshire politikisht, ekonomikisht dhe profesionalisht ne nje debat gati te perditshem se cfare te bejne me mbetjet.

Po pyetja eshte, se a e dime ne se me cfare kemi te bejme? - Pyesim nje qytetar nese e di se sa mbetje hedh cdo dite ne kazan (apo diku tjeter) – Absolutisht askush nuk e di! Nese pyetja do te shtrohej ne nivel bashkekohor, se cfare lloj mbetjesh largoni cdo dite, pergjigja behet mision i pamundur!


E nese qytetari nuk e ka ndergjegjesimin, madje as interesin, atehere autoritetet menaxhuese duhet ta kene. Metodat e matjes (jo mjetet realisht) ekzistojne dhe jane qe nga procesi i grumbullimit deri tek sistemet e ndarjes ne depozitim. E perseri, nese pyetja i shtrohet autoriteteve vendore apo dhe atyre monitoruese kombetare, (INSTAT, Agjencia Kombetare e Mjedisit), pergjigja eshte me perafersi. Kjo, per vete faktin se nuk ka shqetesim real dhe, aq me keq, nuk ka interes real.

Peshimi i mbetjeve dhe ndarja merceologjike (sipas rrymave) eshte pilotuar ne zona te vecanta (si Lezhe, Fier, Shkoder, Tirane, Korce) dhe na ka mundesuar te dhena per perberjen tipike te mbetjeve urbane qe largohen cdo dite nga qytetaret. E keshtu kemi shkruar ne Strategjine Kombetare te Mbetjeve dhe Planin Kombetar (MMPAU, 2011) se kjo variance eshte nga 0,4 deri ne 1,2 kg/person/dite. Gjithashtu, eshte shkruar se kemi rreth 50-60% mbetje organike (kuzhine dhe kopshti). A mjafton kaq? Me keto te dhena (qe nuk rishikohen dhe perditesohen) punohet cdo dite ne sektor, por jo per te hartuar politika bashkekohore, thjesht per rutine pune. Per rrjedhoje, te gjitha aktet nenligjore (kryesisht VKM-te), vendosin afate menaxhimi, qe me lejoni ta them – na i ka zili dhe Franca!

Njesite vendore, raportojne sasine e mbetjeve cdo vit prane sektorit te mbetjeve te Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit (tani Ministria e Transportit dhe Infrastruktures), jo per te ndihmuar politikat menaxhuese, por per te thithur grante subvencionuese (grante te pakushtezuara). Sasia e raportuar derivon sipas mendimit te mesiperm duke gjeneruar shifra pa asnje vlere menaxhuese.

Menaxhimi i mbetjeve si sherbim publik, eshte i vetmi qe tregon drejtperdrejt karakterin e nje njesie vendore. Ne kete sherbim, qytetaria e komunitetit ne sjelljen konsumatore dhe pagesen e detyrimeve, kundrejt aftesise dhe kultures menaxhuese te administratorit ne idete novatore dhe perdorimin me pergjegjshmeri te burimeve, vihen ne prove besueshmerie dhe vullneti per zhvillim. Per fat te keq, duke njohur te gjitha perpjekjet e shumta, nuk kam asnje shembull te mire per te ndare.

Mungesa e nje sistemi kombetar te raportimit standard dhe te matjes se performances (benchmarking), e ben menaxhimin e mbetjeve nje nonsens dhe diskutimin mbi te me shume per te lene pershtypje sesa me vlere per politika qe drejtojne menaxhimin.

Per ta bere te qarte, ne hierarkine e mbetjeve (boterisht te njohur dhe mirepranuar), percaktohen 5 shkalle te menaxhimit te mbetjeve, sipas nje preference zbritese nga parandalimi tek depozitimi.

Preferenca me e larte i jepet parandalimit. Per ta bere kete na duhen biznese shume te pergjegjshme (qe importojne mallra me pak paketim ose paketim te degradueshem) dhe qytetare me pergjegjshmeri te larte (qe p.sh. nuk marrin qese ne market), te cilat per momentin i kemi lluks. Me pas, si me pak e preferuar vjen riperdorimi, per te cilin perseri na duhen vecanerisht qytetare shume te pergjegjshem. Me tej kesaj, si edhe me pak e preferuar vjen riciklimi. Ky proces eshte modern, por ka kostot e tij financiare dhe mjedisore. Ne kete hallke vijne ne ndihme sipermarrjet e riciklimit, te cilat me shume se kushdo tjeter, kane nevoje per te dhena.

