24 April 2014

Dita e tokes 2014, nje thirrje per qytete te gjelbra

Prof.dr.Sherif Lushaj
44 vite me pare, me 22 Prill 1970, u mblodhen per here te pare ne “Diten e Tokes” rreth 20 milione Amerikane ne universitete, kolegje, ne shkolla, qendra ekonomike e sociale, ambjentaliste, organizata mjedisore, politikane,  senatore, dhe  protestuan per ajrin, ujin, token e ndotur dhe mjedisin e pa pershtatshem per te jetuar. Senati nderpreu punimet dhe senatoret moren pjese ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne shtete dhe qytete te ndryeshme. Nje sensibilitim mbare popullor filloi te reflektonte ne gjithe shoqerine, politikanet filluan te pergatisnin aktet ligjore per mbrojtjen e mjedisit, pergjegjesia qytetare filloi te rritej, komunitetet filluan levizjen per nje mjedis te paster. Senatori i shtetit Winsconsin, Gaylord Nelson, iniciatori i levizjes per themelimin e Dites se Tokes, gjeti mbeshtetjen e Presidentit te SHBA, me te cilin ndermori nje udhetim ne 11 shtete para themelimit te kesaj dite, i shqetesuar per problemet e mjedisit dhe indiferentizmin e publikut.

Nga ajo kohe, cdo vit me 22 Prill, me shume se nje miliarde njerez ne rreth 190 vende te botes, zhvillojne ne Diten e Tokes, veprimtari per permiresimin e mjedisit ne komunitete si mbjellje te pemeve, pastrojne komunitetet e tyre, kontaktojne me te zgjedhurit per te diskutuar per problemet e mjedisit, ose aktivitete sensibilizuese, festival mjedisore, konkurse, konferenca dhe forma te tjera.

Dita e Tokes, ne vitin 2014, do te fokusohet ne nje tematike, e cila sa vjen dhe behet me problematike per banoret e qyteteve dhe tema globale eshte: “Qytetet e gjelbera”. Kjo dite do te mobilizoje rreth nje miljarde njerez, ne perpjekje per te krijuar nje mjedis te qendrueshem nga gjelberimi i komuniteteve ne mbare boten. Kjo gje shtrohet si nevoje edhe per faktin se me shume se 50 % e popullsise te globit jeton ne qytete dhe pergjate 25 viteve te ardheshem popullsia e qyteteve do te rritet ndjeshem, krahas migrimit te popullsise rurale drejt qyteteve per te plotesuar me mire nevojat ekonomike dhe sociale te tyre. Ne keto kushte ne qytete do te rriten kerkesat per energji, transport, do te prodhohen me shume mbetje urbane, do te kete me shume shkarkime industriale per ndotjen e ajrit urban, do te kete me shume makina qe shkarkojne monoksid karboni e okside azoti, do te kete me shume nevoje per siperfaqe te gjelbra per reduktimin e ndotjeve.
Ne kete konteks OKB dhe Rrjeti Global qe kordinon Diten e Tokes, kane drejtuar thirrjen” Bashkohuni me ne per nje epoke te re te “Qyteteve te Gjelbra”. Ne kete thirrje vleresohet nevoja per te investuar ne rindertimin e qyteteve, investime ne rritjen e eficences te energjise dhe se treti, te fillojme per te zgjidhur krizen e ndryshimeve te klimes. Fushata e fokusuar ne keto drejtime do te vazhdoje ne dy vitet e ardheshme si shprehje e marredhenjeve midis Planetit dhe njerezve, fushata e qyteteve te gjelbera, do te ndihmoje komunitetet te kalojne ne nje te ardhme te qendrueshme te qyteteve, ne permiresimet mjedisore ne qytete, ne rritjen e siperfaqeve te gjelbera, porojektimin gjelber, rritjen e eficences se energjise per te ulur burimet e shkarkimit ne mjedis.


Ne vitin 2013, Rrjeti Global i Dites se Tokes, ne fushaten “Qytetet e Gjelber”, eshte fokusuar ne tre elemente kyc si ndertesat, rritja e eficences se energjise, transporti, me synim zbatimin e masave per reduktimin e shkarkimeve te gazeve serre dhe vecanerisht te karbonit me qellim qe te reduktohen rreziqet e ndryshimeve te klimes.