Per t’u ndalur pak ketu, duhet t’i kthehemi perberjes merceologjike te mbetjeve. Qe te mendosh per riciklimin mbetjeve, duhet te dish sa rryma mbetjesh ke dhe cfare peshe specifike zene ato. Duke gjykuar mbi te dhenat mund te ndertosh kapacitetet grumbulluese, pritese e perpunuese. Me pas, nderton nje politike te qarte biznesi te qendrueshem vetemenaxhues, ose ne ekuiliber mes disa alternativave, zgjedh te subvencionosh ate me pak te kushtueshme.

E nese kjo ka terhequr mjaft interesin e biznesit, nuk ka nxitur aspak interesin e qytetarit apo te menaxhuesit te mbetjeve, per te perpunuar te dhena te qendrueshme dhe nxitur procesin.

Per t’iu kthyer hierarkise, vijojme me shkallen e katert, e cila eshte dhe me pak e preferuar se riciklimi - rikuperimi. Rikuperimi eshte ne vetvete djegia e mbetjeve dhe fitimi i energjise (termike dhe elektrike). Ky proces eshte i “suksesshem” vetem ne vendet shume te zhvilluara. Kostot e ndertimit dhe mirembajtjes se djegesve termike (apo dhe te procesve te tjera pirolitike apo gazifikuese) jane shume te larta (ne dhjetra milione Euro). Por dhe nese kjo do te perballohej, ajo nuk shkon e vetme, pasi nuk mbaron me kaq – hiri duhet depozituar me kushte shume te larta sigurie. Per me teper, normat e shkarkimeve duhet te jete shume te kontrolluara (filtra te kushtueshem) dhe nen nje kujdesje te larte menaxheriale.

E perseri, per te ndertuar nje djeges, na duhet te dime jo vetem sa mbetje gjenerojne qytetaret, por sa vertete mbetet nga kazanet pasi jane hequr e marre prej tyre (nga grumbulluesit e ndryshem) letra dhe plastika. Ketu ceshtja e te dhenave behet dhe me komplekse, pasi jo vetem duhet te dime sasine, por dhe masen e thate per djegje (sa me shume lageshti te kete perberja aq me pak energji nga djegia ajo cliron).

E per te mberritur ne fund te hierarkise, vijme tek depozitimi (e quajme si te duam, vend-depozitim, fushe mbetjesh, landfill, apo asgjesimi sic quhet ne ligj) ku nuk ka rendesi emri, sesa ka standardi, i cili eshte aspak i preferuar. E nese ne Shqiperi ne kercejme direkt ne fund te hierarkise, duke hedhur direkt ne natyre (depozitimi eshte i paperfillshem) sasi te medha jo me “plehrash” por materialesh dhe lendesh me vlere, ato humbasin pergjithmone.

E megjithate, per kete metode, qe (per te kaluar momentin) te funksionoje, nje planifikues duhet te dije sasite e gjeneruara nga cdo banor dhe merceologjine e mbetjeve, para se te vendose ku dhe si ta ndertoje vend-depozitimin. Nese ky i fundit nuk eshte eficient, kthehet ne nje vater helmuese per mjedisin dhe qeniet e gjalla. Nje vend-depozitim modern, nuk duhet kuptuar si nje grope ku hidhen mbetjet. Ai eshte nje kantier, ku rikuperohen materiale, “prodhohen” lende te para (pleh organik) dhe perfitohet energji.

Sic eshte e qarte per kedo, duhet te fillojme te shikojme sa kemi per te menaxhuar. E ne kushtet, kur perballemi me mungesen e te dhenave dhe per indeksin e politike-berjes, qe numri i popullsise eshte i paverifikueshem, papranueshem, ceshtja eshte dhe me e ngutshme.

Se fundmi, ne kuadrin e perafrimit me BE, na duhet te permbushim dhe kushtet e raportimit te te dhenave, te cilat do te fusin Shqiperine ne raportet dhe analizat Evropiane (ku mungojme plotesisht dhe me gjithe perpjekjet e shumta), per politikat e menaxhimit te drejte te mbetjeve.

Vetem keshtu, do te kuptojme si qytetare, sipermarres dhe administratore, se ne cilen shkalle te hierarkise se mbetjeve do te funksionoje Shqiperia sot e ne te ardhmen.

My Blogger Tricks

No comments:

Post a Comment