Tematika e fokusimit te Dites se Tokes ne kete vit, perkon  me situaten dhe kushtet tona per shume aresye, nder te cilat rritja me shpejtesi e poppullsise te qyteteve tona ne 20 vjetet e fundit deri ne 2-3 here ne qytetet e medha ne krahasim me vitin 1990, bumi i ndertimeve ka reduktuar ne maksimun siperfaqet e gjelbra dhe hapesirat publike, eshte rritur numeri i makinave me me shume se 10 here ndaj vitit 1990 dhe ne keto permasa edhe shkarkimet e monoksidit te karbonit, oksideve te azotit dhe plumbit dhe substancave te tjera ndotese e toksike ne ajer, mbetjet urbane qe prodhohen ne qytete perbejne mbi 70 % te prodhimit vjetor. Permbajtja e larte e grimcave te pluhurit PM10 dhe PM 2.5 ne ajer, disa here me e larte se normat e caktuara te vendit, BE dhe Organizates Boterore te Shendetesise, qe konsiderohen ndotes me rrezikshmeri per jeten dhe shendetin e banoreve urbane, kerkon masa per uljen e permbajtjes drejt standarteve dhe normave.

Ulja e siperfaqeve te gjelbra ne qytetet tona thellon edhe me shume rritjen e nivelit te ndotjeve te mjedisit, rritjen e temperatures dhe uljen e lageshtise ajerore. Keshtu qyteti i Tiranes, me nje dendesi te madhe te popullsise per cdo km2 se sa mesatarja standarte e vendeve te Evropes , eshte rreth 10 here me e ulet se sa siperfaqja deri ne vitin 1990 dhe larg normave te urbanistikes. Druret jane thithes te dyoksidit te karbonit ne rreth 1-1.2 ton per cdo m3 rritje te drurit, dhe clirojne oksigjen, duke permiresuar cilesine e ajrit. Mbrojtja e pyjeve, shtimi i siperfaqeve, permiresimi i siperfaqeve ekzistuese pyjore, aktualisht ne vendin tone, veshja e siperfaqeve me mbulese bimore, duhet te shoqerohet edhe me iventarizimin e siperfaqeve te pergjitheshme pyjore dhe sipas kategorive, pasi ne statistikat shteterore vazhdon te ruhet e njejta siperfaqe me vitin 1990, megjithese jane prere e djegur me mijra ha ne te gjithe vendin.

Reduktimi i rreziqeve qe vijne nga ndryshimet klimatike ne qytetet tona, ulja e ndotjeve, rritja e eficences se energjise permes planifikimit te territorit, planifikimit urban, projektimit te ndertesave qe rregullojne regjimin termik , ulja e shkarkimeve te karbonit dhe oksideve te azotit nga makinat eshte e lidhur ngushte me ndalimin e perdorimit te karburantit me plumb, rregullimin e trafikut, rritjen e transportit publik, shtimi i siperfaqeve te gjelbra, mbrojtja e natyres, mbrojtja dhe shtimi i pyjeve. Shqiperia disponon burime te kufizuara te burimeve natyrore dhe ne vecanti tokat bujqesore. Edhe pse toka eshte pasuria me e madhe kombetare,  qe ne disponojme, nje grup problemesh te degradimit kimik e fizik, humbjes te siperfaqeve dhe zenjes me ndertime, shfrytezimi jashte kritereve, mbrojtja e tokes nga permbytjet dhe erozioni mund permiresohen nepermjet menaxhimit sipas standarteve te qendrueshme.


Dita e Tokes eshte nje apel per cdo qytetar, per te kontribuar per nje mjedis te paster duke filluar nga mjedisi ku jeton, punon, pushon, argetohet, leviz ne natyre, per cilindo qe pergatit, zbaton dhe kontrollon zbatimin e strategjive kombetare, sektoriale apo lokale, cilido qe drejton nje agjenci mjedisore, cilido qe ka ne dore hartimin e programeve me synim per te perfshire ne programet ne shkolla edukimin dhe etiken mjedisore, eshte nje apel per cilindo qe projekton te ardhmen e vendit dhe per cdo politikan. Te gjithe sebashku te kontribojme per mbrojtjen e mjedisit, te tokes dhe ajrit urban, te reduktimit te shkarkimeve te gazeve serre dhe te ndryshimeve klimatike.
My Blogger Tricks

No comments:

Post a Comment